Zgjedhjet e lira vdiqën, radha është e përgjegjësive, por me maturi e durim

Av. Ndre Molla

Opinion postzgjedhorë…

Zgjedhjet mbaruan. Mbaruan prej vërteti, dmth vdiqën. Më saktë, zgjedhjet e 25 Prillit kishin vdekur kohë më parë. Me 25 Prill vetëm sa ju bë danami. (Kush nuk e din, danami është pushka e fundit që gjaksi qet havà, për ta marr vesh njerzia se e mori gjakun).
Normale që do të ketë opinione, analiza, akuza, kundërakuza, fakte e argumenta, kërkesa e ankesa, dashamirëse e dashakeqëse, siq ndodh zakonisht pas një procesi politik zgjedhor.
Të gjithë janë ngritur në këmbë, dikush i dëshpëruar, dikush i gëzuar, dikush me të drejtë, dikush me të pa drejtë, të tjerë që mezi e kanë prit kët ditë, e të tjerë që punuan fort të ndodhte kështu. Por do ta trajtoj më poshtë këtë.
Me 25 Prill thjeshtë u provua përtej çdo dyshimi, se shteti im, është pushteti i Edi Ramës, e i ngjanë tipikisht një organizate kriminale.
Në parantezë sqaroj se: sipas teorisë të së drejtës penale dhe kriminologjisë, organizata kriminale funksionon sipas parimit të hierarkisë, ku urdhërat jepen nga nivelet më të larta, deri tek nivelet më të ulta (nënkupto, nga kryeministri deri tek patronazhisti). Secila nga këto hallka kanë funksionet dhe detyrat e mirëpërcaktuara. Ndërsa brenda organizatës ekzistojnë rregulla dhe disiplinë strikte, mosrespektimi i të cilave shoqërohet me sanksione të rrepta, si psh (vdekja e Dritan Nelit në Vlorë, e Ditmir Bushatit në Shkodër etj). Qëllimi i kësaj organizate dihet, fitimi ekonomik, nëpërmjet lirisë kriminale e fitimit të pushtetit politik. Mjafton skema e patronazhistëve dordolecë të krimit elektoral, për të konkluduar se, tek më i madhi e tek më i vogli zbatonin urdhërat e kreut të organizatës. Të gjithë e kemi parë se si i mbrojti ushtarët e vet të armatës së patronazhisto-spiunëve Edi Rama.
Unë kurr nuk e kam besuar, dëshiruar jo e jo, se mund të vij puna që shteti im ti ngjaje një organizatë kriminale mafioze, për nga funksionimi i brendshëm, veprimtaria dhe produkti. Por realiteti është i tillë padiskutim. 1 muaj fushatë spektakolare e me program të detajuar e opozitës, davaritej pas orës 10 të natës, kur kriminelë me makina pa targa ishin të lirë e të shoqëruar nga policia për të shpërndarë para, bërë presione e mbjellë terror mbi votuesit hallexhinj.
Kemi folur herë të tjera, se si kjo organizatë u themelua që në 2010-ën, (në realitet bazat e saj i ka hedhur që në 8 Nëntor 1941) e në vazhdim, duke e shtuar forcën e saj me aktivitete kriminale në cënimin e rendit publik e kushtetues me ngjarjet e 21 Janarit 2011, vazhdoi me forcimin e radhëve në 2012-2013 (« bashkë të gjitha qelbësirat », pat thënë Muç Nano, pjesë e këtij grupi), arritën të vinin në krye të pushtetit politik, kriminalizuan në ekstrem jetën e vendit, duke kanabizuar vendin, pasojat e të cilit vazhdojnë edhe sot, kriminalizuan parlamentin e policinë e shtetit, mbushën administratën publike me kopukë e kriminelë, ngritën sistemin e vjedhjeve të votave që nga 2015-ta, (se vjedhjet e fondeve publike ndodhin përditë, e nuk përbëjnë kurrfar lajmi), bënë ndarjen territoriale në funksion të votave (edhe për faj të opozitës, gabimi i parë), shtypën zërin opozitar në parlament, sa e detyruan të largohej nga sistemi (gabimi i dytë i opozitës), morën 100% të pushtetit lokal, edhe për faj të PD-së (gabimi i tretë i opozitës). Sëfundi, shqiptarët me 25 Prill panë e provuan vdekjen e zgjedhjeve.
