Pse Austro-Hungaria kërkonte krijimin e një shteti shqiptar?

Franz Joseph I (1830-1916)

Gazeta më e madhe e majtë austriake, “Der Standard”, ka bërë një shkrim të gjatë ku tregon dokumente të vjetra arkivore sesi konsulantët e Austro-Hungarisë dëshironin krijimin e një shtetit shqiptar dhe që pritet të dalin së shpejti nga historiani Oliver Schmidt.
“Austria nuk dëshiron të intervenojë më në problemet e Ballkanit. Mirëpo në fazën e fundit të Perandorisë Osmane, 1870-1914, shumë dokumenta nga konsulatat austriake në Mitrovicë, Prizren dhe Shkup nxjerrin në pah se Kosova nuk ishte një problem vetëm mes shqiptarëve dhe serbëve, por edhe më shumë se aq”, shkruan në hyrje të artikullit gazeta austriake, duke treguar edhe fitimin e një projekti shkencor nga historiani Oliver Schmidt, për të kontrolluar të gjitha arkivat dhe dokumentat nga ajo kohë.
Projekti kryesor i politikës së jashtme
Sipas historianit zviceran, Oliver Jens Schmidt, që ka shkruar disa libra mbi historinë e shqiptarëve, Austria kishte më shumë informacion mbi ndodhitë në Kosovë sesa Perandoria Osmane.
“Monarkia austro-hungareze ka dërguar shumë njohës të regjionit në Ballkan. Kjo ishte një projekt i jashtëm i saj”, thotë Schmidt për Der Standard.
Ai gjithashtu tregon se kjo histori fillon edhe më herët në shekullin e XVIII-të ku Austria dëshironte mbrojtjen e katolikëve shqiptarë, por hasi në konkurencë nga Italia dhe Franca. Sipas një dokumenti të 1899, të dhënë nga konsuli austriak Alfred Ritter Rappaport, kleri katolik duheshte të luan rolin kryesor në ndërmjetësimin e popullatës shqiptare me perandorinë Austro-hungareze.
Të dobësohet Serbia
Rappaport nxjerr në pah gjithashtu edhe tendencën e krijimit të një shtetit shqiptar, pasi vetëm në këtë formë do dobësohej Serbia.
“Ideja kryesore e propagandës së shtetit tonë, është që të shfrytëzohen momentet ku ndarja e Vilajetit të Kosovës të përdoret për interesat tona”, citohet të ketë thënë konsulati austriak. Kjo sipas tij mund të arrihet “duke iu dhënë vendin natyral klerit katolik në sistemin tonë politik dhe dobësimin e Serbisë”.
Por sipas Rappaport, këtu kishte pak probleme, se jo vetëm katolikët, por edhe muslimanët shqiptarë nuk kishin shumë interes për krijimin e shtetit shqiptar.
Në dokumentin e 19 Tetorit 1899, ai raporton: “Muhamedanët shqiptarë është e vështirë ti bindësh për një shtet shqiptar, pasi shumica e tyre janë të lidhur fanatikisht me Portën e Lartë. Po ashtu, lidhja nacionale mes katolikëve dhe muslimanëve shqiptarë është e dobët, pasi ata drejtohen më shumë kah feja”.
Rappaport tregon gjithashtu fakte sesi muslimanët shqiptarë do ishin të gatshëm të luftojnë për mbrojtjen e muslimanëve sllavë në sanxhak, por jo edhe për krijimin e shtetit shqiptar.
Historia “përsëritet”
Për ta bërë më të kapshme historinë e Kosovës atëherë, Oliver Schmidt e lidh me gjendjen e situatës sot, ku shumë forca të jashtme kërkojnë ndikimin dhe aplikimin e interesave të veta.
“Problemi i interesave të ndryshme në Kosovë në fundin e Perandorisë Osmane është i ngjashëm si sot”, pretendon historiani Schmidt.
“Prezenca multi etnike e Euleksit në Kosovë, ka si qëllim krijimin e forcave lokale në Kosovë, për ti përdorur më pas për interesat e secilit shtet”, vazhdon ai.
Projekti i fituar nga Oliver Schmidt, do ketë edhe analizën e mbështetjes së Austro-Hungarisë ndaj fashistëve kroat të Ustashëve dhe organizatës sllave të VMRO-së.
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s