Këngë popullore, Sal Demir Alia, agai i nëntë maleve të Dibrës

Sal Demir Alia

Sal Demir Alia, agai i nëntë maleve të Dibrës.

Hajredin Pasha një pashë i ri
S’ka marre shumë veç 12 mijë
Me 9 Malet zu luftë n’Dri.
Sheh Zerqani n’at të Zi.
Shembi malet ra në Dri !

Ban gajret mori hali
Sheh Mustafa fjalë ka çue
Thuej Kaloshit me m’ndihmue
Salen e LLanin me mi çue
Gryken e Madhe e kan rrethue
Përreth Drinit t’u luftue
Gjysma mbyt gjysma plague.

Ç’janë ata si luftojnë në gropa?
Qenkan Cani e Ahmet Loka.
Or Ahmet ç’e bane Canin?
Kry për kry me kapidanin
Ahmet Loka ka lanë nam
U bë dhëndërr N’istikam !

Rizvan Alla me sakorre
Nuk pushon t’u bamun vorre
Kush ia hoqi festen pashes?
Fasli Malja plaku i Krajkes.
Të 9 maleve kush u prini?
Sheh Mustafa e Sal Demiri
Nëntëqind vorre kush t’i bani?
Sal Demiri sheh Zerqani !

Sal Demir Alia, agai i Nëntë maleve të Dibrës… prijësi i luftës kundër Hajredin Pashës një ndër luftrat më të lavdishme të popullit shqiptar që nga betejat e Gjergj Kastriotit….
Sali Demir Alia merr pjesë në luftrat e zhvilluar kundër agresorit Serbo-malazez që nga 1854 deri në 1862, përsëri merr pjesë në luftën e dibranëve kundër Hysni Pashës në qershor 1855…. Sal Demir nuk pushojë që të jetë në shërbim të vatanin deri në moshën e thyer… duke ushqyer fëmijët e tij më atdhe dashur do jenë djemtë dhe nipat e tij që do kapin armën në mbrotje të atdheut….

Nga: Ergen Alia
MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s