
Zonja Dinora Neçi, është një NËNË SHQIPTARE, miti i së cilës mban emblemën e mbijetesës dhe ku mallkimi i vuajtjes nuk vjen për shkaqe hyjnore por për shkaqe artificiale të gatuar nga dora e njeriut dhe të mbështetura nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare dhe, ku përpjekjet me mjete juridike, mediatike dhe solidariteti njerëzor, nuk kanë bërë të mundur deri tani të thyejnë digat e së keqes që fshihen pas emrit që mbështesin krimin, sikurse është shtetasi grek-qipriot NIKOLAS ELEFTHERIOU.
Ky subjekt, që deri para dy vitesh ishte bashkëpronar me familjen e tij prindërore të fabrikës së produkteve të djathit ACHNAGAL në Qipro, aty ku dhe filloi mashtrimi i shfrytëzimit të kësaj nëne duke e bërë viktimë të një punësimi të paligjshëm, sot, është pronar i Mega Kompanisë AEOFORIKI DYNAMI N.E LTD po në Qipro, një pozicion me riliev të lartë që e bën atë ‘të paprekshëm’ nga Drejtësia Qipriote, nga Drejtësia Shqiptare, dhe jo vetëm!
Por, qendresa vazhdon, pasi zemra e një Nëne mbështetet tek Drejtësia, e cila, deri tani, ka qënë një produkt toksik për të drejtën e saj për të rimarrë fëmijën e saj pranë vehtes, krim i cili, për nga mënyra se si ka manifestuar të keqen, analogjinë e tij e gjejmë vetëm në fantashkencë.
Një fëmijë e mitur Eleftheria Eleftheriou e datëlindjes 26.10.2011 shtetase shqiptare, e cila, që nga lindja është nën kujdestarinë prindërore eskluzive të nënës zonjës Dinora Neçi dhe banore e përhershme në Shqipëri, prej 9 vitesh mbahet peng nga shtetasi greko-qipriot Nikolas Eleftheriou i cili, per hir të së vërtetës, nuk ka asnjë lloj të drejte ndaj së miturës. Kjo bazohet në faktin se, ky subjekt, inskenoi martesën fallco d,m,th inegzistente me nënën e fëmijës në Qipro. Bëri të mundur edhe njohjen e paligjshme të atësisë për këtë fëmijë, nëpërmjet vetëdeklarimit si babai biologjik me anë të mashtrimit dhe me fallsitet të plotë, pa dijeninë dhe pa konsensusin e nënës së fëmijës, zonjës Neçi.
Eleftheriou, nëpërmjet korruptimit dhe bashkëpunimit kriminal me mjekët në Spitalin ku lindi fëmija në Qipro, arriti të kryejë veprime që i shërbyen paraqitjes së të dhënave të rreme dhe të fallsifikuara përpara funksionarit të Zyrës së Gjendjes Civile në Larnaka, duke realizuar regjistrimin e të porsalindurës me të dhëna që nuk i pergjigjeshin realitetit.
Kështu, ky fallsifikator dhe mashtrues qipriot, pa dijeninë dhe pa konsensusin e nënës së fëmijës, regjistron të miturën duke i dhënë si origjinë, atë të fshatit të tij të lindjes Achna, dhe, në të njëjtat rrethana kriminale arrin t’i sigurojë të miturës shqiptare edhe shtetësinë qipriote, pasaportën dhe kartën e identitetit qipriot.
Tipike në këtë histori të trishtë është fakti se, kësaj vajzë të mitur shqiptare Eleftheria, në mënyrë çnjerëzore dhe të paprecedentë, i është mohuar nëna dhe po rritet ‘jetime’ me nënë gjallë.
Kjo situatë, ka bërë që e Drejta të degradojë deri në atë pikë sa Drejtësia të shndërrohet në kriminale duke bartur dhe shfaqur frikshëm kaq shumë utopizma të tillë klithës, të cilët kërcënojnë si tërmet gjendjen e lirisë dhe të drejtave të nënës dhe të fëmijës së mitur. E gjithë kjo situatë paligjshmërie paraqitet në formën e një grupi të strukturuar kriminal pjesë e një organizate kriminale me shtrirje në shumë Shtete Europiane duke bërë që, akoma sot e kësaj dite, fëmijës ti mohohet e drejta për të jetuar me nënën dhe nënës për të rritur fëmijën e saj.
