Tjetërkushi në festë (Poezi)

Shën Valentini (176-269)

Ti je tjetërkushi … !

***

Për ty s’ka Shën Valentin, as dhuratë
S’ka dashuri në tokë, as në tratë
Si nuk kupton o luxhatë!

Vetë të zgjodha, vetë të lashë
Vetë e këpus, vetë e zgjasë
Si nuk kupton, sa i tradhë!

Vetë desha, vetë të bëra burrë
Vetë të lidha, vetë të lava në lumë
Si nuk kupton, o tëtkunë!

Vetë të degdis, vetë të bëj turrë
Vetë të lnurë, vetë të fus nën urë
Si nuk kupton o lëkurë!

Vetë i këndoi, vetë i bie bilbilit
Vetë çel gonxhe, vetë harlis lulen e tërfilit
Si nuk kupton o karafili i karafilit!

Vetë thurë vargje, vetë bëj hartime 
Vetë bëj kinema, vetë bëj sajime
Si nuk kupton o thes me hime!

Ti je i humburi, ti je i marri
Ty të josh kapistra, ty të kënaq samari
Si nuk kupton o zog gomari!

Vetë jam dashuria, vetë jam pranvera 
Vetë jam çelësi, vetë jam dera 
Sa mirë e dini ju o derra!

Nga: Preng Molla
Francë, me 15. 02. 2022

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s