« Dëshmorët e Atdheut » nuk i prodhon partia por akti sublim në interes të përgjithshëm

Av. Ndre Molla – Shqipëri

OPINION
Shpallja « Dëshmorë i Atdheut » rregullohet në bazë të Ligjit nr. 109/2018, të miratuar nga parlamenti me shumicë rilindase. Sot, qeveria i shpalli « Dëshmorë të Atdheut » 4 viktimat e 21 Janarit 2011. Ky postim nuk ka për qëllim cënimin e personalitetit të katër fatkeqëve të keqpërdorur deri në flijim me 21 Janar 2021.
Por rasti e solli ta trajtojmë këtë temë delikate, sepse shpallja « Dëshmor i Atdheut » përfaqëson jo vetëm qeverinë, jo vetëm rilindasit, jo vetëm shumicën politike momentale, por çdo shqiptar dhe në çdo kohë e rrethanë.
Sepse lidhet me nderimin që shoqëria ka detyrim tu jetë mirnjohës personave, të cilët me shembullin e sakrificës sublime, dëshmojnë vlerat më të larta të popullit shqiptar, në mbrojtje të lirisë, interesave kombëtare, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Dhënja e jetës për këto ideale meriton mirnjohje të përjetëshme.
Pikërisht bazuar në rëndësinë që ka ky titull kaq i lartë, obligon autoritetet vendimmarrëse të përcaktojnë saktë kornizën, se, cilët njerëz, kur dhe cili akt përbën shkak, në mënyrë që të meritojnë këtë nder kaq të lartë nga populli dhe Atdheu.
Neni 2 i L. 109/2018 përcakton: « Qëllimi i ligjit është shpallja ose njohja e statusit « Dëshmor i Atdheut » për personat, të cilët me akte të rralla patriotizmi, vetmohimi dhe heroizmi, kontribuan në luftën për liri, pavarësi dhe çlirim kombëtar të Shqipërisë, deri në dhënjen e jetës, si dhe për personat, të cilët kanë dhënë dhe japin jetën për mbrojtjen e integritetit territorial, të interesave kombëtare shqiptare, në luftë kundër terrorizmit dhe krimit ndaj jetës së individit, mbrojtjen e pronës publike, si dhe në raste fatkeqësishë natyrore në ndihmë të popullsisë ».
Pavarësisht se në nenin 2 të këtij ligji nuk është përcaktuar si qëllim i ligjit rasti i pikës « ll » të nenit 5, 4 viktimat e 21 Janarit 2011, bazuar në këtë nen u shpallën « Dëshmorë të Atdheut ». Në ligjin e mëparshëm të vitit 2000 nuk parashikohej pika « ll » e nenit 5 të ligjit të ri.
Neni 5 i L. 109/2018 thotë: « Dëshmorë të Atdheut shpallen, ose u njihet statusi si të tillë:…pika ll) shtetasit shqiptarë të vrarë gjatë tubimeve #paqësore dhe #paarmë për respektimin e të drejtave e lirive themelore të njeriut, si dhe ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës në mbrojtje të procesit zgjedhor, pas datës 8 Dhjetor 1990…. »
Rasti i 21 Janarit nuk përfshihet në trajtimin e nenit 2 dhe 5 (ll) të L. 109/2018.
Kjo sepse:

  1. Tubimi i 21 Janarit nuk ishte paqësor,
  2. Nuk ishte në mbrojtje të procesit zgjedhor, por ishte për « vidion Meta-Prifti ».
  3. Protestat nuk ishin popullore por qartësisht partiake.
    Nuk është qëllimi im të merrem me emrat e viktimave fatkeqe, që i thirri Rama për të larguar Berishën me forcë nga zyra e kryeministrit. Por me meritueshmërinë e shpalljes « Dëshmorë të Atdheut ». Ata u vranë në një situatë të rëndë, prej gardës, madje në një situatë tmerrsisht të rëndë të sigurisë së « objektit të rëndësisë së veçantë » prej Gardës së Republikës. Nuk po bënin asnjëlloj akti heroik me interes publik, thjeshtë ishin pjesmarrës në tubimin e dhunshëm politiko-partiak, ku udhëheqësi i tyre u kishte bërë thirrje të qartë për të sulmuar institucionet shtetërore.
    Por, të lëmë mënjanë « aktin sublim » në mbrojtje të procesit zgjedhor (në fakt protesta nuk ishte rast detyre në proces zgjedhur), e të analizojmë në mënyrë krahasuese pikat e nenit 5 të Ligjit 109/2018 « Për Shpalljen Dëshmorë të Atdheut », në kuptimin e hierarkisë së vlerave të « aktit sublim ».
    Si mund të jetë merita e njëllojt, si akt sublim që meritojnë shpalljen « Dëshmërë i Atdheut », edhe ai që jep jetën me armë në dorë duke mbrojtur Atdheun, që ka dhënë jetën në luftë kundër pushtuesve, në luftë kundër terrorizmit, apo në mbrojtje të rendit kushtetues, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si vlera universale, njëlloj me viktimat e një tubimi të dhunshëm kundër rendit kushtetues?
    A e imagjinoni dot që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shpallin « Dëshmor të Amerikës » 4 viktimat që mbeten të vrarë gjatë protestës në Capitol, sipas tyre, në mbrojtje të procesit të rregullt zgjedhor? Çfarë ndryshimi kanë aktet e 4 viktimave në protestën e dhunshme para kryeministrisë shqiptare me aktet e 4 viktimave të protestës në Capitol? Edhe këta të fundit pretendonin se po mbronin procesin zgjedhor. Po pse, turma e vendos ligjishmërinë e procesit zgjedhor?
    Problematika tjetër që rezulton nga Ligji 109/2018, e dua ta prek fare kalimthi ka të bëj me:
    Ky ligj nuk lejon verifikimin dhe rivendikimin e vendimeve politike të Ish Komiteteve Ekzekutive të Rretheve, Komitete të Partisë së Punës, kur dihet se i kanë dhënë këto tituj edhe për kriminelë që kanë mbetur të vrarë gjatë luftës civile, sidomos në periudhën 1942-1953. Por kjo është një temë e gjatë e mëvonshme për tu trajtuar.
    Së fundi dua të definoj se: Në çdo kohë ka patur e ka abuzime të karakterit politik me dekorime, tituj nderi të çdo niveli e shpallje dëshmor.
    Duhet pas parasyshë se jo çdo akt i humbjes së jetës përbën shembull frymëzues. Barazitizmi i viktimave të rastit më luftëtarët dhe qëndrestarët deri në vetflijim për ideale e interesa kombëtare e shoqërore, është veprim i gabuar që dëmton rëndë qëllimin e mirnjohjes ndaj shtetasve që sakrifikojnë jetën në shërbim të së mirës së përbashkët.
    Kam qënë e jam gjithmonë kundër përdorimit të forcës, aq më shumë kundër përdorimit të forcës ekstreme, ndaj çdo protestuesi, sado e pajustifikuar të jetë protesta. Nga kjo pikpamje ndjej dhimbje për humbjen e jetës së çdokujt, edhe për viktimat e 21 Janarit. Por nga ana tjetër, kam qënë e jam për paprekshmërinë në mënyrën ma kategorike të institucioneve të Shtetit Shqiptar. Institucionet e Shetit Shqiptar janë e duhet të jenë në çdo kohë e në çdo rrethanë TË PAPREKSHME. Cënimi i tyre nuk prodhon, e nuk ka se si të prodhoje kurrsesi « Dëshmorë të Atdheut ». Përkundrazi.

Nga: Av. Ndre Molla
MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s