Qiprioti Nikolas Eleftheriou pjesë e kësaj organizate kriminale, zgjodhi strategjinë e mashtrimit dhe joshjes për të përdorur në aktivitetin e tij kriminal, nënën e fëmijës, shtetasen shqiptare Dinora Neçi, ku ëndrrën për t’u bërë nënë dhe krijuar familje, ia serviri, si alibinë e tij për të arritur qëllimet e tij kriminale.
Edhe kjo anë, ishte në vetvete e errët, pasi Eleftheriou nuk kishte si synim të bërit baba, por, shfrytëzimin e emrit të saj, për të realizuar pastrimin e parave të pista ose siç quhet ndryshe “Parajsa Fiskale”. Kjo bazohet në faktin se, ky subjekt kriminal arriti me mashtrim, që të hapë një llogari bankare në Qipro në emrin e zonjës Neçi, kur kjo e fundit, në padijeni të statusit fallso ‘e martuar’ dhe të dokumentit fallso ‘leje qendrimi e përkohshme si vitore-turiste dhe me të drejtë punësimi’ – i lëshuar nga Departamenti i Emigracionit në Nikosia-Qipro – në kuptim Ligjit të Emigracionit Qipriot kjo nënë së bashku me vajzën e saj shqiptare ishin klandestine dhe, sipas Ligjit Penal Qipriot, këto dy jetë të pafajshme u mbajtën peng për 4 vjet në atë tokë qipriote.
Gjatë këtij kalvari të gjatë vuajtjesh, kjo nënë, demonstroi vazhdimisht çuditshmërinë e saj të plotë ndaj fakteve dhe për këtë arsye, ajo nuk kishte asnjë formë heshtjeje që synonte mos denoncimin e paligjshmërive të tilla, pasi zbuloi më vonë të vërtetën e hidhur por, oficerët e Policisë Qipriote të Stacionit Ksilofagou, Ksilotimbou, Ammochostos, Larnaca dhe Nikosia, kurrë nuk i lejuan asaj të bënte kallzim penal në lidhje me këtë martesë fallco, lejen e qëndrimit dhe Alien Card Registration mashtruese qipriote etj.
Gjatë këtyre viteve, ndaj tyre është ushtruar dhunë dhe keqtrajtime të vazhdueshme deri në kërcënime për jetën, tentativa vrasje dhe izolimin e nënës dhe foshnjës shqiptare në qelitë e nëndheshme të Gjykatës së Larnaka, me qëllim realizimin e rrëmbimit të fëmijës për t’ia dhënë qipriotit kriminel, babait biologjik.
Zonjës Neçi, shpejt ëndrra e bukur e amësisë, iu kthye në armikun e saj më të egër, kjo pasi, Nikolas qiprioti, tentoi disa herë që të realizonte abortin e shtatzanisë, duke kryer veprime konkrete për këtë, nëpërmjet dërgimit të saj në klinikën private të një mjeke gjinekologe me origjine ruse, në Nikozia. Në këtë klinikë, mikpritja fillonte me dhunën psikologjike dhe vijonte me llahtarinë që të krijonin fetuset e fëmijëve të abortuar, të cilët qëndronin si zbukurim frymëzues për doktoreshën monstër e kanibaliste që ushqehej me vdekjen, e cila, në bashkëpunim me qipriotin Nikolas Eleftheriou dhe me familjarët e tij, tentuan që edhe foshnja Eleftheria, të bëhej pjesë e vitrinës së holokaustit të saj monstruoz.
Nga tentativa për të realizuar abortin për këtë shtatëzani, zonja Dinora, zgjohet nga letargjia e mirëbesimit të deriatëhershëm ndaj qipriotit. Vëren që tentakulat e krimit po e kërcënonin, duke e shtyrë atë për të marrë masa me ripërsëritjen e analizave laboratorike në dy klinika të ndryshme dhe, duke vërtetuar komplet të kundërtën e bashkëpunëtorëve në këtë krim sikurse janë babai biologjik Nikolas Eleftheriou me familjarët e tij dhe doktoreshën ruse. Ata pretendonin me këmbëngulje se po të mos abortohej, sapo të vinte në jetë ky fëmijë do të vdiste.
