
« Sapo më erdhi prokura e posaçme me të cilën, familja e z. Leon Molla më caktoi si përfaqësues ligjor. Nis beteja me drejtësinë e keqpërdorur nga politika otomaniste e rilindjes. Të mbrosh interesin kombëtar të shqiptarëve kjo lloj drejtësie të burgos…Do ti njoftojmë dhe do të kemi mbështetjen e të gjitha organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe të organizatave të mbrojtjes së të drejtave e lirive njerzore… Do ja dalim të mbrojmë interesat e ligjëshme të z. Molla, e nëpërmjet tij, do të mbrojmë dinjitetin e Mirditës e Shqipërisë, të cënuara nga një vendim gjykate absurd. Do të përfaqësoj këtë çeshtje edhe në intitucionet ndërkombëtare që do të merren me rastin e ndëshkimit të padrejtë të z. Leon Molla.Shkulja e flamurit turk nga Diga e HEC Qafmollë Mirditë, të vendosur në mënyrë të paligjëshme me 31 Dhjetor 2018, nuk ishte vepër penale por vepër Kombëtare Nuk është aspak urrejtje për flamurin turk, por respekt për Mirditën dhe historinë e saj, Shqipërinë dhe Flamurin e saj. Padrejtësia do të marri përgjigjen e duhur ligjore nëpërmjet një rruge të gjatë deri në Strasburg. Përfaqësuesi Ligjor i Familjes « Molla ».
Avokat Ndre Molla ».
Shkruan Av. Ndre Molla në rrjetin e tij social FB.
MEDIA INDEPENDENT
[…] Burimi nga Media independent FR […]
J’aimeJ’aime