Askush nuk do ta besonte se kjo do të ndodhte, madje as vetë Sali Berisha

Sali Berisha

Megjithatë riardhja e një prej figurave më karizmatike dhe me më ndikim në politikën shqiptare postkomunist, tashmë është një fakt. Rimarrja e Partisë Demokratike ishte për të thjeshtë çështje kohe. Rruga e tij ishte e vështirë, por për një vullnet të pathyeshëm, nuk ka asgjë të pamundur, dhe Berisha e ka treguar dhe e dëshmoi tashmë se nuk ka pengesë që ta ndalojë, as “Non Grata” e SHBA-ve, as sulmet e paprecedenta dhe aspak diplomatike të ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, as makinacionet e Ramës, as loja e ndyrë e qerrave të PD-së.
Ai erdhi, sepse koha dhe interesat e Shqipërisë e kërkojnë këtë, pavarësisht se Berisha ka pafund kundërshtarë, sikurse ka një masë të pandalshme energjie zgjimi që e thërret atë më zë të fuqishëm.
Ai erdhi, dhe ky tashmë është fakt, edhe pse dikush nuk do, edhe pse ata që nuk duan bënë të pamundurën që ta vrisnin këtë ëndërr, ta ndalnin këtë rikthim të Berishës në krye të Partisë Demokratike, në krye të aspiratave të saj.
Me rëndësi ishte riardhja në besimin e njerëzve. Ishte po kaq e vështirë sa dhe e pamundur edhe sa herët e tjera kur ai do të kthehej me rëndësi përcaktuese politike, falë një mbështetjeje dhe besimi që ai krijon te njerëzit.
Sot është pothuaj e njëjta situata si edhe në herët e tjera, kur ai do të ngrihej si Sfinksi nga hiri i tij. Nevoja për ndryshim është me rëndësi historike. Shqipëria po shpopullohet çdo ditë sipas një praktike shoviniste të politikës dhe interesave klienteliste të dirigjuara nga pushtetarët politikë dhe ambiciozët ekonomik.
Duhej bërë diçka që kjo kataklizmë, ky apokalips, kjo fatkobësi me përmasa kombëtare të ndalojë. Ndoshta sot nuk arrijmë ta konstatojmë se me çfarë pasojash do të përballet vendi ynë, nëse do të vijojë të zbatohet kjo politikë shpopullimi e Edi Ramës.
Këta politikanë e duan Shqipërinë pa shqiptarët. E duan të gjithën për vete. Duan që ky vend i të parëve, kjo tokë e vaditur me gjak, ky amanet i dhënë me shpirt, të jetë një mundësi më shumë për të joshur ambiciet e tyre të sëmura për përfitime.
Por ja që rivjen dikush dhe ua prish të gjitha planet.
Zgjohet një shpresë dhe ua varros të gjitha synimet ogurzeza të atyre që duan ta ndajnë dhe ta shesin çdo copë të këtij vendi të bekuar.
Atyre që kanë patur dhe kanë synimet e tyre të liga ndaj Shqipërisë dhe krejt shqiptarisë.
Atyre që i patëm armiq historik dhe papritur u bënë miqtë tanë më të përzemërt.
Atyre që vranë dhe masakruan këtë popull.
Atyre që e çuan deri në kufijtë e asgjësimit këtë komb, dhe që Edi Rama tenton për interesat e tij për të na i servirur si miq. Synimet jo për ta bërë këtë vend, por për ta kthyer atë në një mundësi përfitimesh.
Dhe vjen një ditë, don Zoti të jeta ajo që shpresojmë, që dikush që mendon për të mirën dhe të ardhmen e këtij vendi, të tregojë me vepër misionari se ka ardhur të ndalojë zbatimin e planeve për të fshirë nga harta Shqipërinë. Edhe pse për dikë emri Sali Berisha është acarues, është arsye për akuzë, është një shpërthim inati dhe zemërimi, është një papajtueshmëri. Ndoshta ka ardhur dita të mendojmë si nacionalistë, jo si individë yshtjesh personale. Të mendojmë dhe të veprojmë, t’i bëhemi krah kësaj shprese, t’i bëhemi forcë kësaj mburoje, t’i bëhemi fuqi këtij vërshimi. Të gjithë gabojnë edhe ai i madhi Sali Berisha, por me prioritet është kombi, janë interesat tona kombëtare. Nëse nuk duam që të bëhemi plaçkë tregu, duhet të tregojmë se jemi një identitet nacional me integritet dhe dinjitet dhe se jemi gati të përpiqemi dhe të luftojmë për ato aspirata që ne guxojmë të besojmë se janë të drejta.
Paç ardh me nafakë, Sali Berisha!

Nga: Vasel Gilaj/Zani i Malsisë
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s