E, kur tentativa e tyre dështoi me sukses dhe Nëna Dinora, arriti të lindë fëmijën e saj të bekuar Eleftheria, Nikolas qiprioti, edhe pse i braktisi nënë dhe foshnje shtatë muajshe, vazhdonte t’i mbante nën diktatin e tij në një banesë, kontrata e qerasë të së cilës ishte e fallsifikuar dhe, ku mungonte çdo gjë, përveç brejtësve përreth, pa ujë dhe pa energji elektrike. Në këto kushte të rënda jetese, fëmija Eleftheria në ato kohë vetëm 14 muajshe, sëmuret rëndë me pneumoni dhe nuk dihet arsyeja, se përse, mjekët pediatër qipriotë e trajtuan të miturën shqiptare për 15 muaj radhazi me terapi të gabuar si ‘azmatike’ pa patur një diagnozë të tillë, duke vënë në rrezik të madh shendetin dhe jetën e saj.
E gjendur në kufijtë e mbijetesës, kjo nënë shqiptare për të shpëtuar jetën e saj dhe të vajzës, ia del të ‘arratiset’ nga vendi ku mbaheshin peng në Qipron greke, duke u kthyer sëbashku me vajzën në Shqipëri.
Por, ajo që e lidh të shkuarën e saj me atë aktuale, është vazhdimi i drejtësisë së munguar, ku në kapitullin njerëzor e gjen vetëm në historikun e holokaustit.
Nikolas qiprioti, hidhet në sulm, duke krijuar të gjithë infrastrukturën e nevojshme kriminale. Dhe, është e pabesueshme, se si kjo nënë, në posedim të fakteve dokumentuese që dëshmojnë pengmarrjen qipriote 4 vjeçare, nuk u morën në mbrojtje as nga autoritetet policore belge dhe as nga ato italiane.
Në këto kushte, të përndjekura edhe nga funksionarë të këtyre dy shteteve të implikuar në çështje, nëna vendos bashkë me foshnjën të rikthehet në tokën amë, Shqipëri, me besimin dhe shpresën se, kësaj here, lutjet dhe thirrjet e saj për të mbrojtur fëmijën e saj nga përpjekjet kriminale të babait biologjik për ta vjedhur, do të dëgjoheshin nga ana e autoriteteve dhe strukturave përgjegjëse shqiptare.
Por, ndodh krejt e kundërta!
Qiprioti në fjalë, me burimet e tij të gjithanshme arrin të zbulojë vendodhjen e nënës me fëmijën në Shqipëri dhe, avancon skenarin e tij kriminal, duke paraqitur përmes Ministrisë së Drejtësisë Qipriote dhe kjo e fundit asaj Shqiptare, akte të fallsifikuara të martesës qipriote në të vërtetë inegzistente, akte fallse gjyqësore dhe administrative qipriote me anë të së cilave kërkon kthimin e fëmijës së mitur shtetase shqiptare, në Qipro.
Fatkeqësisht, krimi i orkestruar sa në Qipro, në Belgjike dhe Itali, është ulëritës për nga mënyra se si shkelet deri në përdhunim legjislacioni i brendshëm dhe ndërkombëtar kundër një nëne dhe fëmijes së saj shqiptare
Por, ajo që kalon çdo kufi të imagjinatës njerëzore është se, autoritetet përgjegjëse shqiptare, siç janë: Policia e Shtetit, Interpoli, Prokuroria e Përgjthshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Istitucioni i Avokatit të Popullit, me veprimet dhe mos veprimet e tyre të kundëligjshme i bëjnë atentat Kushtetutës së vendit, ligjeve të brendshme dhe akteve normative ndërkombëtare duke mos i mbrojtur këto dy qenie të pafajshme, bashkëkombaset e tyre.
Ajo që është më e dhimbshme, është se, as Prokuroria dhe as Gjykata e Beratit (Shqipëri) nuk i mbrojti këto dy bashkëqytetaret e tyre, por të gjithë së bashku i hapen rrugën krimit të organizuar qipriot duke u bërë ‘një’ me qëllimin e babait biologjik për t’i rrëmbyer fëmijën shqiptare – nënës së saj.
