PROTESTA E AVOKATËVE …si duhet kuptuar…

Av. Ndre Molla

Pak qytetarë e kanë kuptuar thelbin e protestës së avokatëve, shihet te mbështetja që kanë dhënë. Kjo edhe për shkak të paragjykimit për këtë profesion fisnik e të dobishëm për qytetarin. Por, për të qënë i sinqertë, të pandehurit, familjarët e tyre, palët ndërgjyqëse, edhe pse protesta ka prekur drejtpërdrejt interesat e tyre, kanë shfaqur mirkuptim.
Procesi i Reformës në Drejtësi ka kaluar nëpër debate të ashpra, të cilat i ka shuar jo e mira dhe konsensusi final, por presioni ndërkombëtar ndaj opozitës. Me sa duket ndërkombëtarët të mërzitur me ne, ja kanë kaluar Reformën në Drejtësi një klani ndërkombëtar që mbështet kryeministrin Rama, ekzakt siq ka dhënë Rama me koncesion ekonominë kombëtare deri tek objektet arkeologjike etj. Dmth, sipas meje Reforma në Drejtësi i është dhënë Fondacionit Soros përfaqësues i të cilit në Shqipëri, të gjithë e dimë se është Edi Rama. Fakti nuk ka pse të më merret si politikë.
Përndryshe nuk kishte se si procesi konsultues të ishte formalitet, fasadë, justifikim fondesh dhe kurrsesi një konsultim i gjerë e produktiv në interes të kësaj reforme.
Po ti hedhim një sy materialit që ka shpërndarë vetë KLGJ-ja në lidhje me hartën e re gjyqësore kupton farsën, mashtrimin dhe manipulimin e opinionit poblik.
Të sjellim disa konkluza të tyre:
“Raporti përfundimtar vlerësues është produkt i një procesi gjithëpërfshirës konsultimi… » kjo është gjysëm e vërtetë.
Harta e re « …reflekton një kontribut të përbashkët të KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë… ». Kjo është e vërtetë.
« …Propozimi reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare… ». Kjo nuk është e vërtetë.
« …Opinionet dhe sygjerimet iu nënshtruan një procesi vlerësimi nga Grupi i Punës për të vijuar më pas me rishikimin e raportit vlerësues dhe finalizimin e projekt-propozimit për riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave”. Kjo nuk është aspak e vërtetë.
« …Harta e Re Gjyqësore synon rritjen e efikasitetit dhe efektshmërisë së gjykatave…. » absolutisht e pavërtetë.
« …Kjo zgjidhje forcon aksesin e qytetarit në marrjen e shërbimit, pavarësisht afërsisë fizike me gjykatën”. Absolutisht e pavërtetë.
Nëse i shikoni me vëmendje disa përmbledhje të konkluzioneve të KLGJ-së dhe MD, kupton lehtësisht se përse janë në protestë avokatët. Ju e dini se çfarë kolapsi ka pësuar sistemi gjyqësor nga reforma dhe vettingu.
Mijëra çeshtje penale, civile e administrative në Gjykatën e Lartë, në Gjykatat e Apeleve dhe Apelin Administrativ kanë krijuar një bllokim të drejtësisë, që duan dy dekada të shkoi gjendja ku ishte në fillim të reformës.
Vetëm një mendje e sëmurë, një dashakeqësi ekstreme për këtë vend, sjellë si zgjidhje të situatës përqëndrim të drejtësisë, në vend që të shpërndahet për të dalë më shpejt prej gropës ku e kanë zhytur « reformatorët ».
Të dashur qytetarë!
DHASH është në protestë pikërisht për faktin se:
KLGJ në të gjitha takimet që ka zhvilluar me Dhomat e Avokatëve në Qarqe në lidhje me projektin e tyre për hartën e re gjyqësore ka marr kundërshti të plotë dhe të prerë. Asnjë prej propozimeve të avokatëve si grupi më i rëndësishëm i interesit (se gjykatat dhe prokuroritë nuk janë mirfilli grup interesi në këtë diskutim) nuk është dëgjuar dhe nuk është reflektuar në këtë projekt duke nënvlersuar mendimin e njërës prej tre kolonave të drejtësisë siq është avokatia.
Më konkretisht:

