
Është bërë tashmë e njohur strategjia e Kryeministrit shqiptar, se kur ka çështje të forta për të diskutuar, nuk del përpara gazetarëve, por del drejtpërdrejt në ERTV. Nuk fton gazetarët, siç ndodh në çdo vend demokratik, por zgjedh qytetarët që t’i bëjnë pyetje. Dhe natyrisht ndër ata komentues, janë edhe ata, patronazhisët, që me pyetje të diktuara më herët, do komentojnë aty, dhe KM do përgjigjet.
Pra gazetarët, dhe pyetjet e tyre i prishin strategjinë Edi Ramës. Dhe ai me ata të cilët kanë të drejtë të bëjnë pyetje si pushtet i katërt, nuk mundet të dalë përballë, pasi qëllimi i tij është vetëm demagogjia, manipulimi.
Në një situatë të tillë, çdo TV, do duhej të mos transmetonte konferencën e tij me qytetarët, pasi ajo nuk i shërben interesit publik, dhe bëhet fjalë vetëm për një tentativë për të manipuluar masën, që Rama këtë gjë di ta bëj mirë.
Kryeministri i një vendi duhet të dalë përpara gazetarëve për t’Ju përgjigjur çështjeve të ditës. Kë të e bën një si Joe Biden, apo të tjerë, por se preferon Kryeministri i Shqipërisë.
Media duhet të marrë vendin e saj si pushtet i katërt në shoqërinë tonë!
Nga: Osman Stafa
MEDIA INDEPENDENT