Ali Pasha, urdhrat tuaja ne na fyejnë, Mirditasit nuk janë për t’u shërbyer si xhelatë

Luftëtarë të kohës së Ali Pashë Tepelenës

Në vitin 1812, mirditasit kundërshtuan urdhërin e Ali Pashë Tepelenës, për të masakruar kardhiqiotët e lidhur.
Siç dihet nga historia, në ushtrinë e Ali Pashës kishte edhe mirditas.
Qenë pikërisht këta mirditas që në vitin 1812, bënë aq shumë emër, sepse tek Hani i Valaresë kundërshtuan urdhërin e Vezirit, Ali Pashë Tepelena, për të masakruar kardhiqotët e lidhur.
Francezi Samson Klever, ish gjeneral i ushtrisë së Ali Pashë Tepelenës, e përshkruan kështu këtë ngjarje:
“Aliu u ngarkoi mirditasve masakrën. U dëgjuan pëshpëritje në radhët e tyre. Aliu kujtoi se do ishte puna për shpërblimin dhe nuk ua vuri veshin.
Ndrek Gazulli, komandant i mirditasve doli përpara dhe me zë të sigurtë tha:
“Ali Pasha, urdhrat tuaja ne na fyejnë. Ne nuk jemi armatosur të luftojmë kundër njerëzve të çarmatosur e të mbyllur. Lërini të dalin kardhiqotët, jepu armët e tyre, të njoftohen për tu mbrojtur dhe ne do të dimë të luftojmë. Mirditasit…nuk janë për t’u shërbyer si xhelatë”.
Fama e Mirditës mori dhenë. Urdhërin e kobshëm për masakrimin e kardhiqiotëve e zbatoi Thanas Vaja.
Konsulli francez në Shkodër, Alexandre Degrand, në fund shek. XIX, ndër të tjera do të shkruante:
“Në këngët shqiptare, kur vajtohet një betejë e humbur dhe heronjtë e rënë, për dështimin e pësuar ia vënë fajin mungesës së mirditasve në radhët e tyre”.
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s