
Sot me 14 korrik 2022 ka ndërruar jetë në qytetin e New Yorkut në moshën 73 vjeqare ish bashkëshortja e Donald Trump, Ivana Zelníčková (Trump).
Ajo u lind me 20 shkurt 1949 në Gottwaldov të Çekosllovakisë dhe emri i vajzërisë ishtë Ivana Marie Zelnickova.
Bashkëjetuesi i parë i saj ishte Alfred Winklmayer (1971-1976), pastaj Donald Trump (1977-1992) ku nga kjo martesë me Donald Trump kanë tre fëmijë, Donald Trump i riu, Ivanka Trump dhe Eric Trump.
Pas ndarjes me Donald Trump ajo bashkëjetoi me Riccardo Mazzucchelli (1995-1997) dhe më pas me Rossano Rubicondi (2008-2009).
“Ivana Trump ishte një e mbijetuar. Ajo iku nga komunizmi dhe përqafoi këtë vend”, shkruan familja e saj në një deklaratë. Dhe për të shtuar: “Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme – një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese, një nënë dhe një mike e kujdesshme”. “Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe e pabesueshme, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese”, u përgjigj Donald Trump, në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social.
Ivana Trump thuhet se vdiq nga dështimi i zemrës në apartamentin e saj në Manhattan, New York, thotë ABC. Shërbimet e urgjencës u thirrën këtë të enjte rreth orës 12:40 me orën lokale. Vdekja në moshën 73-vjeçare e këtij ylli televiziv nuk do të konsiderohej e dyshimtë, saktëson media.
MEDIA INDEPENDENT