
Kalaja mesjetare e Lezhës, monument kulture, është dhunuar gjatë natës nga persona të panjohur.
Akti vandal ka ndodhur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar të cilët kanë hequr gurët e kalasë dhe i kanë hedhur mbi vendin e biletarisë.
Realisht nga shteti janë të njohur përsonat, poashtu dhe qëllimi i këtij veprimi ordiner, por duan të heshtin pasi e gjitha kjo ngjarje është e paguar dhe e mirë organizuar nga fondet turke që veprojnë në Shqipëri.
të gjitha këto veprime vandale që po kryhen ndaj objekteve historike dhe trashogimore të Kombit Shqiptarë po rrisin revoltën mbarëpopullore që ç’do ditë po provokojnë në mënyra të ndryshme ndjenjat e shqiptarëve.
Jo shumë larg kilometra nga kalaja e Lezhës, pikërisht në qytetin e Laçit (Kurbin) është ngritur një pllakë me emrin e Erdogan e inaguruar nga vetë Erdogan në prezencë të kryeministrit Shqiptar E. Rama të cilën këtë turp e vendosën pikërisht ditën e vdekjes së Heroit Kombëtar Shqiptarë Gjergj Kastrioti, dhe që nga ajo ditë nuk është marrë asnjë masë nga banorët për largimin e saj, mos reagimi qytetar ka sjellur dhe priovokimin e radhës ku me vetëdijë disa anëtarë organizatash turke që veprojnë prej vitesh në Shqipëri kanë kryer provokim duke shkatërruar muret e kalasë që poshtë saj ndodhet dhe varri i Heroit Kombëtar Shqiptarë.
Kjo është e gjitha për të kuptuar Shqiptarët që sapo ka filluar provokimi i hapur nga konjekturat e politikës turke ndaj vendit të shqipeve ku ata fatkeqësisht kanë një mëbshteteje nga shteti dhe drejtësia shqiptare, poashtu dhe nga një pjesë e mirë e opinioni Shqiptarë të cilët janë mbetje të periudhës anadollake në trojet tona Arbërore.
Heshtja e Shqiptarëve është rrezik i madh për historinë dhe kulturën e këtij Kombi, prandaj duhet sa më parë që të reflektohet dhe të marrin masa për kthimin e identitetit të tyrë që po nëpërkëmbet ç’do ditë nga politika e fshehtë turke.
Duhen marrë masa të menjëherëshme të shkulet pllaka e vendosur në sheshin e pagëzuar me emrin «Erdogan» dhe mos të heshtet e të lejohet për banorët ky turp që i është bërë kësaj krahine, në të kundërt flladisni morrat në atë shesh dhe pranoni dështimin.
MEDIA INDEPENDENT