
Ma jep dorën e pajtimit
Të lulëzojë dashuria
Të hedhë rrënjë farë e bekimit
Rroftë përjetë vëllazëria
Mbill një fidan dhe vadite
Me ujin e mirësisë
Shko përherë edhe sodite
Pemën tonë të lumturisë
Ma jep dorën të jap shpirtin
Aty ku është dashuria
Fidanë paqe do ndritin
Me bekim nga Perëndia
Kjo është jeta që kalon
Lartë e poshtë po rrokulliset
C’do i gjallë vjen edhe shkon
Shkon aty ku edhe niset
Nga i thati del i njomi
Nga i vdekuri lind i gjalli
Pemën e jetës e mbolli
Dhe frutin për ne e fali
Ndaj të duhemi mes veti
Ti heqim paragjykimet
Na është dhënur ishareti
Të mbjellim në shpirtë gëzimet.
Nga: Dervish Mikeli
Teqeja Turan Tepelene 11. 04. 2022
MEDIA INDEPENDENT