Masakra ndaj Memlukëve të konvertuar në Islam dhe hakmarrja e tyre ndaj shqiptarëve

Masakra ndaj Memlukëve, Ali Pasha (1769-1949)


“Memlukët njihen në histori si robër lufte, më vonë edhe si mercenarë (ushtarë me pagesë), kryesisht me prejardhje nga Kaukazi, si gruzianë, çerkezë, tartarë etj., të cilët fillimisht u konvertuan në besimin islam, por edhe fise arabe vendëse, të stërvitur për operacione speciale ushtarake, që janë përdorur në rajonet e ndryshme të Afrikës Veriore, në Azi të Vogël dhe vise të tjera.
1. Mehmet Ali Pasha dhe Memlukët
Mehmet Ali Pasha (1769 – 1849), sundimtar shqiptar, themelues i shtetit të Egjiptit modern, në vitin 1811, si rrjedhojë e konflikteve me çifligarët vendës (mamlukët i kishin pushtuar tokat me dhunë), intrigat e tyre, kërcënimet ndaj tij dhe mosbindshmëria ndaj rregullave të shtetit, Mehmet Aliu i ftoi të gjithë udhëheqësit e memlukëve në kështjellën e tij, që e kishte rrethuar me rojet e tij shqiptarë, i urdhëroi ata që t’i ekzekutonin të gjithë, afërsisht 1000 vetë nga udhëheqësit memlukë, që i kishte ftuar atë natë në kështjellë. Pas këtij veprimi, Mehmet Aliu e siguroi njëherë e përgjithmonë pushtetin e tij mbi Egjiptin, pasi arriti që t’i eliminojë rivalët e tij, por shumë memlukë që shpëtuan filluan të nxisin urrejtjen kundër Mehmet Aliut, i cili njihet si politikani i parë makiavelist në historinë moderne.
Pushteti i Mehmet Ali Pashës për vite me radhë i luftoi memlukët me pushkë dhe shpatë në dorë nëpër shkretëtirat arabe, jo vetëm në Egjipt, por edhe në tërë hapësirën ku sot ndodhen Siria, Iraku, Jordania dhe shtete të tjera.
Për këtë akt, i cili e ndryshoi rrjedhën e historisë të popujve dhe tokave arabe, memlukët kanë ushqyer vazhdimisht urrejtje patologjike kundër shqiptarëve dhe për këtë janë hakmarrë disa herë.
2. Çka thotë historia për Masakrën e Manastirit, të vitit 1830?
Hakmarrja e parë më e madhe ka ndodhur në vitin 1830, kur pashai me prejardhje gruziane, serasqeri i Rumelisë, Mehmet Reshit Pasha (Reşid Mehmed was born in Georgia, the son of a Greek Orthodox priest. As a child, he was captured as a slave by the Turks), për të zhdukur gjurmët e lëvizjes shqiptare kundër sundimit osman në jug, organizoi një masakër çnjerëzore mbi krerët shqiptarë, më (9 gusht) 30 korrik 1830. Ai, i thirri në Manastir krerët e jugut të Shqipërisë dhe të disa krahinave të tjera të rebeluara kundër Perandorisë Osmane, kinse për t’ju dhënë rrogat e mbetura pa paguar nga lufta greke (1821-1827), ose për t’i nderuar me grada ushtarake për shërbimet që i kishin sjellë Sulltanit. Në çastin kur po zhvilloheshin ceremonitë ushtarake, një batare pushkësh i shtriu përdhe të vdekur më se 500 krerë të ftuar, kryesisht udhëheqës të kryengritjeve shqiptare të asaj periudhe. Disa pashallarë dhe udhëheqës shqiptarë të besueshëm për qeverinë osmane, u njoftuan me kohë që të mos vinin në këtë ceremeni që t’i shpëtojnë vdekjes. Kjo përbën një çështje në vete për studime të mëtejshme, në lidhje me tradhtinë e brendshme mes shqiptarëve. Ky pasha osman me prejardhje sllave-greke, i hapi rrugë forcimit të shtetit grek në dën të tokave dhe elementit shqiptar brenda tij.
3. Lëvizja e memlukëve e kamufluar si antikolonialiste dhe luftë për lirimin kombëtar të popujve arabë
Njerëz të kësaj lëvizje politike fetare kanë qenë aktivë sidomos në përhapjen dhe shtrirjen e lëvizjes socialiste arabe (proruse) në shtetet arabe (me në krye Gamal Abdel Nasserin e Egjiptit, mikun e madh të Jugosllavisë dhe Rusisë), kurse në periudhën pas vitit 1990 njerëzit e saj janë implikuar në shumë lëvizje politike dhe fetare, të cilat i kanë instaluara celulat e tyre edhe në trojet shqiptare, përmes shoqatave, fondacioneve, shkollave dhe qendrave kulturore, në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe vise të tjera, si edhe në disa shtete perëndomore.
4. Lëvizja e memlukëve u hakmerret shqiptarëve edhe sot
Lëvizja e memlukëve edhe aktualisht është aktive dhe vepron e kamufluar me emra të tjerë, si lëvizje fetare, politike dhe ushtarake, nga zonat e përfshira aktualisht në luftë, së paku në dhjetë shtete, nga Libia deri në Afganistan, Siri, Irak etj., por edhe në Evropë dhe në hapësirën etnike shqiptare).
Memlukët e vazhdojnë edhe sot hakmarrjen e tyre kundër shqiptarëve dhe kundër disa shteteve dhe politikave perëndimore”.
Nga: Akademik Abdulla Mehmeti
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s