Ipeshkvi katolik që nuk e la Greqinë të merrte Korçën dhe Gjirokastrën

Dom Luigj Bumçi (1872-1945)

Ministër i Qeverisë se Durresit, ishte një ndër pjesetarët më të rëndesishëm të Keshillit të Nalte të Regjencës i krijuar nga Kongresi i Lushnjes.
Luigj Bumçi lindi në Shkodër me 7 nëntor 1872 në një familje të vjetër qytetare. Ishte nip (i biri i se motrës) se Pashko Vasës. Ishte Ipeshkëv i Dioqezës së Lezhës me qendër në fshatin Kallmet, diplomat shumë i zellshem, veprimtar i spikatur ne sherbim te mbrojtjes se tërësisë territoriale të Shqiperisë. Minister i qeverise se Durresit, ishte një ndër pjestarët më të rëndësishëm të Këshillit të Naltë të Regjencës i krijuar nga Kongresi i Lushnjes.
Mons. Luigj Bumçit i dedikohet ndërhyrja energjike pranë Papës Benedikti XV, të cilit lutet shume për ndihme konkrete në mënyrë që vetë Papa të ndërhyje pranë fuqive të mëdha për të mos lejuar shkëputjen përfundimtare të Rajonit Korçë – Gjirokastër të cilat ishin pjesë e marrëveshjes Italo-greke ”Tittoni-Venizelos” në Konferencën e Paqes se Parisit 1919. Në këtë marrëveshje trevat Shqiptare do ti kalonin shtetit grek, pakt i cili u nënshkrua në muajin qershor të vitit 1919 por që fatmiresisht dështoi falë ndërhyrjes energjike të Papës Benedikti XV.

Nga: Fatjon Merturi
MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s