Replikë: Një koment dhe një përgjigje që nuk e dëshiroja në këtë mënyrë

Zef Përgega, analist dhe gazetar, SHBA dhe plagjaturisti Nikollë Loka

Disa ditë më parë analisti dhe gazetari Zef Përgega i cili jeton dhe punon në SHBA publikoi një shkrim të tij në median tonë me qendër në Francë « Media Independent » me titull “Në Orosh tek ai gur që nuk u dogj!”, por ky shkrim mori reagim nga i ashtuquajturi « historiani » Nikollë Loka i cili prej vitesh merret me botime historike për Mirditën, poashtu me botime që mbron regjimin komunist sepse si i afërmi i Mrika Lokes që ishte një spiune e segmenteve të sigurimit të shtetit shqiptarë të asaj kohe dhe që u vra nga antikomunistët ku më vonë do shpallej « Heroinë e Popullit », e ka me të drejtë të hedhë baltë ndaj figurva të pastra të Mirditës dhe të ngrijë lart palaqot, spiunët dhe bashkëpunëtorët e një regjimi më të egër në europë që ishte ai i Shqipërisë.
Ky « historian », ka botuar disa libra duke marrë fakte nga të tjerët që me paturpësinë më të madhe nuk iu publikon autorësinë.
Jo vetëm kaq, por mundohet të kundërshtojë dhe të injorojë me komentet e tij përsonalitetet e nderuara dhe të njohura për seriozitetin dhe profsionalizmin e tyre siç është i nderuari Zef Përgega i cili ka maarrë vlerësim që nga Tirana, Vatikani, New-York, Kosova, Detroiti e më gjërë.
Media Indepndent po punlikon për lexusit e saj replikën mes Zef Përgegaj dhe Nikollë Loka.

…pas shkrimit; “Në Orosh tek ai gur që nuk u dogj!”

Nikollë Loka: « Mësoje historinë me themel Zef! Para ideologjisë ka lind tradhtia, flirti me të huajt, shitja e interesave të vendit për parë. Tradhtia nuk njeh ideologji. Sa për atë Pallatin në Shkodër që po krenohesh, ishte i Ipeshkevisë së Shkodrës (këtë rang kishte atëhere). Ipeshkevi me ndërhyrjen e austriakëve dhe francezëve ia dhuroi Bibë Dodës. Atëherë Princi i Mirditës dhe ai i Malit të Zi kishin të njëjtin status dhe Malet e zeza ishin sa Mirdita. Si janë sot. Punë e ngatërruar por duhet studiuar pa ideologji. Ideologjia nuk mund të jetë streha e fundit për… » komenton Loka.

Zef Përgega; « Kam kohë për ta mësuar. Pasi kam shkruar 40 libra tash e mora deftesen e klasës së parë. Kam pas frikë me tregue se jam në klasën e dytë se mi heqin dekoratat e titujt që mi kanë dhënë në Tiranë, Vatikan e New-York, Kosovë, Detroit, Malësi e Madhe e gjetkë dhe do të më quanin fallsifikator. Faliminderit Nikollë për tonin urdhërues. Kur përdoret toni që në librat e mi merrni fakte e kopjoni pa iu referuar autorit a do të thotë ideologji?! Ç’farë ngjyre ka kjo? A quhet edhe jo një lloi taradhëtie?! Kur ta mbaroj klasën e dytë ndoshta kam me e kuptue?! Mirëpses çdo sugjerim që bëhet lehtë, butë si burrat si kolegu me kolegun jo si hetusi me viktimën! Ne jetojmë në botën e lirë dhe jo në leshin e partisë! » përfundon reagimi i Përgegës.

MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s