
Mirdita është një nga krahinat Shqiptare që u masakrua, u internua, u burgos dhe u përndjek pa mëshirë nga regjimi që nuk njihte nder, besë, identitet, familje, besim dhe traditë, sepse ai regjim u ngrit nga njerëz që nuk kishin moral, nuk kishin shkollë, nuk kishin asnjë ndjenjë njerëzore, ishin analfabetë, totalisht injorantë dhe me periardhje familjare imorale.
Ata rrëmbyen armët jo kundër pushtuesit, por kundër shqiptarëve duke vrarë e djegur intelektualët dhe familjet e mëdha që kanë kontribuar për vendin tonë, njëra nga këto dyer që ra preh e tyre ishte dhe familja kapedanore e Mirditës Gjomarkaj të cilën të gjithë ne dhe mbarë Kombi Shqiptarë ja njeh historinë e saj të lavdishme ku për 500 vjet drejtoi me besnikëri Mirditën dhe falë organizimeve të kujdesshme që bënte kjo derë me dyert e tjera të Mirditës arriti që Mirdita të qëndronte Autonome dhe e pa pushtuar nga perandoria osmane.
Ruajti traditë, e besim, ruajti nderin e pastër të Shqiptarisë.
Kjo derë ka nxjerrur ndër breza njerëz të mëdhenj që për këtë derë ka folur lindja si dhe perëndimi, poashtu kishte përsonalitete të larta të cilët kanë mbaruar shkollën në perëndim.
Për Dr. Mark Gjomarkaj janë shkruar me dhjetra e qindra shkrime ku tregohen aktivitetet e tij për Kombin Shqiptarë, por unë do ju sjell disa fragmente të padëgjuara më parë për këtë përsonalitet të lartë dhe për këtë derë famë lartë që nuk u lëkund për 500 vjet nga perandoria më e madhe e kohës e cila ishte perandoria osmane.
Kësaj dere nuk i munguan dhe njerëzit e shkolluar ku ndër ta i pari i kësaj dere që mbaroi Akademinë Ushtarake në Firence të Italisë ishte Zef Dod Gjomarkaj ku në vitin 1933 në kohën që po priste të merrte diplomën i bëjnë atentat me motorr dhe ndërron jetë.
Në varrim Dr. Mark Gjomarkaj u betua mbi trupin e pajetë të Zef Dod Gjomarkaj se do të ndiqte rrugën e tij, më vonë ndoqi dhe mbaroi me rezultate të larta Universitetin për Ekonomi dhe Shkenca Politike.
Në vitin 1937 Dr. Mark Gjomarkaj mori linjen ajrore Romë-Tiranë i cili ishte ftuar për vizitë nga vetë Mbreti Zog në Oborrin Mbretëror, Tiranë.
Pranë tij në sendilen ulet një Shqiptarë tjetër dhe gjatë rrugëtimit hyrën në bisedë me njëri-tjetrin, pas prezantimit folën gjatë për politikën, por ky Shqiptarë që rastësisht u gjet përkrah Dr. Mark Gjomarkaj kishte bindje bolshevike ku gjatë gjithë rrugës fliste për komunizmin dhe të mirat që mund të sillte.
Dr. Mark Gjomarkaj e dëgjonte dhe rrallë herë i drejtonte pyetje, ku dhe e kundërshtonte për bindjet e tij që kishte.
Kur avioni arriti në Tiranë, të dy morën rrugët e kundërta, Dr. Mark Gjomarkaj u nis për në Oborrin Mbretëror në takim me Mbretin Zog, ndërsa shqiptari që rastësia e bëri të njihej me Dr. Mark Gjomarkaj iku në një drejtim tjetër.
Më vonë Dr. Mark Gjomarkaj dhe ky Shqiptarë që u njohën rastësisht bashkë do të ishin armiqt më të mëdhenj mes njëri-tjetrit dhe ky ishte Enver Hoxha.
