Kush mund ta kapërcejë ylberin e ylberikët e realizmit socialist

Zef Përgega, SHBA

Lezha njihet për shkollën e saj poetike dhe gazetareske. Nuk e di sa libra poetik janë botuar, por emrat e poetëve njihen. Di që në Lezhë janë botuar tetë gazeta, njërën prej tyre edhe nga autori i këtij shkrimi, që me gjithë përkushtimin dhe botimet mbi enciklopedinë e shqitarëve të Amerikës, si shumë të tjerë në botën e lirë, nuk mundi ta “kapërceje” ylberin e krijusëve të realizmit socialist.
Duke qenë i njëkohshëm dhe nën një çati, si në dimër e në verë më ka rastisur të takohem dhe të njihem përsonalisht me Ndoc Gjetjen, Preç Zogaj (i vetmi nga këta lezhjanë) Agim Isakun dhe Verën dhe nga se largu Rodolf Markun. Madje me këtë të fundit kam një ngjarje të hidhur në prezencë të ambasadorit Foresti, ku ky ishte i punësuar në Ministrinë e Jashtme. Nuk mbaj zemërim, ndoshta ishte një keqkuptim, por dua të them se këta poetë ishin pjesë integrale me detyra dhe poste në realizmit socialit, duke bërë edhe sfidën e kontrolluar të kohës dhe mbijetesën e lavdërueshme në demokraci, shpërblyer me poste e privilegje. Këta miq të fjalës poetike të mirë, kapërcyen butë nga kopështi i thatë,i lakrave të realizmit socialit në përrallën që ne e menduam si hyjnore në demokraci.
Nuk e kontestoj krijimtarinë e tyre. Ajo është e arrirë, madje e vlersuar nga përsonalitete, por edhe nga ata që u kanë mbetur në mendje, qoftë edhe duke mos lexuar as edhe një varg nga këta autor, që të mbushin me krenari. Dyshimi im është se asnjëri prej këtyre autorëve të njohur nuk i promovoi poetët e rinjë të Lezhës autokton me banim dhe autokton në tema, në mënyrë që koha të lidhet me kohën dhe të shtrohet traseja e ecjes së vargut dhe mesazhet të mbetnin të kripura si vala e bregut. Ndoshta jam larg, por për 30 vjet nuk kam lexuar ndonjë shkrim prej tyre dhe as të kenë bërë ndonjë takim me ta, siç e kanë bërë Pjetër Jaku dhe Elinda Marku, për disa vite në Lezhë, ku përfshiheshim edhe ne në organizim, me fjalë, debate dhe me shkrime.
Ne kemi 30 vjet që nuk i ndajmë nga goja shkrimtarët e poetët e realizmit socialis si Ismailin dhe Driteroin, Spahiun e ndonjë tjetër. Vërtetë ato janë njerëz të përmasave të mëdha me shenj në paretet e globalizmit, por ende shoqëria shqiptare nuk ka prodhur njerëz të tjerë që janë frymë e re, siç e këkon bota e cilivizuar, demokratike perëndimore. Ne ballafaqohemi në botë me realizmin socialist, na pati thënë në Detroit Robert Ellsie. Këta, sipas Ellsies janë kapidanët e sofrës e letërsisë shqipe, të cilët janë promovuar edhe politikisht në perëndim, të tjerët janë vetëm kalimtar të parëndësishëm. Pse ka ndodhur kjo? Duhet një analizë e thellë, por vetë këta kur erdhi demokracia nuk duhej ta kishin pranuar këtë vend, për të çelur shtegun e të resë se në poezi e në art nuk ka vend kulla e unit.
Miti i realizmit socialit vazhdon të jetë një mit në kështjellën e tij të pathyeshme hekur e beton, e paarritshme në këmbët e se cilës mund të bëhet therror kush guxon. Dritën e pishtarit të saj e kanë privilegj vetëm këta dhe askush tjetër. Ne kemi frike nga të gjallët nga e reja, ndaj ndër shekuj kemi dekoruar të vdekurit dhe në të shumtën e radhes pameritorët dhe tradhëtarët. Shkelja me thundër kali e të resë nga e vjetra, sidomos në letërsi është një sunam shqiptar mbytës për vazhdimsinë.