Kështu, përmes një ‘letër-kërkesë’ e ardhur nga Ministria e Drejtësisë së Qipros e përcjellë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare Gjykatës së Beratit, kjo e fundit, në kohë rekord, brenda 7 ditëve, nxjerr një ‘vendim’ absurd si nga forma dhe nga përmbajtja dhe që, me plotë gojën mund të konsiderohet i nxjerrë nën lajthitje apo nën efektin e lajthitjes, pa një kërkesë padi – që është themeli i një proçesi gjyqësor civil – dhe pa një kërkesë padi nga ana e babait biologjik, duke dhunuar haptazi tërësinë e Rendit Juridik dhe të drejtën e mbrojtjes ligjore, nënës së fëmijës.
Në këtë ‘vendim’, kjo Gjykatë ka marrë si të mirëqena dhe të ligjshme aktet fallse gjyqësore dhe administrative qipriote madje, duke arritur deri në çmenduri saqë e cilësojnë nënën e fëmijës si‘e martuar’ dhe ‘e divorcuar’ nga qiprioti monstër Nikolas Eleftheriou, kur është e provuar mosegzistenca e martesës qipriote. Gjithashtu, në këtë pseudo-vendim nuk rezulton asnjë informacion në lidhje me verifikimet dhe analizën e gjendjes sociale-ekonomike-psikologjike të nënës dhe të fëmijës, gjë që bie në kundërshtim të hapur me legjislacionin familjar të brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Në të, poashtu, mbetet i errët dhe tërësisht anonim destinacioni në Qipro ku do vendosej e mitura shqiptare, duke mos e cituar qëllimisht këtë fakt në asnjë paragraf të tij. Po ashtu, ka cënuar në mënyrë çnjerëzore të drejtën e komunikimit dhe vizitave Nënë-Fëmijë, madje, nuk egziston asnjë njoftim për komunikimin e tij, as citon të drejtën për ta ankimuar atë.
Nuk ka parë historia juridike e gjykimit të një çështjeje me elementë të pastër familjar, ku bëhet fjalë për interesin më të lartë të fëmijës së mitur, ky interes, të mos i nënshtrohet më parë një ekspertimi me ekspertë të fushës psikolog/punonjës social, për të vlerësuar raportin midis nënës dhe vajzës së mitur dhe interesin e saj për zhvillimin normal fizik dhe psikologjik.
Në mënyrë të paprecedentë, i ka zëvendësuar të gjitha këto parakushte verifikimi ligjor me thjesht një letër-kërkesë absurde e cila mbeshtetet në një mal dokumentash të fallsifikuar.
Gjykata Berat, ka vepruar në paligjshmëri absolute të plotë, pasi sot e kësaj dite, NUK EGZISTON një vendim gjyqësor shqiptar apo qipriot i cili të bëjë fjalë për ndarjen e nënës nga fëmija dhe që të ketë marrë fuqi në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet njohjes së tij.
Nga ana tjeter, asnjë lloj martese nuk rezulton e regjistruar në gjendjen civile në Shqipëri midis zonjës Dinora Neçi dhe shtetasit qipriot Nikolas Eleftheriou dhe, mbi të gjitha, vajza e mitur dhe e ëma janë shtetase shqiptare. Ndërsa, nga Gjykata Berat, trajtohen gati-gati si persona pa shtetësi, duke arritur në konkluzionin e gabuar dhe utopik qëllimisht se, vendbanimi i përhershëm i vajzës së mitur Eleftheria është në Qipro dhe jo në Shqipëri kur fëmija, rezulton nga aktet e gjendjes civile shqiptare e regjistruar në të njëjtën përbërje familjare me të ëmën Dinora Neçi nën kujdestarinë e saj eskluzive.
Marshimi i vuajtjes së nënës shqiptare Dinora, në kërkim të mbrojtjes të së bijës Eleftheria, do të kalojë në sfida të tjera çnjerëzore ku, krimi i organizuar arrin në mënyrë të pabesueshme deri në rikthimin e saj me forcë dhe paligjshmërisht në Qipro.
Kjo ndodh pikërisht nëpërmjet Gjermanisë, ku, ajo, sëbashku me vajzën e saj të mitur dhe nënën e saj 64 vjeçare në ato kohë, drejtohet tek autoritetet kompetente për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare.
