
Hesiodi: Një ndër bashkëkohësit e Homerit ishte Hesiodi i cili ka shkruajtur dy botime të cilat kanë arritur deri sot dhe kanë domethënie të veçantë.
– Si u krijuan Perënditë dhe e dyta, ditët dhe puna.
Mua më bëri përshtypje libri i dytë ku Hesiodi i kushton vëmendje fazave apo etapat e zhvillimit në planetin tonë duke i listuar ato në 5 etapa ose epokë.
Epoka e Artë.
Epoka e argjentë.
Epoka e bronzit.
Epoka e bakrit dhe
Epoka e hekurit.
Epokën e artë quan Epokën Ciklobike ku Kroni ishte zoti që sundonte mbi të gjithë dhe i ati i Zeusit i cili vazhdon Epokën e dytë atë të argjenten.
Ndërsa e treta, Epoka e bronzit e është ajo që dhe ne kemi lexuar mbi krijimin e njerëzimit në tokë apo lufta midis tyre si Atlandida, kulla e Babelit apo lufta e Trojës.
Hesiodi ndalohet shumë tek Epoka e bakrit si metal i butë dhe që kombinon me të gjitha rrymat dhe që e shpëton planetin nëse zbatohen rregullat e saja.
Epoka e fundit është Hekuri e cila është është me e lëkundura dhe që nëse nuk menaxhohet si duhet, e kthen planetin në zero(0).
Dy ekstremet e hekurit janë: Magnetizimi dhe Oksidimi (ndryshku).
Pra nëse fërkohet Hekuri krijon magnetizim, e cila përputhet me fazen e zhvillimit të teknologjisë moderne që po kalojmë sot.
Epoka e robotisë dhe e bombave atomike të cilat mundet të shkatërrojnë planetin nga qasti në qast dhe planetin tonë ta rikthejë përpara fazës së Kronit.
Faza tjetër është mosveprimin e asgjëjë siç ishin etapat përpara periudhës së shekullit VIII-VII (Jeta e Hesiodi) Epoka mbas luftës së Trojës apo e mesjetës së hershme ku errësira shkencore dominonte në planet.
Sot jemi pranë luftërave bërthamore dhe Hesiodi 2800 vite përpara e përshkruan shumë saktë të ardhmen në planetin tonë.
Nga: Fran Kamshi
MEDIA INDEPENDENT