Prelvukaj: Nëse duam ta gjykojmë vërtetë aktin terrorist të këtij shqiptari atëherë duhet …

Genc Prelvukaj

Nëse duam ta gjykojmë vërtetë aktin terrorist të këtij shqiptari atëherë duhet të merremi me thelbin e problemit.
Gjatë njëzet viteve të fundit kemi parë se si janë indoktrinuar një pjesë e të rinjëve nga shtresa e re e klerikëve të shkolluar në lindje. Radikalizmi i predikimeve të tyre ka dërguar një numër të madh shqiptarësh në lufta të huaja. Padyshim se asnjë nga ta nuk është bindur për ta marrë këtë veprim nga fakulteti, prindërit apo nga qëndrimi në bibliotekë.
Një klerik nga Maqedonia në predikimet e tij para masës kishte vlerësuar lartë figurën e O.B.Laden duke fyer njëkohësisht flamurin shqiptar. Nje tjetër në Kosovë kishte fyer Nenë Terezën dhe Skenderbeun. Njerëz të helmuar nga ta kishin thyer edhe bustin e Shtjefën Gjeçovit. Ishin thyer edhe varrezat popullore në shumë qytete shqiptare dhe ky veprim nuk kishte ardhur vetvetiu.
Në të njejtën kohë, një klerik i dyshimtë nga Prizreni kishte ligjeruar pa turp se shqiptarët nuk kishin banuar në Kosovë para ardhjës së osmanëve. Pothuajse të gjithë synonin shtrembërimin dhe distancimin e shqiptarëve nga vlerat perëndimore dhe ndërlidhjen e tyre me banalitetet lindore.
Predikues radikalë kanë instaluar edhe kulturën e mosdurimit fetar tek disa njerëz. Kjo shihet në komente publike ku njerëz të lajthitur nga ta kishin arsyetuar dhunën, vrasjet dhe aktet terroriste të njerëzve fë deklaruar si muslimanë nëpër botë.
Është fare e qartë. Kur kjo shtresë ka sulmuar interesat dhe historine shqiptare padyshim që sulmojnë edhe shtetet tjera europiane. Hipokrizia më e madhe e tutorëve të tyre është se pas rasteve të tilla dalin me deklarata sipërfaqësore gjoja në dënim të këtyre rasteve dhe qysh të nesërmën vazhdojnë me kurs të njëllojtë të ligjerimit.
Jemi shumë me fat se kjo shtresë nuk ka ardhur në vend para çlirimit. Shqiptarët e Kosovës do të zhdukeshin nga faqja e dheut nëse një koncept i tillë do të shpërndahej në vitet e nëntëdhjeta.
Shtetet shqiptare dhe shoqëria duhet ta godasë problemin në kokë. Përderisa ligjerues të tillë vazhdojnë punën e tyre lirisht, raste si akti terrorist në Vjenë, ose edhe ai i A.Ukës që kishte vrarë ushtarë amerikanë në Gjermani apo si L.Muhaxheri do të ketë edhe në të ardhmën.

Nga: Genc Prelvukaj
MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s