Analisti shqiptaro-amerikan: Unë suportoj Donald J. Trump, po ju?!

Zef Përgega analist, SHBA dhe Donald J. Trump

DIALOG…
Çdo ditë ndesh me dialogje private me njerëz e raca të ndryshme. Sot është një pytje një “rracë”. A do të fitoje konservatorizmi i vlerave, ligjit, shtetit, demokracisë apo globalizmi i kombinosheve dhe i viruseve?! U gjenda këto ditë para parkingut të një restoranti me një mik që më kishte ftuar të drekonim bashkë, për të folur rreth një projekti, që kam nisur mbi enciklopedinë e shqiptarëve të Amerikës. Pa e njohur qëlluam që u takuam me një amerikan që kishte qenë ushtark i lartë karriere në luftë me ushtrinë amerikane. Ai iu drejtua mikut tim:
Cilin do të suportoni në këtë fushatë?!
Donal J. Trump- u përgjigj miku me një ton të vendosur
Po ju keni votuar për demokratët?!
Eshtë e vërtetë, por votova për Trump e do të votoj përsëri!
Amerikanit i qeshën sytë. Erdh dhe mbush në shpirt. Hoqi kapelen, u dha flokëve lart dhe vazhdoi dialogun, pa u pyetur me njëri-tjetrin:
A keni armë?!
Po kam mjaftueshëm. Dy i bleva kohët e fundit!
Po fishekë?!
Po kam besoj se nuk më duhen më shumë në rast nevoje!
Jo, jo blej edhe më. Ne jemi gati nëse dhunohet dhe manipulohet vota e lirë! -shtoi ai
Ushtaraku me grada të larta i dha të njohur mikut tim. Ai i foli me emër dhe kështu ata kishin qenë në një kohë të largët miq të ngushtë….
Një ditë formulova numërin e telefonit të një miku të vjetër në Amerikë nëse ai posendonte ndonjë revistë nga “Shejzat” mbasi gjatë leximeve kisha ndeshur në informacionin që të dhënat që më nevojiteshin ndodheshin pikërisht në këtë revistë nga më prestigjiozet që janë botuar në botën e lirë këto 100 vitet e fundit. Pasi ai më premtoi se do të shikonte, por zor mund ti gjente, më falenderoi për shkrimet që kisha bërë për suportimin e Donald J. Trump, për mandatin e dytë si president. Ai më bëri një pytje të çuditshme!
A ke ble armë?!
Vetetimthi m’u kujtua marsi i vitit 1997. U ktheva vonë nga Tirana. Tym baroti dhe klithma korbash dëgjoje. Megafonë në makina fantazma të egërsuara lajmëronin banorët të braktisnin qytetin, mbasi repartet ushtarake dhe marina e Shengjinit do të hidhej në erë. Bashkëshortja me djalin e parë dhe dy binjakët 20 ditësh në krah kishte dalë në oborr dhe po dridhej. E qetësova, duke i thënë se nuk do ketë problem, ato do të vjedhin gjithë municionet dhe bazen materiale, këta kafshë urale! Dhe kështu ndodhi. Ti shikoje njerëzit të ngarkuar me armë si në një situatë pas beteje që të vrarëve u merren armët… Unë nuk mora asnjë! E kalova vetëtimthi këtë situatë, organizuar nga globalistët shqiptarë me agjeturat e huja, për të rrëzuar pushtetin e demokratëve që mbahej më shumë me forcë se me ligje. I dhashë përgjigje mikut:
Nuk kam marrë armë në 1997 dhe jo më të më shkoje mendja të blejë armë në Amerikë!
Jo more jo, më tha ai, çeshtja është serioze. Nuk i dihet. E ke parë që dy herë në Lansing, kryeqytetin e Michiganit u futën me armë madje edhe në zyrat e gavermentit. Eshtë luftë more vëlla. Këtë situatë për 60 vjet nuk e kam parë në Amerikë. Dy njerëzit e mi kanë ble armë. Njëri ka 15 të tilla e tjetri tetë të ndryshme dhe arka me fishekë. Në vitin 1970 në Amerikë me 200 milion banorë populli posedonte 100 milion armë, ndërsa sot me 330 milion njerëzit kanë blerë armë, numëri shkon në gjysëm miliardi!

