A lindin Breznia njerzore mekatarë apo të mallkuar!!.

Mbretëresha Teuta e Ilirisë

Zakonisht një brez njerzorë trashigimtarë tek njeriu është 30 vite dhe të mendosh se zgjedhjet e para pjuraliste në shqiperi u bënë me 31 mars 1991, atëhere i bie qe keto zgjedhje janë të brezit më të lirë të kombit shqiptare qe nga koha e Skenderbeut.
Nësë kjo është vertetë prëferenca demokratike e këtij brezi, atëhere lere ta gezojë siç e meriton por më duhet të them dy fjalë si brezi votues i viteve 90.
Kjo statujë i perket mbretereshes Ilire TEUATA dhe si duket nuk la trashigimtarë por Romaket ndertuan një statujë të mbretereshes Teuta mbi banken e Durresit pothuajse të gjveshur sepse donin denigrimin e simbolit të sajë.
Me Teuten na lidh shprehja < MË MIRË DJEPI BOSH SE DREQI BRENDA> për këtë them se duke pare djalin e burrit!(Agronit) Pineu i cili su bë askushi u vertetua dhe e ardhmja e vendit……
Le të kthehemi tek brezat 1970.
Besi im ose 30 vite perpara 1990 mendoj se është brezi më i mallkuar sepse neve na u hoq feja, besimi dhe mirqenia të cilat janë tre hallkat kryesore tek njeriu por te brezi im u testua njeriu i ri socialist , i cili s’kishte asgjë ,veçse merrte frymë mbi tokë dhe ju desh të perballonte tranzicionin e tre dekadave të mbas 90-es.
Të qarte kufirin, detin, te emigronte nëper të gjithë boten, sa më largë e më mire.
Të provonte vitin zero(1997).
Të burgoseshin nëper të gjitha shtetet e botes.
Të dergonte para në shqiperi për të mbajtur familjen dhe politikanet shqiptare të cilet u bënë më të korruptuarit në botë.
Kthemi dhe tre dekada me pas 1940!!!.
Ky brez do të ishte më i mallkuari por jo në ekstremi.
Ky brez do të perfaqsoje gjoja komunizmin por jo, ky brez i veteizoluar do të punoje natë dhë ditë oso do të burgoset.
Do të spiunoje njeri-tjetrin.
Do ti nxjerre sytë vetes nuk do të shihë më largë se hunda e tijë.
Do ja bëjë me sy vetes dhe kur të shkoje para pushkatimit pa bëre asgjë , perseri do të ja bëjë hallall partisë jeten që po ja merr dhe do të quhet hero pa njohur armik përballë vetem e vetem që partia i ka vënë trutë e kamarit….
Brezi tjeter është 1912 ose pavarsia e shqiperisë.
Shqiperia dhe shqiptaret linden në ditet më të veshtira ku zoti i ka dhënë një kombi.
Dy luftra ballkanike të cila i prenë krahet dhe këmbet shqiperisë.
Nga Osmanet shqiptaret dole si një trug pa krahë sepse perlat e bukura Çameria. JANINA apo Follorina e Kosturi i mbeten Grekut ndersa Shkupi .Prishtina apo pazari i Prizrenit apo gjysma e shqiperisë i kaloj Serbisë plus të tjerat Mali i zi….
Lufta e parë boterore në shqiperi kishte shtatë ushtri pushtuese dhe më e keqja se mbas sajë donin ta shuanin fare shqiperi por në fund për fat shpetoj shqiperia madje aq e fortë saqe kushdo bëhej mbret po të donte prandaj më i forti doli Ahmet Zogu dhe kur s’kishte çfare ta bënte më , iku dhe e la në meshiren e fatin të gjoren shqiperi.

Keto janë brezat e shqiperise tonë, kështu ishin dhe zgjedhjet e 25 prillë 2021.
Nje president që i thotë popullit merrni sfurçe e kosa për të mbrojtur votat…
Me një opozite që pretendonte të fitonte ku mbi dy vite më parë kishte braktisur detyren e saje për të mbrojtur popullin shqiptarë.
Dhe me një kryeminister që kurrë nuk ka shpalosur programin e tijë politik dhe gjithmonë thoshte ,më jepni tapsinë e pushtetit se nuk më lëne të tjeret tê qeveris.
Si i mori të gjitha, do nga fiqiri dhe s’mbahej më, livadhiste nëper bote me breke nëper shalë….
Shperndante para me tendera e PPP nga ja donte qejfi, denonte e rrihte kë zinte perpara dhë që i shante pelevreket e tates së tijë Erdogan.
Kjo pra eshte liria qe prisnim neve qe votuam në mars të 1991 dhe kjo është ajo që doli nga brezi qe lindi në vitet e demokracisë mbas 1991-t……..
URIME TA GEZONI ATË QE MBOLLET DHE QË S’KA GJË QE JA SHKUL RRËNJET MË!!!.

Nga: Francesko Andoni
MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s