  1. Ne protestojmë që Drejtësia Administrative e Shkallës Parë të mos përqëndrohet vetëm në Tiranë dhe Lushnje, por të jetë më pranë qytetarëve në Shkodër, Korçë, Vlorë etj. Sepse kjo drejtësi ka specifikë kohën e shpejtë të dhënjes së saj.
  2. Që gjykatat e shkallëve të para penale e civile, si e Pogradecit, Kurbinit, Sarandës, Matit, Lushnjes etj, që kanë tregues statistikor ngarkese të mjaftueshme, të mos mbyllen.
  3. Ne protestojmë që drejtësia penale e civile e apelit për Shkodrën, Lezhën, Tropojën, Mirditën, Pukën e Kuksin që përbëjnë mbi 350 mijë banorë, të jepet në Shkodër.
  4. Ne protestojmë që rreth 100 avokatë të Shkodrës Lezhës, Kukësit, Tropojës, Pukës, për shkak të transferimit të drejtësisë administrative dhe të apelit të mos i braktisin qytetet e tyre e të çvendosen në Tiranë, sepse është kosto e lartë për qytetarët, për avokatët, por edhe dëm i madh për këto zona sepse stimulon shpopullimin.
  5. Ne protestojmë që Korça, Devolli, Kolonja, Pogradeci, Gramshi ta marrin drejtësinë e apelit në Korçë aty ku e kanë më afër. Sepse kërkojmë që këto zona ta marrin drejtësinë administrative të shkallës parë në Korçë, jo në Tiranë apo në Lushnje. Sepse atyre zonave nuk duhet tu largohen dhjetra familje avokatësh duke dëmtuar aksesin në drejtësi të këtyre zonave.
  6. Ne protestojmë që Vlonjatët, gjirokastritët, sarandiotët, Përmetarët Beratasit dhe fierakët ta marrin drejtësinë e apelit në Vlorë, jo në Tiranë. Që drejtësinë administrative të shkallës parë, këto zona ta marrin në Vlorë jo në Tiranë. Që dhjetra familje avokatësh të mos largohen prej këtyre zonave.
    Ne protestojmë edhe sepse këtë hartë gjyqësore e konsiderojmë prodhim të Ministrisë të Drejtësisë dhe të KLGJ-së dhe jo të kësaj të fundit si detyrim kushtetues, pasi mundëson një ndikim e kontroll më të lehtë të drejtësisë nga ana e qeverisë.
    Kjo protestë është dinjitoze, e pavarur dhe e vendosur. Tregon një pjekuri të lartë profesionale dhe përgjegjshmëri qytetare e kombëtare.
    Sigurisht se ka një pakicë në mes avokatëve që kanë mendim tjetër nga ato naivet se jemi në shërbim të klientëve, deri « ç’më duhet mua çfarë bëj unë », e në çoka qeverisë për interesa krejt personale. Disa janë munduar ti japin natyrë krahinore e politike kur në fakt me këtë tregojnë përdorjen politike të tyre .
    Duhet të theksoj se, këtë protestë e stimulon heshtja dhe përpjekja për ta përçarë e qeverisë nëpërmjet ndonjë kukulle brenda dhomës. Deri tani nuk ja kanë arritur qëllimit. Ndërkohë që DHASH dhe Komisioni i Disiplinës duhet të reagoje ndaj shkelësve të vendimit të saj.
    Ne nuk kërkojmë të mundim askënd, por të detyrojmë KLGJ-në e qeverinë të ulemi të diskutojmë për të arritur një konsensus në lidhje me këtë çeshtje shumë të rëndësishme dhe me impakt social.
    Gjithashtu nuk pronojmë e nuk lejojmë të na mundin në të drejtën tonë me gjuhën e heshtjes e të forcës. Indiferenca, neglizhenca dhe arroganca nuk e zgjidhin çeshtjen. Përkundrazi.
    Protesta është i vetmi mjet, e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë hartë skandaloze gjyqësore, që nuk është as në interes të qytetarëve, as në interes të drejtësisë, as në interes kombëtar.
    KLGJ dhe qeveria duhet ta vlersojnë drejt situatën, sepse kjo protestë bëhet më së shumti për interesin qytetar, për një drejtësi më pranë qytetarëve. Kur të fillojnë mirfilli vetëm për interesat e avokatëve do shihni se në Shqipëri ka edhe grupe interesi që me dinjitet përballet për të drejtat që i takojnë.
    Në fund të fundit, kjo protestë është edhe një mesazh për shoqërinë mbarë, për të reaguar ndaj gjendjes së vështirë ku ndodhet vendi.
    Dy postulate ndodhen në çdo sallë gjykimi:
    « Ligji është i barabartë për të gjithë »…
    « Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar ».
    Për të dyja këto postulate po protestojmë e sakrifikojme ne dhe klientët tanë.
    11.07.2022
    Nga: Av. Ndre Molla
    Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Drejtues i DHASH-së.

    MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s