
…Mic Sokoli i Sokol Ramës,
Po i çon fjal Mark Lulës së Shalës,
N’dimom pak more daja i Babës,
M’kan v’nu topat bregut arës,
Stomit arës, rrethit oborrit,
Me i shëmb kullat Mic Sokolit.
Fjala në Pecaj kur ka mrri,
Asht mbledh Shala shtatqind shpi,
Gjasht sahat nuk kan vonue,
N’kodrat Fangut me pushue,
Kan marre malet gjamë e brimë,
Shala nipit po i vjen në n’dimë,
Maxharr Pasha e vesh qemerin,
Ma faroi Shala asqerin.
Mic Sokoli po del n’oborr,
Po sheh Shalën sa nji taborr,
Si zanë malit po bërtet,
Qet me pushk tuj hallakat,
Ja thotë kangës maja krahut,
Me i ule pahun Padishahut,
Maxharr Pashës po i del n’dër sy,
Se Krasniqja, tash s’bvet për ty.
MEDIA INDEPENDENT
[…] Burimi nga Media independent FR […]
J’aimeJ’aime