Francë: I preu profesorit fytin me thikë, policia ekzekuton terroristin islamik

I vrari Samuel Paty, Profesor i Historisë dhe Gjeografisë, Francë

Presidenti francez, Emmanuel Macron vizitoi vendngjarjen pas sulmit vdekjeprurës me thikë ndaj një mësuesi të historisë në afërsi të Parisit. Ai dënoi aktin dhe i shpalli luftë terroristëve.

Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh i tronditur pas sulmit vdekjeprurës në Conflans-Sainte-Honorine, një periferi e Parisit. Të premten në orët e pasdites, një i ri goditi dhe vrau me thikë me prerje fyti një mësues historie. Në disa media u raportua për « prerje koke”.
« Sulm ndaj lirisë së mendimit »
Emmanuel Macron e cilësoi sulmin « një akt terrorist islamist”. Pas vizitës në vendngjarje ai tha: « Një nga bashkëqytetarët tanë u vra, sepse ai u mësoi nxënësve lirinë e shprehjes së mendimit, lirinë për të besuar dhe për të mosbesuar.” Me këtë Macron iu referua informacioneve, sipas të cilave, viktima ishte një mësues i historisë dhe në orën e mësimit gjatë trajtimit të temës së « lirisë së mendimit” kishte treguar karikaturat e profetit Mohamed. Disa media raportuan, se autori i krimit ishte një nxënës 18-vjeçar, i cili e priti mësuesin pas mësimit dhe e vrau me thikë.
Arrestimet e para
Sipas të dhënave, krimineli pas aktit lëshoi thirrjen arabisht « Zoti është i madh”. Nuk ka konfirmim zyrtar për këto të dhëna. Në afërsi të Eragny, autori i krimit u kap nga policia. Sipas mediave, i riu u përpoq të sulmonte edhe policët, që e qëlluan më pas për vdekje.
Prokuria Antiterror ka filluar hetimet për « vrasje në lidhje me një akt terrorist” dhe « organizatë terroriste kriminale”. Macron nuk përmendi detaje për aktin, as për viktimën dhe sulmuesin. Presidenti dukshëm i tronditur, tha vetëm se « terroristët nuk do të fitojnë”, dhe i siguroi francezët, që autoritetet e sigurisë do të « veprojnë « fort dhe shpejt”. Macron u bëri thirrje francezëve të qëndrojnë të bashkuar. Prej vitesh Franca është tronditur nga disa sulme terroriste, ku kanë humbur jetën më shumë se 250 vetë.

MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Répondre à Francë: I preu profesorit fytin me thikë, policia ekzekuton terroristin islamik – KleaBe.Com Annuler la réponse.

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s