Pas mbarimit të Universitetit u zgjodh Ministër i Punëve të Brendëshme dhe në muajt e parë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste filluan në Tiranë të vendosnin flamujt e fazhizmit në çdo ambjent, poashtu dhe nëpër lokale, ky veprim acaroi në masë popullin e Tiranës.
Një ditë kur Dr. Mark Gjomarkaj me makinë i shoqëruar nga kushuriri i tij Bib Frrok Gjomarkaj dhe nga përsoneli i sigurisë po shkonte drejt Ministrisë shikoi një grup njerëzish të irrituar, Dr. Mark Gjomarkaj urdhëroi shoferin që të ndalonte makinën në mesin e turmës dhe pastaj doli nga makina i përshëndeti dhe pastaj i pyeti se cila ishte arsyja e mbajtjes së kësaj proteste.
Protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre për vendosjen me forcë të flamujve fashist në ambjentet publike dhe kërkonin heqjen e tyre, Dr. Mark Gjomarkaj si gjithmonë gjakftohtë iu drejtua protestuesve: Më prisni vetëm 5 ditë, por njëri nga protestuesit e pyeti: Ne po presim 5 ditë por pas 5 ditëve nëse nuk largohen flamujt çfarë do të ndodhë? Marku me një buzëqeshje të lehtë dhe karakteristike malësore i kthej përgjigje: Nëse flamujt nuk hiqen brenda 5 ditëve, unë do jap dorheqje dhe do të bashkohem me ju në protestë, prandaj shpërndahuni, kështu u bë, protestuesit u shpërndanë.
Menjëherë u zhvillua një mbledhje e jashtëzakonshme ku Dr. Mark Gjomarkaj kërkoi heqjen e menjëhershme të flamujve fashist nëpër bisneset private dhe nëpër rrugët e Tiranës duke e arsyetuar se këto flamuj e kanë vendin në konsullatë, aty ku ka ushtri dhe në ambjentet qeveritare e jo në bisneset private dhe në rrugë pasi ky vend ka flamurin e vet Kombëtar.
Pas shumë debateve u vendos që flamujt e fashizmit të largoheshin nga vendet publike, pas kësaj Dr. Mark Gjomarkaj fitoi një simpati dhe respekt të madh në mbarë popullin e Tiranës.
Disa ditë më vonë konsulli italian e mori Dr. Mark Gjomarkaj me pretekstin për kontroll mjeksor në Itali, por u mbajt peng 3 muaj me rradhë, me të njoftuar dera Kapedanore për këtë veprim kushuriri i tij Bib Frrok Gjomarkaj organizoi me të rinjt një protestë të fuqishme para konsullatës italiane në Shkodër të cilën i bëri presion ku kërkonte lirimin dhe kthimin e Dr. Mark Gjomarkaj në Shqipëri.
Kështu u bë, pas disa ditëve Dr. Mark Gjomarkaj e kthejnë në Shqipëri, por karabinjerët arrestojnë Bib Frrok Gjomarkaj dhe tentuan për ta dërguar në itali me qëllim për ta eliminuar fizikisht.
Dy ditë para që ta nisnin për në burgjet e italisë u njoftua i ati Frrok Dod Gjomarkaj dhe takoi menjëherë Dr. Mark Gjomarkaj dhe i tregoi që jeta e djalit të tij ishte në rrezik dhe se duhej menjëherë të ndërhynte.
Dr. Mark Gjomarkaj ndërhyri menjëherë dhe arriti që ta lironte nga burgu Kushuririn e tij Bib Frrok Gjomarkaj.
Dr. Mark Gjomarkaj arriti të kishte letërkëmbime me Presidentin Amerikan Frenklin Roosevelt dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Winston Churchill.
Qëllimi Anglo-Amerikan ishte që pushtuesin e Shqipërisë, Italinë ta nxjerrnin nga territori Shqiptarë jo me luftë, por në mënyrë diplomatike.
Duke parë influencën e madhe të tij dhe rrespektin që po gëzonte në popull u përgatiten konjektura të ndryshme për likujdimin e tij fizik dhe ky plan dashakeqës ndaj jetës së tij nuk do të vente nga pushtuesit, por vetë nga Shqiptarët.
