
Armët ngrehur
Bajonetat prehur
Hapat pa gjurmë
Bark e ushkurë
Kurthet krëhër
Shpargjet prehër
Qeth e rrujë
Prit e prujë
Sçepët falkoi
Fatet patkoi
Puna gjasme punë
Tranziti pa zhurmë
Disident dhe palë
Militant e anëtarë
Teng-teng jam unë
Magja pa brumë
Njeri pa emër
Biçak dhe zemër
Shef e kryetarë
Historia përrallë
Babë pa djalë
Kalë pa shalë
Eshkë e unurë
Shtëpia pa flamurë
Çesja baloit
Bukuria palloit
Streha pa trullë
S’bën kaun bullë.
Nga: Preng Molla
Francë: mars 2022
MEDIA INDEPENDENT