Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i humorit Koço Devole

Koço Devole (1945-2020)

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur i humorit Koço Devole. Aktori i shumë roleve në tekekomedi të ndryshme ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve nga virusi Covid-19, ku prej disa ditësh ishte shtruar në spital i intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Devole lindi në Kuçovë në vitin 1945 dhe veçse aktor i njohur ka qenë edhe regjisor, skenarist, karikaturist dhe prezantues spektaklesh. Në vitin 1966 punoi si aktor dhe regjisor në “Estradën e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë” përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist.
Në vitin 1978, aktori i njohur punoi në Radio Televizionin Shqiptar si redaktor, skenarisht dhe regjisor i programeve të ndryshme artistike. Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri të Radio Televizionit Shqiptar në vitet 1979 – 1997 si edhe autor, regjisor dhe aktor në telekomedi të ndryshme si ‘Çanta e zeze’, ‘Gjuetia e fundit’, ‘Të gjallë apo të vdekur’, ‘Çanta me një milion’, ‘Oreksi i madh’, ‘Një ditë i çmendur’, ‘Pushime në Romë’, ‘Revolja e heroit’, ‘Mos shko o trim’, ‘Milioneri’, ‘Na ishte njëherë Shqipëria’ etj.

MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s