
Sot paradite në ditën e Pashkëve është gjetur trupi i pajetë i 10 vjeçarit Sevastian Laska i cili u mbyt në ujrat e Lumit Fanë në pasditen e datës 5 prill në fshatin Shtrungaj, Mirditë.
Trupi i pajetë i 10 vjeçarit u gjet në afërsi të digës së rezervuarit të Repsit.
I shprehim ngushllime të sinqerta familjes Laksa dhe lutemi që shpirti i vogëlushit të pushojë në paqe./MEDIA INDEPENDENT