Ndërkohë, të gjithë sulen kundër opozitës e Lulzim Bashës, e jo kundër hajdutit, dhunuesit. Se jemi në Albani-stan, hajduti nderohet, e roja masakrohet.
Konkluzioni: Sot demokracia dhe shqiptarët janë marrë peng prej Edi Doshit e Tom Gjinushit. Faktikisht këta sot sundojnë vullnetin e popullit më të varfër në Europë. Jemi Republika më e shëmtuar në Europë. Jemi Republika e pushtetit të HAJNAVE.
Eksponentë të rëndësishëm të komunitetit ndërkombëtar me ironi therëse, para zgjedhjeve, na siguruan nëpërmjet Edit të Kristaqit se Toma i Skënderit, nuk do të bëhet ministër, duke u shfaqur kështu në mbështetje të hapur të mazhorancës. Dmth, ambasadorja u dakortësua që Rama të bëhet Tomë, por Toma nuk do të lejohet të bëhet Ramë. Ndërsa exit pollet e Vuçiçit parapërgatitnin fitoren e mikut të tij në Tiranë.
Ndodhi fiks ashtu siq e pat parashikuar Ambasadorja, Toma as deputet, as ministër, se të dyja punët e Tomës tashmë i kryen Rama si me qënë Toma dora vetë. Ndodhi fiks siq parashikoi exit polli i Vuçiçit.
Në këtë analizë do mundohem të shoh problemet ashtu siq janë, (sipas të vërtetës time). Sepse shumë miq të këtij rrjeti social ma kanë kërkuar dhe e presin mendimin tim në lidhje me këto palozgjedhje.
E para:
Ku gaboi Lulzim Basha dhe a përbëjnë faj për tu ndëshkuar me largim nga kreu i PD-së gabimet e tij?
Nuk do të analizoj këtu djegien e mandateve si gabim, se kam fol në shkrimin tim « djegia e mandateve nuk len mbrapa vetëm hirin por edhe gaca që djegin ». As largimin nga zgjedhjet lokale të 2019-ës se i kam dhënë opinionet e mija në lidhje me pasojat. Por dua të sjellë ato gabime të pas 2019-ës që ndikuan drejtpërdrejt në rrëmbimin e fitores së pamerituar me 25 Prill Edi Doshi.
Mendoj se Partia Demokratike dhe Lulzim Basha gabuan rëndë që e falën shkeljen e marrveshjes së 5 Qershorit 2020. Për mua, atë ditë u vendos edhe leja për manipulimin e rezultatit. Nëse do të ishte reaguar fort ndaj kësaj pabesie të Edi Ramës, pa pyetur për diplomacinë e valigjeve, nuk do të ndodhte kurr që 35 mijë votat e Tom Gjinushit të prodhonin 3 deputetë, e 107 mijë votat e LSI-së të prodhonin 4 deputetë. As 100 mijë vota të pavlefshme nuk do ti kishim. Kjo thjeshtë sa për ilustrim të pasojave të sistemit të pranuar. Unë do ta konsideroja përgjegjësinë më të rëndë të Kryetarit të PD-së Z. Lulzim Basha dhe ekipit të tij drejtues këtë.
E dyta:
PD u muar shumë me masat e rrepta kundër tjetërsimit të votave gjatë ditës së votimit dhe gjatë nxjerrjes së rezultateve, nëpërmjet ashpërsimit të ndëshkimeve të Kodit Penal dhe paritetit në komisione, por rezultuan masa që i dhanë legjitimitet « faktit të kryer », paracaktimit të rezultatit të zgjedhjeve. Nuk nguroj të them se ato masa, në dukje si garanci e procesit, shërbyen vetëm për të legjitimuar masakrën zgjedhore.Sepse e gjithë makineria shtetërore në bashkëpunim të ngushtë me krimin e organizuar, kishte filluar punë, e siq rezultoi, e kishte përmbushur objektivin 800 mijë vota « gjallë a vdek » për Ramën.
