
Me datën 27 gusht 2022 Universal Peace Federation në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicres hapi punimet në orën 9:00 dhe i mbylli në orën 15:00.
Mbarvajtja e këtyre punimeve u mbyll në mënyrë të shkëlqyeshme, u diskutua rreth problemeve që bota po kalon si dhe shumë temave të tjera se si mund të arrihet që bota të jetë në paqe mes njerëzve, rracave, besimeve dhe gjinive.
Përveq pjesmarrësve që ishin në zyrat kryesore të UPF në Gjenevë, kishte dhe me lidhje direket nga shumë shtete të tjerë ta botës.
Ky takim u drejtua nga Michel Reymond (Voice Président), poashtu kontribut i jashtëzakonshëm u dha dhe nga z. Tahir Shabani, i akredituar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara i cili është një përsonalitet i shquar në OKB që për vite me rradhë kontribuon në qështjen diplomatike pranë OKB-së për paqen në botë si dhe për qështjen e Kosovës.
Në fund të takimit u vlerësuan me titullin e lartë Ambasador të Paqes për kontributin e tyre të dhënë në humanizëm, media, tolerancë fetar dhe solidaritet mbarë botëror.
Ambasador të paqes u vlerësuan me këtë titull që përfaqësojnë disa shtete si Ukraina, Zvicra, Franca, Polonia, Kosova dhe nga vendet e tjera të Afrikës, Azisë, Amerikës Latine dhe nga kontinenti i largët Australia.
Disa nga këta që u vlerësuan me këtë titull ishin Barben Olga nga Ukraina, Remy Boileau nga Zvicra, Leon Molla nga Franca me origjinë nga Shqipëria, Ryve Ramosaj Mulaj nga Zvicra, me origjinë nga Kosova, Muharrem Shabani nga Zvicra, me origjinë nga Kosova, si dhe disa të tjerë me origjina të ndryshme nga mbarë bota.
MEDIA INDEPENDENT