Gjuha e standartizuar

Njeriu nuk është i njëjtë në komunikim dhe në shkrim!
Thënë më qartë njeriu ndryshe shprehet kur shkruan dhe ndryshe shprehet kur flet!!!
Ky fenomen gjuhësor ndodh sepse gjuha në vetvete ka vetëdije dhe nënvetëdije! Përshembull kur përkthejmë një vepër të shkruar nga një gjuhë e huaj në gjuhën shqipe vëme re se shumë fjalë, shprehje dhe ekspresione janë të papërkthyeshme që mund të sjellin dhe sakatimin e kësaj vepre duke e zhveshur nga shpirti i sajë, pra duke i hequr mprehtësine dhe inteligjencen e sajë që është nënvetëdija e gjuhës së folur dhe e të shkruarës në origjinal! Po ne shqiptarët që njihemi si një popull që nuk kemi shkruar dhe nuk n’a bëlqen të shkruajmë (sepse nuk n’a bëlqen të lexojmë),shtrohet pyetja: »A kemi mbijetuar përmes frymës të së folures? » Kjo pyetje e ka përgjigjen tek lufta që i është bërë gjuhës shqipe per ta zdukur si gjuhë ( si dhe popullin shqiptare) dhe jo për ta shkruar në alfabetin e një gjuhe tjetër (kushdo qofte ai alfabet) që me këtë gjë gjuhës shqipe do ti kishin vrarë shpirtin e sajë, duke e bërë me kalimin e kohes një gjuhë të vdekur. Meqenëse mprehtësia dhe inteligjenca e gjuhës shqipe është ngulitur në gjuhën e folur, është dhe shpjegimi i mbijetesës së gjuhës shqipe dhe si rrjedhoje edhe mbijetesës së popullit shqiptar!!!! Këtu ka dhe shpjegimin shprehja: « ky njeri apo popull është inteligjent prej natyre! »
Ne shqiptarët kemi mbijetuar përmes gjuhës së folur ashtu sikur kanë mbijetuar popuj të tjerë përmes gjuhës së shkruar!
Si përfundim mund të themi se shqiptari është i njësuar me gjuhën dhe identifikohet përmes gjuhës si në të folur ashtu edhe në gjuhën e shkruar! Pra standartizimi i gjuhës shqipe duke përjashtuar dialektet e saje (sepse gjuha e standartizuar shqipe është gjuha shqipe e folur në Elbasan një qytet i themeluar nga ottomanët si kundrapeshë e qytetit të Krujës të asaj kohe dhe nuk është as dialekti Toskë dhe as dialekti Gegë) është një nga faktorët negative që ka bërë uljen cilësore të shpirtgjërësisë dhe bujarisë, koherencës dhe dashurisë së shqiptarëve për shqiptarët dhe trojet shqiptare duke vënë në dyshim përkatësinë e tyre fiziko-shpirtërore shqiptare dhe duke i shtyrë drejt dukjes dhe pamjes së jashte të tyre (përmbysjen e maksimës etike drejt asaj estetike që do të thotë zbrazjen morale të njeriut dhe të të qenit shqiptar shpirtëror drejt të qënit shqiptarë në dukje dhe sipërfaqësor, sa për s’y e faqe),duke u bërë materalistë dhe dogmatikë në kërkim të të sigurisë së tyre, duke u bërë edhe pre e demogagjisë dhe tjetërsimit në shkëmbim të shkuljeve, të dyshimeve dhe sikleteve, që e kanë origjinën e tyre tek mungesa e vetëdijes dhe nënvetedijes gjuhësore të shqipes së folur (sot dhe të shkruar) të shkrirë në qënien e tyre fiziko-shpirtërore!!!
Shkurt: « Sot shqiptarët janë dhe ndjehen më pak shqiptare » për shkak të dhunës politike dhe akademike të rregjimit komunist ushtruar ndaj gjuhës shqipe dhe lënien mbas dore të rivendosjes së sajë në vendin që i takon për ta mbrojtur nga sakatimi dhe brejtja e përditshe që po i bëhet përmes bastardimit dhe tjetërsimit të qëllimshëm të sajë duke u kthyer tek qellimi i tyre i përhershem dhe i pa ndryshuar, « zhdukjen e gjuhës shqipe »!!! Mbas rënies së gjuhës bie edhe pronësia e tokës dhe Atdheut sepse gjuha e jetuar duhet të ketë edhe territorin e sajë të përcaktuar dhe të njohur atje ku ajo jeton e mreteron!!!
Nga: Preng Molla
24. 05. 2022

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s