Ne na nxorën nga Lezha. Të huaj dhe të grabitur, të dhunuar në vendin tënd dhe të huaj në botën e huaj. Këta që e kishin në dorë të na mbronin na shtynë nga gremina e emigracionit. Kujtuan se fituan, jo humbën…humbën njerëzinë, shitën shpirtin!
Tani Lezha duhet të jetë rritur ashtu me spontanitetin dhe shpirtin e madh që ka ky qytet. Shkolla e poetëve dhe e gazetarëve në një mënyrë ose në një tjetër edhe pa ne vazhdon. Nuk e di sa libra poeti janë shkruar e botuar, por di se 8 gazeta dhe revista “Lissus” dhe “Kuvendi” janë botuar në një qytet si Lezha me 25 mijë banorë, kanë një domethënje të madhe. Nuk kam dhe kurrë në shkrimet dhe krijimtarinë time nuk jam ushqyer nga mohimi, por gjithnjë nga promovimi. Kam bërë dy takime promovimi librash në Lezhë dhe dy tre vetë të njohur nga letrarët e Lezhës kanë marrë pjesë, ndonëse kam qenë gazetar i mediave qëndrore në Lezhë e më pas në Tiranë, pronë e cila ishte e realistëve socialist, ku nuk mund te depërtoje, masa mund të thyje kufirin në kohën e diktaturës.
Më është dhënë rasti të lexoi poezi të Viktor Gjikolës, Edmond Kacelit, Silvana Gjebresë, Salvator Gjeçit, Alfoc Zenelit, Mehdi Dashit, Alma Jakut, Bruna Pervathit, Fatmira Locit…e ndonjë tjetër, duke ju kërkuar ndjesë se nuk është faj se nuk njihemi, por përse nuk duam të njihemi, dhe mbushës me frymë Drini e valë deti me velat e metaforave të tyre, por këta trajtohen si katergori e dytë apo e tretë në krijimtarinë e tyre saqë njerëzit kanë një frikë të frikshme ti radhisin këta krijues në rend me ato burra që janë ulur tash 30 vjet në sofrën e bimbashit poetik, me gjithëse pa më të voglin hezitim i kanë meritat, falë talentit të tyre.
Në Amerikë kam lexuar librin e parë poetik të Marash Mirashit. Ai të len pa mend me grunoren e artë të metaforave që zbresin nga mali i Velës si princesha dhe ashtu të bardha si zana banjo dielli bëjnë me valen e Drinit. Ai është i denjë të jetë krushk i parë në çdo dasëm poetike…Po në Amerikë kam lexuar librat poetik të Elinda Marku. Pa frikë jo radhitet ndër të parat femra poete në letërsinë e sotme shqipe. Po ashtu rritjen cilësore në poezi të Pjetër Jakut me disa libra poetik, me një lirike të lëmuar që rrëshqet si rrezja në akull. Këta të dy për 20 vjet organizuan ditët e letërsisë Shqipe në Michigan dhe botuan revisten “Kuvendi”. Ajo që më bën të reagoi në brengën time është se si ka mundësi që asnjëri nga këta autor nuk e ka kapercyer ylberin dhe ylberikët e realismit socialit? A jemi në pengu e saj?! Ju jam mirënjohës të gjithë për mirëkutimin. Kjo nuk do të thotë se nuk jemi miq, pikërisht për këtë ka nevojë poezia!

Nga: Zef Përgega
MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Répondre à Kush mund ta kapërcejë ylberin e ylberikët e realizmit socialist – KleaBe.Com Annuler la réponse.

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s