Historia e padëgjuar e 12 Apostujve të cilët të gjithë u masakruan

12 Apostujt e Jezus Krishtit

1. Mateu:
U martirizua në Etiopi, u vra nga një gjuajtje me shpatë.

2. Marku:
Vdiq në Aleksandri të Egjiptit, pasi e tërhoqën zvarrë kuajt nëpër rrugë, derisa humbi jetën.

3. Luka:
Ai u var në Greqi, si rezultat i predikimit të tij të jashtëzakonshëm për të humburit.

4. Gjoni:
Ai u përball me martirizimin kur e zien në një tenxhere të madhe me vaj të vluar gjatë një vale persekutimi në Romë. Megjithatë, ai u lirua për mrekulli nga vdekja. Gjoni u dënua me minierat në burgun në ishullin Patmos. Ai shkroi Librin e tij profetik të Zbulesës në Patmos. Apostulli Gjon, më vonë u lirua dhe u kthye për të shërbyer si peshkop i Edessa në Turqinë moderne. Ai vdiq i moshuar, i vetmi apostull që vdiq i qetë.

5. Pjetri:
Ai u kryqëzua me kokë poshtë në një kryq në formë X, sipas traditës së kishës, ishte sepse ai u tha torturuesve të tij se ndihej i padenjë për të vdekur në të njëjtën mënyrë që kishte vdekur Jezu Krishti.

6. James:
Udhëheqësi i kishës në Jerusalem u hodh më shumë se njëqind metra nga maja juglindore e Tempullit, kur ai refuzoi të mohonte besimin e tij në Krishtin. Kur ata zbuluan se ai i mbijetoi rënies, armiqtë e tij e rrahën për vdekje.
Kjo ishte e njëjta lartësi ku Satansi e kishte çuar Jezusin gjatë Tundimit.

7. Jakobi, i biri i Zebedeut:
Ai ishte një peshkatar nga zanati kur Jezusi e thirri për një shërbim të tijin. Si një udhëheqës i fortë i kishës, Jakobit iu pre koka në Jerusalem. Oficeri romak që ruante Mbretin, pa i befasuar teksa Jakobi mbronte besimin e tij në gjyqin e tij. Më vonë, oficeri eci për në vendin e ekzekutimit.
I pushtuar nga bindja, ai i deklaroi gjykatësit besimin e tij të ri dhe u gjunjëzua pranë Mbretit, për të pranuar prerjen e kokës si i krishterë.

8. Bartolomeu:
I njohur gjithashtu si Nathaniel, ai ishte një misionar në Azi. Ai dëshmoi Zotin tonë në Turqinë e sotme. Bartolomeu u martirizua për predikimin e tij në Armeni, ku u fshikullua me kamxhik.

9. Andrea:
Ai u kryqëzua në një kryq në formë X në Patras të Greqisë. Pasi u fshikullua rëndë nga shtatë ushtarë, trupi i tij u lidh në kryq me litarë për të zgjatur agoninë e tij. Ndjekësit e tij raportuan se kur e çuan në kryq, Andrea i përshëndeti me këto fjalë: « Kam dashur prej kohësh dhe e prisja me padurim këtë orë të lumtur. Kryqi është shenjtëruar nga trupi i Krishtit i varur në të. »
Ai vazhdoi t’u predikonte xhelatëve të tij për dy ditë, derisa u dorëzua.

10. Thomas:
Ai u godit me një shtizë në Indi, gjatë një prej udhëtimeve të tij misionare për të ngritur kishën në nënkontinent.

11. Juda:
Ai u vra me shigjeta kur nuk pranoi të mohonte besimin e tij në Krishtin.

12. Matias:
Apostulli i zgjedhur për të zëvendësuar tradhtarin Judë Iskariot, u vra me gurë dhe më pas iu pre koka.

13. Pali:
Ai u torturua dhe më pas iu pre koka nga perandori i keq Neroni, në Romë, në vitin 67 pas Krishtit. Pali vuajti një burgim të gjatë që e lejoi atë të shkruante shumë letra drejtuar kishave që ai kishte formuar në të gjithë Perandorinë Romake.
Këto letra, të cilat mësuan shumë nga Doktrinat themeluese të Krishterimit, përbëjnë një pjesë të madhe të Dhiatës së Re.

Shqipëroi tekstin: A. Prifti
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s