Konsulli italian i kërkoi Dr. Mark Gjomarkaj që me besnikët e tij ta përcjellë në Mal të Zi, kjo u bë, por në kthim Dr. Mark Gjomarkaj i ishte vënë pritë nga Malsorët, pasi në Shkodër qëllimisht ishte hapur lajmi se forcat malazeze do sulmonin territorin Shqiptarë.
Gjatë rrugës për në Shkodër kërset pushka, Dr. Mark Gjomarkaj kishte një veti se ai gjithmonë qëllonte duke qenë në këmbë, udhëheqësi i pritës vjen drejt tij, por Dr. Mark Gjomarkaj nuk qëllon: Udhëheqësi i pritës i thotë: Ti nuk shpëton nga dora ime, Dr. Marku i përgjigjet: Eja, eja unë këtu jam.
Nga përgjigja që dëgjoi në gjuhën shqipe përsoni udhëheqjes së pritës u shtang dhe ngadalë afrohet drejt Dr. Mark Gjomarkaj, pasi u afrua disa metra arriti të njohë Dr. Mark Gjomarkaj dhe i thotë: Ati je o burrë, à ti Kapedan je, pastaj drejtohet nga forcat e tij që kishin zënë pozicionet duke thirrur me të lartë: Ndalni pushkët burra, nuk janë malazezët, por kapedani i Mirditës Mark Gjomarkaj.
Falë drejtësisë së Zotit, u shmang gjakderdhja mes shqiptarëve, dy forcat u bashkuan dhe ranë sëbashku në Shkodër ku dhe qëndruan në Kullat e larta të Gjomarkaj në Shkodër e cila kjo kullë kishte shërbyer me kohë që në kohën e turkut si Konsullatë e Principatës së Mirditës me konsullatat e tjera perendimore.
Padyshim Dr. Mark Gjomarkaj ishte një përsonalitet i lartë, intelektual dhe guximtarë i cili hyri në marrveshje me gjermanët me një kusht që ata të kalonin në territorin e Mirditës pa u prekur, por në anën tjetër të siguronin lirinë e Kosovës për ta shkëputur nga serbia dhe duke e bashkuar me Shqipërinë, e kjo u realizua.
Menjëherë Dr. Mark Gjomarkaj me Ernest Koliqin që ishte Ministër i Arsimit shkuan në Kosovë dhe hapën shkollat e para shqipe.
Pas largimit të forcave naziste dhe me ardhjen e regjimit komunist Dr. Mark Gjomarkaj nuk pranoi të nënshtrohej nga regjimi komunist, por rrëmbeu armën dhe doli malit bashkë me ajkën e veriut të Shqipërisë.
Fillimisht bashkoi Mirditën, pastaj Malsinë e Madhe, Shkodrën, Kukësin, Pukën, Lezhën, Kurbinin, Matin dhe Dibrën në një grusht të vetëm për të luftuar komunizmin i cili ky regjim në gjirin e saj kishte afruar armiqt e kombit Shqiptarë oficerët serb, malazez dhe ata rus për të shtypur me pa mëshirë popullin liridashës Shqiptarë.
Kjo padrejtësi që po i bëhej popullit Shqiptarë e detyroi Dr. Mark Gjomarkaj të organizonte mbarë popullin e Shqipërisë së Veriut kundër instalimit të komunizmit në Shqipëri.
Dr. Mark Gjomarkaj u rrit me ndjenja të pastra për Shqipëri Etnike, punoi me ndjenja të pastra për të mirën e Kombit Shqiptarë dhe vdiç me ndjenja të pastra për ta shikuar Shqipërinë të lirë dhe demokratike.
Dr. Mark Gjomarkaj mbetet ndër breza simboli i krenarisë jo vetëm për Mirditën por për mbarë Kombin Shqiptarë.
Nga: Leon Molla
MEDIA INDEPENDENT