Mjerisht, në tokën gjermane e priste fati i hidhur sepse, pas izolimit të tyre për 14 orë në qeli, barbarisht, ia rrëmbejnë dhunshëm fëmijën e saj që sapo kishte mbushur 4 vjeç, me gjithë pasaportën e saj shqiptare me qëllim që të fshihnin gjurmët e shtetësisë së saj shqiptare. Asnjë urdhër ndalimi apo arresti, asnjë vendim gjyqësor, as avokat e as përkthyes dhe asnjë gjurmë të një psikologu apo punonjësi social.
Në vazhdën e diskriminimit të hapur, nëna e fëmijës, zonja Dinora Neçi, trajtohet si një kriminele lufte nga funksionarët gjermanë dhe jo si një nënë e cila, nuk kërkonte asgjë më tepër se një të drejtë natyrore dhe të ligjshme sikurse është ajo për të rritur pranë vehtes dhe me dashuri fëmijën e saj të shtrenjtë, Eleftheria.
Ndaj kësaj nëne të re shqiptare, funksionarët gjermane nuk kursyen, përveç rrëmbimit të dhunshëm të fëmijës së mitur Eleftheria, t’i heqin asaj edhe lirinë pa i komunikuar asnjë akuzë, duke e izoluar nëpër biruca të monitoruara me kamera në pritje të shkatërrimit të saj mendor dhe fizik. Kjo, kishte si qëllim të vetëm, provokimin e kësaj nëne të re shqiptare deri në aktin e vetëflijimit, në mënyrë që, krimineli qipriot Nikolas, të realizonte porosinë e tij kriminale për të zhdukur njëherë e mirë, të gjithë gjurmët e krimit që fshiheshin në memorien e të dhunuarës, viktimës së krimit të organizuar ndërkombëtar, Zonjës Neçi.
Fatkeqësisht, sulmi i pandërprerë me qëllimin e asgjësimit të viktimës së dhunës dhe padrejtësisë ka vazhduar edhe më tej nga funksionarët gjermanë, duke i ndërprerë asaj çdo kontakt me vajzën dhe të afërmit e tjerë, si dhe, duke kulmuar më tej me mohimin e paprecedentë në historinë moderne të njerëzimit, nëpërmjet aplikimit të gjenocidit të hapur ndaj të drejtës për t’u dëgjuar dhe përfaqësuar nga një avokat mbrojtës edhe për faktin se, nëna, ishte personi që kishte kallzuar policisë së burgut pengmarrjen e fëmijës së saj nga policat gjermanë.
Ndaj, në këto kushte, kjo nënë e re shqiptare, e vetëdijshme për pengmarrjen e saj dhe të së bijës, nuk kishte rrugë tjetër për të rimarrë lirinë e saj dhe të fëmijës përveç se, atë të grevës së urisë që bëri për 12 ditë, pa asnjë trajtim të detyrueshëm nga ambienti ku u mbajt e izoluar për 46 ditë.
Dhe kjo, është vetëm maja e ajsbergut, pasi, ndaj saj ushtrohet dhunë psikologjike e rëndë dhe as që bëhet fjalë që mbi veprimet e dhunshme të punonjësve të policisë së burgut të kishte një mjet monitorues, ku, vetë monitoruesit shefa, referuar pasivitetit të tyre në ndaljen e dhunës, tregojnë faktin se udhëzimi ishte që “Gjaku Blu” i Zonjës Neçi, duhej të shkonte në parametrat e falimentimit të rezistenës fizike dhe psikologjike, për të përfunduar në të “bekuarën vetvrasje” të saj, si ‘mjet shfajsimi’ edhe për fajtorët por edhe si ‘mjet i perligjur moral’ për autorët e krimit të organizuar ndërkombëtar.
Ndërsa nëna e re shqiptare përballej me kushtet e grevës në një rrugë pa kthim, funksionarët gjermanë të burgut i kërkuan asaj në gjuhën angleze (gjuhë të cilën e kuptonte dhe e fliste) që të nënshkruante një dokument në gjuhën gjermane, gjuhë absolutisht e panjohur për të. Nëpërmjet këtij akti dokumentar, ata synonin të arrinin qëllimin e tyre kriminal, nënshkrimin e vetvrasjes prej saj, për ta konsideruar asgjësimin e kësaj nëne të re shqiptare si një ngjarje aksidentale dhe jo si një vrasje e orkestruar, për të varrosur kështu, përfundimisht, të vërtetën e holokaustit ndaj saj dhe fëmijës së saj shqiptar, Eleftheria.
