
Dikur…
E mban mend?!
Ishim qiellorë të kthjellët.
***
Sot re…
Mbi gjithçka.
Çdo rrufe e brengë shpirtrash.
***
Nesër e di…
Kemi qenë dhe aty.
Pasnesër doli dielli në sy.
***
Dallgët?!
Na përqafuan shkumbueshëm.
E fundit ditë mbeti më e gjata.
–
Nga: Albert Pepkolaj
MEDIA INDEPENDENT