Open Ballkan (Do të krihen dhe ata që su mban më kurrizi)

Open Ballkan me flamurë Amerikan

Sa mirë që erdhi open ballkani
Shqiptarët tani se hanë më thatë
Sa do të lulëzojë vendi dhe vatani
Shekullorë do bëhemi pa u mplakë!

Do të rrjedhë qumështi me mjaltë
Bidonat do ti mbushim plot me verë
Do të kënaqet i shkurti me të gjatë
Bereqetin do ta vjelim në Pranverë!

Të gjithë ballkanasit do bëhen me detë
Do të rrokullisen sëbashku e livadhisin
Do ti bien fyellit në bjeshkë e bregdetë
Do të nderojnë brekushat si dhe Plisin!

Ballkani do të bëhet vend pushimi e mrizi
Do të pastrohet nga ferrat, grami e murrizi
Do të krihen dhe ata që su mban më kurrizi
Leku do të rrjedhë nga hunda dhe gjerizi!

Bukuroshet vendi-vend s’do ti mbajë
Bye-bye i bukuri ti, i nxehti ti, Dubai
Po kthehem në atdheun tim bujarë
Po kthehem me ju, në Open Ballkanë!

Nga: Preng Molla – Francë
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s