E megjithatë, nëna heroinë, maratonën e vuajtjes ekstreme e përjeton në Qipro, ku krimi i organizuar me autorë avokatë, funksionarë të policisë dhe të Gjykatave si dhe të policisë së burgjeve të Qipros, bëhet më shumë se kurrë frikësues, tashmë, me dy objektiva kryesore: Së pari, favorizimin e pengmarrjes së fëmijës së mitur shqiptare duke e lënë në kthetrat e kriminelit qipriot Nikolas Eleftheriou dhe familjarëve të tij. Së dyti, mbajtjen peng të Nënës Shqiptare nëpër stacionet e policisë, qelive të gjykatave dhe burgjeve qipriote nën ushtrimin e dhunës dhe torturave të rënda fizike e psikologjike.
Funksionarët qipriotë, u solidarizuan me pranimin e pengmarrjes dhe e trajtimit çnjerëzor të Nënës Shqiptare duke ia pohuar asaj se ‘kishin urdhër nga maja e Piramidës’ për të kryer ndaj saj misionin e ekzekutimit të të drejtave të saj, deri, në përcjelljen e fundit, ku, me vazhdimin e aplikimit të atyre torturave, pasoja, nuk do të vononte për ta prezantuar atë me parajsën para kohe.
Ajo që është drithëruese dhe tejkalon çdo imagjinatë njerëzore është se këtë QENIE, MISHËRIM I PASTËR I MIRËSISË, I JETËS, I PAQES DHE I PAFAJËSISË, fillimisht e sulmojnë, e rrahin egërsisht, pastaj e prangosin këmbë e duar dhe në mënyrë çnjerëzore e lidhin në një barrelë me shirita ngjyrë portokalli si të ishte një rrezik potencial global për mbarë njerëzimin. Për të vetmen arsye, sepse kjo NËNË SHQIPTARE, nuk pranonte të firmoste akte të shkruara në Greqisht (gjuhë të cilën e fliste por nuk dinte as ta shkruante dhe as ta lexonte) që nuk i përgjigjeshin realitetit të saj pasi, ajo ishte e vetëdijshme për pengmarrjen e saj dhe të fëmijës së saj shqiptar nga zyrtarët e inkriminuar qipriotë që po vepronin për llogari të familjes mafioze Eleftheriou dhe se nuk ishte e burgosur sipas ligjit.
Të gjitha këto monstruozitete kishin për qëllim shkatërrimin e egzistencës së saj qoftë mendore dhe fizike, per t’i krijuar paaftësi të atillë që, qenia e saj të mos shërbënte më si provë për të rrëfyer krimin as nëpërmjet të folurës, as përmes shkrimit dhe as nëpërmjet shikimit.
E në këtë periudhë, vuajtja i kthehet në forcë ndërsa mbijetesa kthehet në qëllim në vetvete, pasi me të, varej edhe shpëtimi i vajzës së mitur nga kthetrat e krimit.
Ndërsa të gjitha tentativat e tyre dështuan për ekzekutimin e saj në qelinë ku e mbanin të izoluar, familja mafioze qipriote Eleftheriou (pronarë të biznesit “ACHNAGAL”), zgjodhën një platformë tjetër hakmarrjeje ndaj simbolit të Nënës Heroinë, Dinora. Kjo familje mafioze ndërtoi alibinë e radhës, duke arritur deri aty sa të manipulojë edhe momentin më të shenjtë të jetës së fëmijës sa fetar dhe hyjnor, ku, ndërkohë që nëna e vajzës së mitur shqiptare Eleftheria mbahej peng, ata dëshmuan edhe një herë mizorinë e tyre, injorimin e egzistencës së kësaj nëne, duke pagëzuar fëmijën e saj pa dijeninë dhe pa konsensusin e saj, në një kishë ortodokse në Qipro.
Kështu, familja Eleftheriou tregoi edhe këtu se është kaq anti Zot saqë, në vend të një vepre të bekuar sikurse duhet të ishte prezenca dhe dëshira për të qënë prezente nëna e fëmijës, ata, për të justifikuar këtë mungesë (të nënës), nëpërmjet fallsifikimit të të gjitha rrethanave që lidhen me padrejtësitë flagrante dhe të ashpra si ndaj nënës dhe fëmijës së mitur shqiptar, krijuan një sakrilegj të frikshëm përmes fallsifikimit edhe të ritit fetar.
