
Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë « Trojet e Arbrit »- Prishtinë në bashkëpunim me Asociacionin: « L’association Royaume Du Soleil » Francë dhe Forumin e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Lezhë – Shqipëri, organizojnë Akademinë përkujtimore me rastin e 76 – vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Kapidan Mark Gjon Marku. Po ashtu në këtë akademi përkujtimore do të merrën hapat konkret për përgaditjen e Enciklopedisë për krimet komuniste në Mirditë. I ftojmë të gjithë ato familje që kanë humbur të afërmit e tyre nga kriminelët komunist që të marrin pjesë dhe të afrojnë materialet e tyre. Gjithashtu ftojmë, edhe shoqatat e të përndjekurve politik si dhe organizatat e institutet tjera si edhe autorët e ndryshëm, që janë marrë me ndriçimin e kësaj periudhe kohore të marrin pjesë në këtë Akademi përkujtimore madhështore. Bashkarisht do të diskutojmë hapat e metejm të përpilimit të kësaj enciklopedie të parë e këti lloji në të gjitha trojet etnike shqiptare. Akademia përkujtimore mbahët më, 14.06.2022 në ora 12:00, në Sallën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve – Sheshi Gjergj Kastrioti – Lezhë.
Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë « Trojet e Arbrit »- Prishtinë – Mr.sc.Nue Oroshi kryetar.
Asociacioni: « L’association Royaume Du Soleil » Francë – Gazetar Leon Molla kryetar.
Forumi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Lezhë – Shqipëri – Avokat Sokol Ndoci kryetar.
MEDIA INDEPENDENT