E treta:
Pavarësisht nga reagimet e opozitës, skandali i Drejtorit të Aluiznit Artan Lame është domethënja më e qartë e vjedhjes së votave dhe intimidimit të qytetarëve nëpërmjet pushtetit në përmbyshje të objektivit. Ky është edhe rasti më klasik i kapjes së drejtësisë së reformuar nga Rama. Se të ishte ndryshe, Artan Lame duhej të ishte në burg që ditën e publikimit të vidios. Por akoma SPAK nuk gjen krim zgjedhor në deklaratën e Artan Lames se « 100 mijë shqiptarë do ti mbajmë me shpresë deri ditën e zgjedhjeve, e pastaj do tu shembi shtëpiat ».
Mijëra patronazhistë, dhunues të legaluzuar të votës së lirë, nuk dihet se si funksionuan, kush i pagoi, sa prej tyre ishin pjesë e armatës së të punësuarve në shtet. Mijëra punësime të reja provizore në 6 muajt e fundit, jashtë çdo lloj nevoje, ishin pjesë e krimit elektoral.
Policia e shtetit, si kurr më parë, u kthye në mbështetje të plotë të bandave e anëtarëve të tyre, për tju siguruar lëvizje të lirë nëpër familjet shqiptare në funksion të blerjes e dhunimit të votuesve. Mijëra persona të transferuar nëpër lista larg adresës së tyre ligjore. Bllokimi i ardhjes së emigrantëve nga Greqia ishte në funksion të pengimit për të votuar. Për këto, opozita u mjaftua me deklarata, jo aksione opozitare deri veprime të forta bllokuese.
Gjithsesi, rezultati zyrtar i zgjedhjeve të 25 Prillit i dhanë shumicën Edi Ramës, përkundër frymës për ndryshim që mbizotëronte në të gjithë vendin.
Që të mos ngeli faji jetim si përherë, nga Partia Demokratike kërkohet një analizë e shpejtë, madje shumë e shpejtë dhe e thellë, për të nxjerr përgjegjësitë e lidershipit, sistemit dhe sidomos, për të faktuar, jo argumentuar krimin elektoral. « Sepse kur ke faktin nuk ke nevojë për argumenta » para organizmave ndërkombëtare perëndimore.
Por kjo nuk arrihet as duke dëgjuar zërat e « pas gardhit » se fajin e ka Basha, as zërat e atyre që mezi e kanë prit humbjen e Lulzim Bashës, as zërat e atyre që nuk e hapën gojën një herë kundër Ramës për 8 vjet, aq më pak të atyre që pranuan të bëhen pjesë e vendimmarrjes së Z. Basha në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë, e tani drejtojnë gishtin nga kryetari e jo edhe nga vetja, por as zërat emocionalë që janë në të drejtën e tyre.
Duhet thënë se, që të gjithë zërat anti Bashë e pranojnë se zgjedhjet nuk ishin as të lira, as të drejta, se të ndershme as që bëhet fjalë.
Po si mund të gjykohet kaq shkurt e prerë, e të kërkohet largimi i menjëhershëm i Lulzim Bashës, pa bërë asnjë analizë mbi shkaqet e humbjes e përgjegjësitë? Si mund të bëhemi kaq papjekurisht pjesë e skemës kriminale të Ramës « unë jua vrava, ju lëshojeni në prrua ».
Nga lufta me pushtetin nuk duhet kaluar kurrsesi në luftën mes veti, sepse kjo do ta dobësonte tmerrsisht aksionin opozitar në të ardhmen. Lidershipi i Bashës në PD është prezent dhe i konsoliduar më shumë se kurr, dhe gabimet nga nxitimi do të kushtonin shtrenjt për të ardhmen e afërt.
