
Mehmet Shehu pse ma vrave vëllaun?!
Lokja trimneshë Marte Biba (Doçi) motra e Bardhok Bibës e martuar te familjarët e Abat Doçit, e cila vujti kalvarin komunist por nuk u dorëzua para kriminelëve të kuq.
Lokja Marte nuk ndigjoi as me u futur në kooperativë e as me dhënë tokën për kooperativën.
Kryetarin e Këshillit dhe njëkohësisht Shef i Policisë së Laçit, Reshat Gjylin e qëllon me shpullë në mes të njerëzve pa iu dridhur dora.
E deklarojnë të çmendun, e mbajnë në birucat e Krujës 9 muaj, mandej e çojnë në burgun e Qytetit Stalin poashtu i arrestojnë 4 djemt, loken e fusin edhe nëpër spitalet e çmendinës për ta denigru. Masi vujti dënimin me burg në Qytetin Stalin, me dy polaket, Barbara Orgocka dhe Barbara Mullaj, shkoi në internim në Seman të Fierit ku kishte dhe familjen. Kur i arrestuan në shëpi të gjithë, mbeti mbrapa vajza 6 muajshe, mbas disa ditësh e kanë gjetur të vdekun përmbys vogëlushen e shkretë sepse s’kishte kush me e kthyer përsëmbari dhe ka vdekur në
mënyrë të tmerrshme që nuk mund ta imagjinojmë.
Në varrimin e Bardhokut, lokja trimëreshë Marte i drejtohet Mehmet Shehut: pse ma vrave vllaun!
Vrasja e Bardhokut sipas gjasave ka qenë një konspiracion i Mehmetit dhe Kadriut.
Sipas Genc Hotit, Bardhoku kishte zbuluar vrasjen e 5 komunistëve në Vig vrarë prej vetë komunistëve, dhe duhej eleminuar!
MEDIA INDEPENDENT
[…] Burimi nga Media independent FR […]
J’aimeJ’aime