Ofensiva e përndjekjes dhe e persekutimit nga kjo organizatë kriminale kalon në fazën ekzekutive të saj (fëmijën ia kishin marrë peng) për ti dhënë të shtyrën e fundit nënës shqiptare të rezistencës ndaj holokaustit.
Funksionarët e policisë qipriote nuk hezituan të shpërdorojnë detyrën e tyre duke e trajtuar vendin e punës si mjet të realizimit të krimit.
E kërcënojnë këtë nënë shqiptare në ligjëratë të drejtë: ‘E ke të kotë që kërkon leje qendrimi pasi kërkesa jote nuk do të pranohet, prandaj ose ik me vullnetin tënd nga Qipro ose do dali urdhër dëbimi ndaj teje. Mos këmbëngul, se do të kthejmë atje ku ishe (e mbajtur peng në qeli).’
Beteja e frikshme vazhdon.
Nikolas me botën e krimit nga pas, ka asfiksuar dhe vazhdon të asfiksojë me sukses deri tani përdorimin e mjeteve për rikthimin e vajzës së mitur, nënës Dinora Neçi, madje duke ndaluar me postobllokun e paligjshmërisë edhe të drejtën që nëna të shoh në minimum vajzën e saj të mitur, për t’u ndjerë nënë, për t’u ndjerë prind, për t’u ndjerë e barabartë si gjithë nënat në mbarë botën.
Dihet botërisht se nuk ka ligj që ndalon të drejtën e komunikimit nënë dhe fëmijë!
Shteti shqiptar prej vitesh është në dijeni të holokaustit kundër nënës Dinora Neci dhe fëmijës së saj shtetase shqiptare Eleftheria Neçi ‘Eleftheriou’ e cila, që nga lindja është nën kujdestarinë eskluzive të nënës dhe banore e përhershme në Republikën e Shqipërisë.
Shqiptarja e vogël Eleftheria u rrëmbye në mënyrën më makabre të paimagjinueshme dhe prej 5 vitesh mbahet peng në Qipro, pa ditur fatin e nënës së saj. Pa as edhe një telefonatë me njeriun e saj më të shtrejtë, ajo që i dha jetë, që e mbrojti dhe e rriti. Këtë lidhje thellësisht të ngushtë dhe ku mbretëronte një simbiozë e përsosur midis nënës dhe vajzës, e ndërprenë në mënyrë barbare.
Nga ana tjetër, autoritetet kompetente qipriote janë të vetëdijshëm për çështjen në fjalë, me fakte dhe prova të dokumentuara tronditëse të shërbyera nga nëna e fëmijës, zonja Neçi dhe, fakti i trishtuar që kjo e mitur shqiptare ende mbahet peng në Qipro, demonstron skandalozisht dhe në dritën e diellit se autoritetet policore qipriote me veprimet dhe mosveprimet e tyre kundër ligjit tregojnë injorancë dhe neglizhencë të vetëdijshme ndaj krimit të organizuar në një çështje kaq të ndjeshme.
E njëjta ‘politikë humane’ ndiqet edhe nga drejtori i “Shkollës Fillore Publike A” në Ormidia – Larnaka (Qipro), i informuar nga nëna e fëmijës Zonja Neci e cila, i ka dërguar me e-mail dhe fax faktet dhe provat dokumentuese të pakundërshtueshme që dëshmojnë pengmarrjen e fëmijës shqiptare Eleleftheria në tokën qipriote. Ky kryemësues, pjesë e administratës publike qipriote, ka pohuar se e mitura shqiptare vazhdon klasën e tretë pranë këtij Instituti Shkollor por, pa asnjë justifikim të ligjshëm, ka refuzuar absolutisht që të kryhet një telefonatë midis nënës dhe fëmijës së saj.
Është aq sa e frikshme dhe e pabesueshme që, autoritetet kompetente të shtetit qipriot, që kanë detyrimin dhe përgjegjësinë ligjore, të garantojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, dhe ku ndjeshmëria njerëzore duhet të jetë akoma më e madhe kur bëhet fjalë për një fëmijë të mitur, përballemi me funksionarë dhe zyrtarë qipriotë të cilët, në vend që t’i shërbejnë ligjit dhe drejtësisë për të parandaluar dhe për të luftuar krimin e organizuar, bashkëpunojnë si aleatët më besnikë të familjes mafioze qipriote Eleftheriou, pjesë e organizatës së mirëorganizuar dhe te mirëstrukturuar kriminale ndërkombëtare!