DISA ARGUMENTE TE THJESHTA: PSE?
“…Sepse sot ndjehem më Iirë se dje. Më i sigurtë se dje. Se tek unë është vrarë një frikë e një ankth që më shoqëroj prej disa vitesh në Amerikë. Se policia nuk vjen më të ma marrë motren e gruan nga krevati me këmishë nate, para burrit dhe para fëmijëve. Ata që e kanë provuar ende nuk u është hequr nga trishtimi i natës ajo mekje anti-njerëzore që kanë provuar gati 20 mijë shqiptarë dhe 13 milion njerëz që u depertuan, duke shkelur vetë ligjet Amerikane. Duhet cituar se në mes tyre kishte edhe kriminelë të regjur dhe keqbërës që kishin shkelur çdo normë demokratike, por iku i njomi për të thatin. E shumë prej familjeve shqiptare ishin të vuajtura, pa mbështetje dhe mbi të gjithë shumë prej tyre të persekutuar politik. Asnjë familje ushtarakësh dhe të shërbimeve sekrete shqiptare në kohën e diktarturës, kuadro të nomeklatures politike dhe të organeve të dhunës, nuk u lëvizen nga Amerika. Nuk u dëshiroj atyre që tu ndodhte, siç u ndodhi viktimave të tyre, por këtu është në pytje shqiptari për shqiptarin edhe në Amerikë e ndoqi ndarja, urrejta, poshtërimi, se bijët e tyre punojnë në organet e shtetit amerikan deri në gjyqësor dhe në zyrat e senatorëve dhe kongresistëve…!” kështu rrëfen një i persekutuar politik në Detroit!
“Unë e suportoj Tramp, më thonë një vazjë e talentuar në disa gjini arti e sporti se besoj e nuk do të kemi më mësues partiak, militant që na i kthejnë orët e mësimit në politike. E suportoj Trump me këtë zemër të vogël, por me dashuri të madhe se nuk dua më të dëgjoj për humbjen e fëmijëve dhe përdorimin e gjakut të tyre…!” Eshtë diçka tronditëse për një prind ta dëgjoje nga goja e një minorene!
E një tjetër shton: “Unë e suportoj Trump se nuk dua ta dëgjoi më sirenen e policisë që në kohën globaliste sulej në gjahun e depertimeve. Të na vije natën e të na grabisi dhunshëm, sikur të ishim kriminelë, vetëm e vetëm se ne kërkuam liri në këtë vend të krijuar nga emigrantët. Trump e ndaloi këtë mënxyrë. Nuk ishte faji i policisë që na rrethonte me sirena natën, sikur të ishim dema të egër, por i urdhëruesve. Ishim njerëz, të vuajtur e të pa mbrojtur. Kurrë një shoqatë, kurrë një intelektual, media apo institucion nuk e ngriti zërin. Që të mos ia ha hakun njëherë isha në kishë dhe dom Antoni tha se u kishte kërkuar autoriteteve amerikane se pse po ndodh kjo me popullin shqiptar më pro amerikan në botë. Unë e suportoj Trump se kam punë dhe nuk kam ankthin e flakjes në rrugë… se nga rruga erdha e u bëra njeri. E din more vëlla ç’farë do të thotë kjo?!!”
Një tjetër duke dëgjuar këtë bisedë vijoi: “Nuk habitem kur lexoi në rrjetet sociale që shqiptarë nga trojet e tyre në Mal të Zi, që dolën nga shtypja në liri, shkruajnë flasin me antipati për kandidaturën e Trump për president. E dini pse, se të gjithë ata shqiptar nga Mali i Zi dhe nga Shqipëria që dalin kundra kanë punuar në Institutet Marksiste-Leniniste, me UDB-në Jugosllave dhe sigurimin e shtetit, apo organet e tjera të diktaturës, që këtu në Amerikë janë si mizat në kërcu. Në fakt Komiteti Qendror i Partisë Komuniste shqitaro-serbo-sllave është i instaluar me të gjitha linjat dhe arteriet në Amerikë!”
Në fakt trishtohesh kur i dëgjon këta biseda dhe nëse don të kundërshtosh, për të mësuar më shumë ata e shtojnë dozen e argumenteve të tyre.

NGA SHKON KAHJA NE KETE FUSHATE
Po të shikosh sot amerikanët, patriotizmin e tyre në mbështetje të Donald Trump, të kujton vitin 2001, kur u shemben Kullat Binjake dhe u godit Pentagoni. Gjithë amerikanët e të gjitha nancionaliteteve dolën në rrugë me makinat e tyre me flamujt e unitetit amrikan. Nuk i hoqen ato për disa muaj. Këto flamuj amerikan kanë filluar të vihen e të mbahen kudo, flamur i shpresës së lirisë dhe fitores së demokracisë, për ta bërë Amerikën edhe njëherë siç ka qenë, një mbretëreshë e rëndë dhe e përbotshme e paposhtur. Këto flamuj që vihen nëpër lagje pranë shtëpive nga vetë familjarët në mbështetje të Trump, hiqen natën nga të rinjë të paguar nga errësira, duke të kujtuar kalanë Rozafa të Shkodrës me legjenden e murimit. Asnjë shoqatë nuk është prononcur se ka e ka kahjen, përveç idividëve të veçantë që burrërisht i përmbahen konservatorizmit. Ndonjë që shihet se është për Trump, ndërsa për senat e kongres do të votojë për të majtët, por kjo nuk çon peshë se janë tre apo katër vetë. Zyrtarët e lartë amerikanë të fushatës elektorale të Trump, ato nacional deklaruan mbrëmë në konfidencë se ky veprim po studiohet dhe se është e patolerueshme nga ana e tyre. Çdo njeri është i lirë në preferenca, por republikanët nuk preferojnë lojën me dy porta, siç e kanë ekstra gobalistat, si bostani i kuq për brenda dhe jeshil për jashta.Shqiptarët pa imponim janë të lirë në mendimin dhe votën e tyre dhe kjo është demoktarike. Disa prej tyre mendojnë se demokratët ishin ato që shpëtuan Kosovën. Në fakt atë e shpëtoj politika amerikane… pse jo edhe ajo Trump që nuk lejoi ndarjen prej tradhëtisë së shitjes nga vetë shqiptarët. Tetë vjet administratë ku ka qenë zv. President Baiden nuk e bëri një veprim për shtet forminin e Kosovës, por e la atë në dorë të fiseve fshatareske të Kosovës dhe gjarpërimit të helmit serb. Kjo është e kuptueshme se kungulli shqiptar u kalb dhe nuk mund të vazhdonte më. “Albanian for Trump” kjo lëvizje është për të gjithë shqiptarët e Amerikës dhe përfaqësuesit e lartë republikan, që monitorojne fushatën elektorale të repubikanëve në Detroit, u deklaruan hapur se nuk do lejonin që kjo lëvizje të përvetësohej nga individë shqiptar apo grupe të caktuara, që supurtojnë dhe votojnë për globalistat. Madje i kishin informuar nëpërmjet mesazheve këto individë apo grupe me e-mail. Pilafit i zi anti-republikan shqitar sa po i vjen e po i thahet pështyma!

Nga: Zef Përgega
MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s