
Sa hërë djersa mu tha në shtat
Sa hërë gjumi më zuri pa krevat
Sa hërë malli ma derdhi lotin
Nuk shtriva dorën por luta Zotin
Sa hërë humba nëpër rrugica
Sa hërë u tremba nga frika
Sa hërë pagjumë më zbardhi dita
Rashë në gjunjë por prap u ngrita
Sa hërë shkoja e sa hërë vija
Sa hërë naten më trembte hija
Sa të prapritura nuk i dija
Por veç lutesha tek perendia
Sa hërë rrugeve flisja me veti
Sa shumë më lodhi gurbeti
Sa shumë u shtypa i shkreti
Por prap mbeta po i njejti
Sa hërë u ushqeva i pangopur
Sa hërë me rroba por i ftohur
Sa hërë takova shumë të panjohur
Por veç prej Zotit isha i mbrojtur!!!
Nga: Platin Val
MEDIA INDEPENDENT