Prandaj, kërkohet prej autoriteteve kompetente të Shtetit Shqiptar që t’i jepet fund kësaj odiseje të gjatë 10-vjeçare të historisë kriminale të pengmarrjes së Eleftheria, duke marrë masa urgjente për të realizuar lirimin nga kthetrat e familjes mafioze qipriote të kësaj fëmijë të mitur shqiptare dhe rikthimin e saj pranë nënës.
Cilësojmë faktin se, qiprioti Nikolas Eleftheriou klasifikohet tek personat me agresivitet dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore në drejtim të jetës dhe shendetit të së miturës Eleftheria.
Theksojmë gjithashtu faktin se, ky subjekt kriminal edhe në të shkuarën ka shënuar ngjarje të tilla konkrete, ku ka tentuar të vrasë nënën dhe foshnjën e saj.
Dhe, të mos harrohet kurrësesi fakti emblematik se, falë kësaj Nëne Heroinë znj. Dinora Neçi, e cila mbrojti me dhemb e me thonj fëmijën e saj nga tentativa e abortit, sot, pengmarrësi Eleftheriou, gëzon titullin – baba biologjik!!
Ndaj, në këto rrethana, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse shqiptare dhe autoriteteve diplomatike kompetente shqiptare të veprojnë menjëherë pa humbur kohë, në mënyrë që të parandalojnë pasojat e parikuperueshme, pasi, pasiviteti i Shtetit Shqiptar deri sot, ka inkurajuar dhe po stimulon pengmarrësit e vajzës së vogël shqiptare Eleftheria.
Në këto rrethana kërcënuese, bëjmë thirrje në mënyrë të përsëritur Institucioneve kompetente shqiptare që t’ia kthejnë nënës – shpirtin, fëmijës së saj – shpëtimin dhe dashurinë, të drejtës – moralin dhe Shtetit Shqiptar – dinjitetin.
Mos lejoni më histori njerëzore me holokaust në vitin 2020. Dhe, mos vrisni më tej më, me heshtje dhe mosveprim pasi provat që disponohen të administruara, nuk mund të asgjësojnë, ndryshojnë dhe as ta fshehin të vërtetën e hidhur, kriminale dhe të paprecedentë të këtij holokausti dhe, as të drejtën natyrore për të rikthyer fëmijën nga ferri i pengmarrjes në botën e madhe të dashurisë përvëluese të nënës që kërkon lindjen e diellit përsëri në jetën e saj.
Dhe, kjo ngjarje nuk duhet të përfundojë ndryshe veçse me rikthimin e Eleftheria, e vetmja rreze që ngroh dhe jep dashuri pa fund për këtë nënë shqiptare që vazhdon të rrojë me agoninë.
Përmes kësaj dëshmie rrënqethëse kjo NËNË HEROINË gjithashtu, bën thirrje qytetarëve shqiptarë dhe jo shqiptarë që të solidarizohen dhe t’i bashkohen qëllimit të saj në këtë kauzë më shumë se e drejtë dhe njerëzore, dhe se, me mundësitë e tyre të mund të japin kontributin e tyre në të holla për shpenzimet ligjore për të finalizuar rikthimin e së miturës shqiptare Eleftheria tek nëna e saj znj. Dinora Neçi.
Zoti iu bekoftë të gjithëve që kontribuoni të thani lotët e nënës dhe, fëmijës Eleftheria, t’i krijoni mundësinë të thërrasë përsëri Mami, ta përqafojë me forcën e mallit dhe të dashurisë së munguar prej kaq vitesh.
Të dhënat e llogarisë bankare (IBAN) të nënës së fëmijës znj. Dinora Neçi janë si më poshtë vijojnë:
brenda Italise: IT79O0200883951000420660267
dhe jashte: IT79O0200883951000420660267
BIC/SWFT: UNCRITM1209
MEDIA INDEPENDENT
[…] Burimi nga Media independent FR […]
J’aimeJ’aime
[…] Kur krimi nuk njeh kufij dhe drejtësia padrejtësisht hesht Share: […]
J’aimeJ’aime