Mësoni vendin e rrezikshëm në botë, ishulli i vdekjes që mund të shpëtojnë vetëm politikanët Shqiptarë

Ishulli i Vdekjes

Të gjithë e dinë që nuk ka asnjë vend në hartën e planetit Tokë që nuk është eksploruar nga njerëzit. Por ja që është një vend ku as aventurieri më guximtar nuk ka arritur të futet e të marrë informacion. Ishulli Sentinel i Veriut, në Gjirin e Bengalit, ka popullatën e fundit në tokë që nuk është kontaktuar nga qytetërimi modern prej të paktën 50 mijë vitesh.
Po si ia bëjnë banorët e këtij ishulli që nuk kontaktojnë me asnjeri? Duke goditur me harqe e me shigjeta këdo që shkel në atë vend. Viktima më e fundit ishte një misionar i krishterë amerikan që donte t’i kontaktonte e të përpiqej të përhapte fenë e tij. Edhe pse vizitat pranë ishullit ishin të ndaluara me ligj, ai pagoi disa peshkatarë që ta çonin atje.
Por dhe pse kaq i izoluar, ishulli i ka fqinjët më të afërt rreth 50 kilometra larg. Duke qenë mosbesues ndaj të huajve, ata qëllojnë çdo anije që afrohet. Qeveria indiane e njeh ishullin si një njësi të pavarur, dhe bën të pamundurën që ata të vazhdojnë të jetojnë të pashqetësuar.
Banorët e ishullit jetojnë duke gjuajtur kafshë të egra me harqe dhe shigjeta në pyllin shumë të dendur që mbulon ishullin. Me bimët e pemët ushqehen dhe ndërtojnë shtëpitë.
Viktima më e fundit ishte një misionar i krishterë amerikan që donte t’i kontaktonte e të përpiqej të përhapte fenë e tij. Edhe pse vizitat pranë ishullit ishin të ndaluara me ligj, ai pagoi disa peshkatarë që ta çonin atje.
Studiuesit mendojnë se ata kanë migruar aty nga Afrika, rreth 50 mijë vite më parë, por nuk kanë detaje të tjera për mënyrën se si jetojnë.
“Nuk dimë as se sa janë atje”, thotë Anvita Abbi, një shkencëtare që ka studiuar për dhjetëra vite gjuhët e fiseve indiane në ishujt Andaman dhe Nikobar. “Sentineli i veriut është ishulli më i jashtëm i grupit, më afër Mianmarit dhe Tajlandës se Indisë. Banorët mund të jenë disa qindra, më pak se një mijë. Gjuha që flasin nuk mund të dihet, as se sa e vjetër është. Asnjeri nuk është lidhur me këta njerëz dhe kështu duhet të vazhdojë të jetë”.

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s