Pragu i derës lëshoj gjamë

Sevastian Laska (2012-2022)

Ngrihet nëna del në derë
Thërret djalin si ç’do herë
Fëmijët i mbledh tek votra
Gati për ta, e shtruar sofra

Por një ditë djali s’përgjigjet
Bregu i lumit fort përpëlitet
Dallga e saj ushton brigjet
Zemra e nënës fort po digjet

Pragu i derës lëshoj gjamë
Thërret i biri ku je oj nënë
Ku je o babë, ku je oj motër
Vëllai i vogël nuk vjen më n’votër

Rrjedha e lumit e përlau
Fort im vëlla zemrën ma thau
Kam dhënë fjalën, besën e Zotit
Do e kujtoi mot pas motit.

Nga: Leon Molla
Francë me 06. 04. 2022
-Shpreh ngushllimet e mija të sinqerta mikut tim Vladimir Laskës për vdekjen e djalit të tij Sevastianit.
Zoti e forcoftë Familjen Laska dhe lutemi që trupi i tij i pajetë të gjendet sa më parë.
Përfundon postimi në rrjetin social të Leon Mollës.

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s