Shahu: Nuk trishtohem që krimineli i Vjenës ka rrënjë shqiptare

Rexhep Shahu

Unë nuk trishtohem pse një kriminel që bëri krim në Vjenë paska rrënjë shqiptare, ai është rrit mes qytetërimit vjenez.
Unë trishtohem se në hapsirën shqiptare njerëz muslimanë si unë rrisin mjekrat e shëmtuara e shkurtojnë pantallonat e shëmtuar, nuk lexojnë asgjë dhe shkojnë në xhamia për të dëgjuar ligjerata injorantësh, teza dhe ide që nuk kanë aspak lidhje me filozofinë që ka mbajtur në paqe prej shekujsh shqiptarët e disa feve të ndryshme, ju duket heroizëm të shkojnë për luftë në Siri dhe e stimuluan këtë biznes maskarrallëk të ndyrë.
Unë trishtohem se ka politikanë që shalojnë injorancën e këtyre njerëzve fatkëqij, bëjnë pazare nëpër xhamia për vota të qelbura me klerikë perversë dhe shfaqen në politikë si përkrahës të radikalizmave islamike në këmbim të votave që marrin duke sharë e ndarë e mallkuar perëndimin e duke deformuar islamin, duke e kriminalizuar fenë islame.
Një nga klerikët më të zotë e të shquar ka qenë myftiu i Kukësit Sulejman Laçi, nga fshati im. Ai ishte nga ata hoxhallarë të sertë që nuk toleronte në asnjë rrethanë talljen e hoxhallarëve me njerëzit.
Janë të njohura fakte të tilla: Kur ai takonte në rrugë hoxhë të palarë, me mjekër të madhe, të pistë, ai zbriste nga kali dhe ia priste mjekrën me gërshërë, që hoxha të shkonte ta rregullonte mjekrën. Si mund të ulesh në sofër me njerëz të tjerë me këtë mjekër e leshi i mjekrës tënde të varet në lugë, e ajo që han të të rrjedhë nëpër mjekër….
Në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë shqiptare islamikët radikalë i ka vu në rresht pushtuesi serb një shekull dhe ata nuk janë trimëruar kurrë, nuk shkuan në luftë kundër serbëve kurrë, ndërsa tani që gëzojnë lirinë e dhuruar e të fituar me gjakun e shqiptarëve mirënjohës ndaj Amerikës e vendeve europiane, hedhin shurrën përpjetë dhe shfaqin dashuri të verbër ndaj Zotit, në fakt ndaj djallit se janë aq injorantë sa nuk dinë kush është Zoti e kush djalli.
Më kanë thënë ndonjëherë se individë nga vendet arabe na kanë ndihmuar në luftën për Kosovën. Këto lloj lopësh, lopë u kam thënë edhe në sy, harronin se nuk ishin nga vendet arabike ata mijëra e mijëra ushtarë të NATO-s që ishin gati të hynin e hynë në Kosovë të shpëtonin shqiptarët, nuk ishin nga vendet arabike ata qindra pilotë që bombardonin nga qielli caqet serbe për të shpëtuar dy milionë shqiptarët.
Me rritjen e mjekrave e shkurtimin e pantallonave, me mercenarizmin shqiptar për të shkuar në Siri, me pëllitjet e injorantëve kundër perëndimit, ne myslimanët shqiptarë kemi plotësuar me besnikëri qëllimet serbe e ndoshta krerët e islamikëve ekstremiste shqiptare kanë marrë fonde të majme serbe për t’i bërë shqiptarët kundër perëndimit që u dha lirinë e ëndërruar.
Kurrë askush në perëndim nuk e mendon se si mund të jetë e mundur që shqiptarët manipulohen kaq verbërisht nga serbët që shqiptarët të bëhen e zeza e vetes së tyre, të shfaqen mosmirënjohes ndaj perëndimit.
Shqiptarët në fakt duhet të jenë mirënjohësit më të mëdhej ndaj perëndimit se që nga Lufta e Dytë Botërore askush nuk ka fituar nga lufta e të tjerëve sa kanë fituar shqiptarët dhe gjithë revoltat e tyre duhet të janë radikale ndaj qeverive të tyre që mbajne shtetet shqiptare larg perëndimit.
Fajin më të rëndë në fakt e kanë politikanët që kanë vrima të errëta në biografitë e tyre, ata duan mbështetjen me fonde të zeza e vota të pista të islamikëve radikale dhe cenojnë rëndë shtetin, laicitetin e shtetit, duke u bërë tolerantë me shamiat, burkat, pantallonat dhe edhe me thikat, bombat… duke lejuar ndërrimin e veshjeve nga shqiptarë në arabikë… të këngëve etj., etj.

Nga: Rexhep Shahu
MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s