
E ndjej për detyrë që në këtë ditë të mësuesit me shtatë mars të kujtoj një figurë të rëndësishme të arsimit në Mirditë, priftin Dom Prend Loku (Pjetraj)!Dom Prendi lindi me 26 korrik 1869 në Malaj të Kthellës dhe ishte i biri i Dod Pjetër Lokut (Pjetraj) dhe i Marës së Gjin Gegës (Legisaj, Shebe).Dom Prendi studioi në Seminarin Papnor të Shkodrës dhe plotësoi studimet teologjike në Romë duke u shuguruar prift me datë 11 maj 1892 nga Imzot Pashk Guerini. Ai shërbeu në kishat e Arkidioçezës së Durrësit di ne Sebaste (Kurbin), Zheje dhe Derven (Kurbin) si dhe pak kohë në Rrëshen dhe Malaj duke përfunduar në Perlat.Në Perlat (Troje) me 18 Prill 1918 ai hapi shkollën e parë shqipe këtu me 20 djem nga katundet kryesisht Perlat e Prosek. Këtu ai pa asnjë shpërblim u mësoi nxënësve të tij jo vetëm ungjillin e shejtë por dhe si të shkruanin dhe këndonin në gjuhën e bukur amtare! Ai njihet dhe si Dom Prend Malaj (Pra nga Malaj) ose disa herë sipas dokumenteve të Seminarit Papnor nënshkruante Dom Prend Dreni (Që ishte mbiemri shumë i vjetër i fisit të tij dhe i tre vllaznive të Malaj)!Ai qe një pionier i arsimit në zonën e Kthellës.Vdiç dhe u varros në anën e djathtë të derës së kishës së Troje (Perlat)! E ndjeva për detyrë jo vetëm si i Malaj, Kthellas por dhe si nip i tij!
Nga: Ing. Dod Pjetraj
MEDIA INDEPENDENT
[…] Burimi nga Media independent FR […]
J’aimeJ’aime