Presidenti i Kroacisë tallet me serbinë për sistemin raketor që i bleu kinës

« Shikoni, ju mund të rrëzoni një ose dy avionë me to dhe të krenoheni, por ashtu nuk fitohet lufta », ka thënë në sarkazmën e tij të kahershme presidenti kroat, Zoran Millanoviç, kur u pyet për sistemin raketor kundërajror që Serbia kontraktoi së fundi nga Kina.
« S’e kuptoj dot », tha Millanoviç, « nga vinë të gjitha këto vendime të Beogradit për të blerë sisteme anti-raketore kur askush s’e ka ndërmend t’i sulmojë ».
« Nuk i dënoj për këtë – thjesht i shoh dhe mahnitem », tha ai në ironinë e tij të zakonshme, transmeton Albanian Post.
Millanoviç tha në fund të fundit « janë para të Serbisë » që po shpenzohen, dhe « vendim i tyre », por se kjo gjë nuk është e arsyeshme.
« Kroacia nuk e ka në mend t’i sulmojë. As Amerika. Sepse po t’i sulmonin, ato (raketa kundërajrore) s’do t’iu hynin në punë », u shpreh mes tjerash ai, raportoi agjencia kroate e lajmeve « Hina ».
Ai madje vazhdoi në tonin humoristik therrës të tij se Serbia edhe nuk është anëtare e NATO-s, « por edhe mbeti pa padron brenda natës ».
« Është tepër zgjim tramautik nga gjumi, mbase një hangover, dhe tani po blejnë sisteme kineze që sipas gjasave janë kopje ruse, mbase edhe më të dobëta », tha mes tjerash Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç. /MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s