DEKLARATË NGA LEON MOLLA PAS VENDIMIT TË GJYKATËS LEZHË

Leon Molla dhe Mirditorët pas heqjes së flamurit turk me 31 Dhjetor 2017

Deklaratë!

Të dashur bashkatdhetarë!
Vëllezër mirditas!

Miq të shumtë më kanë informuar se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë më ka deklaruar fajtor dhe dënuar në mungesë me 2 vjet burgim për veprën penale të « nxitjes së urrejtjes ose grindjeve » të karakterit racist etj… parashikuar nga neni 265 i kodit Penal. Nuk jam njoh me vendimin dhe nuk e di se si ka arritur kjo gjykatë në këtë përfundim.
Por, paraprakisht kërkoj të siguroj opinionin publik shqiptar e sidomos mirditas, se unë Leon Molla, si shqiptar mirditas, nuk kam asnjë lloj urrejtje për rracat, fetë apo etnitë e ndryshme. Aq më pak të kemë bërë thirrje, apo nxitur urrejtje me karakter të tillë.
U bënë 3 vjet që në Digën e HEC Qafmollë në Mirditë, në shpatinën e saj, mbi 300 burra e djem të ri shkulën nga aty flamurin turk të skalitur e të stërmadh.Sapo u njoha me këtë fakt, duke u bazuar në historinë e qëndresës 500 vjeçare të Mirditës ndaj pushtimit osman dhe faktit se ai flamur ishtë vendosur pa lejen e organeve kompetente dhe jo në formë të zakonshme por si bazoreliev, u kam bërë thirrje vëllezërve të mi mirditas që ta shkulin flamurin turk nga shpatina e kësaj Dige. E këtë e kam bërë se ai flamur nuk ka vend aty, nuk i takon të jetë aty, por jo se unë urrej flamurin e Turqisë apo besimin e tyre.
Burrat e djemt mirditas u mblodhën dhe me 31 Dhjetor 2017 e hoqën flamurin turk nga trojet e Mirditës.Këtë fakt, me sa duket, Prokuroria Pranë Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka konsideruar shkelje të ligjit penal nga ana ime dhe ngriti akuzë ndaj meje për nxitje urrejtje raciste.
Gjykata, e përbërë prej një gjyqtari gjysëmmirditas, me sa duket, më ka dënuar me 2 vjet burgim.Pra, sipas këtij gjykatësi, unë që kam bërë thirrje për heqjen e flamurit turk nga trojet e Mirditës, paskem nxitur urrejtje raciste, fetare etj. Po mbi 300 burra e djem që e kanë shkulur flamurin turk nga Diga e HEC përse nuk paskan kryer vepër penale?! Pse u zgjodha unë për tu dënuar?!
Deklaroj se ky vendim gjyqësor, (gjithmonë nëse është i vërtetë) është nxitur nga qarqe të caktuara turke që kanë ndikim në politikën shqiptare. Me këtë akt të turpshëm deri në përmasa antikombëtare nuk jam dënuar vetëm unë Leon Molla, por është dënuar gjithë Mirdita. Kjo krahinë që ishte, është e do mbetet gjithmonë shqiptare në gjak, tradita, doke e kulturë europiane, ka mbetur e tillë se ka patur burra për ti dal zot.Sigurisht se, sapo të njihem me vendimin do të ndjek të gjitha rrugët ligjore të ankimit në sistemin e drejtësisë kombëtare, e më pas ndërkombëtare.
Por, me anë të kësaj deklarate dua të siguroj mirditasit kudo që janë, brenda e jashtë atdheut, se nuk ka vendim gjykate në bëtë, aq më pak vendim gjykate të politizuar si ajo e Lezhës, që më pengon mua, më ndalon mua të mbroj trojet e Mirditës nga ndikimet dhe simbolet e huaja. E përsëris, kjo, jo për shkak të urrejtjes për kombësinë, racën apo fenë e tjetrit, por për të drejtën time e të mirditasve të mi për të ruajtur të pastër çfarë na kanë lënë të parët me sakrifica të panumërta ndër shekuj.Duke qënë se kjo është një çeshtje juridike, nuk do të prononcohem për medjan, por do tju informoj për çdo vendimmarrje të mëvonshme të shkallëve të drejtësisë në lidhje me fatin e këtij vendimi absurd, të palogjikshëm, të pabazuar në ligj dhe në shkelje të hapur të barazisë së shtetasve para ligjit.Ka 3 vjet që ai flamur nuk është më aty. Ju siguroj se do të jemë vazhdimisht në mbështetje të djemve të Mirditës nëse tentohet të rivihet aty, apo kudo nëpër trojet e Mirditës. Kjo është e drejtë legjitime, e kurrsesi nuk mund të konsiderohet si nxitje për urrejtje. I respektoj të gjitha simbolet kombëtare të shteteve të tjera dhe kurr nuk kam bërë thirrje me natyrë urrejtje për shkat të rracës, fesë, etnisë etj. E kam konsideruar dhe e konsideroj një të drejtë legjitime.
Sëfundi, në këtë 3 vjetor të heqjes së flamurit të huaj nga Mirdita, përshëndes të gjithë burrat e djemt që me 31 Dhjetor 2017 e shkulën nga Toka e Mirditës simbolin e huaj turk, të vendosur kundër ligjit, dhe i siguroj se gjithmonë do të jemë pranë e krenar me to. Zoti i bekoftë vllezërit e mi mirditas! Zoti bekoftë Mirditën, Shqiptarinë e Flamurin e saj!
Leon Molla
Francë
me 30. 12. 2020

MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s