Sigurisht se përgjegjësitë për situatën e krijuar janë sipas hierarkisë. E nga ky këndvështrim, askush ndër ne nuk ka më shumë përgjegjësi se Z. Lulzim Basha dhe bashkpunëtorët e tij të afërt. Këtë e din më mirë se askush vetë Basha. Por zërat që kërkojnë dorëheqjen e Bashës nuk mund të vijnë as nga paradhoma e tij, as nga figurat historike që nuk kundërshtuan asnjë vendim të Bashës në këto 8 vjet, që nuk i dëgjuam as për largimin nga ndarja territoriale, as për largimin nga parlamenti, as për largimin nga zgjedhjet lokale. Madje, as gjatë përpilimit të strategjive të para e gjatë fushatës. Këtyre ju erdhi zëri vetëm pasi ndodhi hataja me pritshmëritë e demokratëve e shqiptarëve në tërësi. Reflektimi dhe marrja e përgjegjësive për Zgjedhjet e 25 Prillit e ka emrin ANALIZË.
Miqësisht i drejtohem z. Lulzim Basha:
Duhet të mbani përgjegjësi për dorëzimin e të gjitha pushteteve Edi Ramës;
Duhet të mbani përgjegjësi për mosreagimin ndaj shkeljes së marrveshjes së 5 Qershorit nga ana e Edi Ramës;
Duhet të mbani përgjegjësi për mosgarantimin e vullnetit të lirë të shqiptarëve, edhe pse ka qënë e vështirë;
Duhet të mbani përgjegjësi për përzgjedhjen e kandidaturave dhe rreshtimin e padrejtë që ju bëtë, ku rreshtimi u faktua nga vota preferenciale se cedoi shumë në elektorat;
Duhet të mbani përgjegjësi që nuk reagove ashpër ndaj vidios Lame, fenomenit allasigurims të patronazhistëve e davaritjen e të dhënave personale.
Duhet të mbani përgjegjësi edhe për mbështetjen që i keni dhënë një reforme skandaloze në drejtësi, ku qartësisht është çimentuar pushteti kriminal i bijve persekutorë të regjimit komunist.
Për këto, sigurisht se demokratët kanë gjithë të drejtën e Zotit të të kërkojnë llogari, deri në dorëheqje. Kjo është më se normale në një parti demokratike.
Por analiza duhet të mbështetet në dy kolona: maturinë dhe mirkuptimin në mes demokratëve, në mënyrë që pas saj të mos dalim më të dobët se jemi, siq edhe mund të jetë qëllimi i atyre që nxitojnë nga inati a nga porosia.
I dashur Kryetar Basha!
Ke konsensusin dhe mbështetjen time e të shumë demokratëve, që nuk vënë interesin personal mbi demokracinë dhe Atdheun, të mos dorëhiqesh se ta kërkojnë… por me kusht që:
1. TË MOS PRANOSH MASAKRËN PARAZGJEDHORE E ZGJEDHORE QË KANË PRODHUAR REZULTATIN LEGAL TË 25 PRILLIT.
2. TË NA GARANTOSH TANI, SE NUK DO TË TËRHIQESH PËR ASNJË ARSYE, NGA ASNJË PRESION NGADO TË VIJ, NGA LUFTA PËR DELEGJITIMIMIN ME PROVA E FAKTE TË KËSAJ FARSE KRIMINALE ZGJEDHORE.
3. NËSE I PRINË NJË REVOLTE MBARËPOPULLORE KUNDËR KËTIJ REGJIMI ALLA PUTINISTO-ERDOGANIST, ME QËLLIM KTHIMIN E VOTËS SË LIRË.
4. NË KORRIK 2021 TË GARONI PËR KRYETAR TË PDSH-së, PA QËNË KRYETAR I SAJ.
Kështu ruhet uniteti, dhe e djathta shqiptare shumë shpejt do të rikthej votën e lirë, pushtetin legjitim dhe demokracinë në vend.Rrugë tjetër nuk duket se ka, sipas mendimit tim.

MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s