Tek ai gur në Orosh që nuk u dogj… dy motive mirditore

Zef Përgega, SHBA dhe Oroshi i Mirditës

Nuk po e gjeja bllokun e shënimeve. Mu kujtuan disa motive mirditore atje në Orosh e të parëve të mi vendlindje, kur në tetor 2019 dola tek Sarajat e Gjonmarkut e pashë Lagjen time “Lagje” 300 metra poshtë tyre, si një vezë e ngjyer e Pashkëve me verdhësinë e një perëndimi dielli. Kështu ndodh me shtëpitë e vogla, ku rrëmuja e letrave është e madhe. Kujtoj shtëpitë e të tjerëve që pa xhelozuar të gjallin një ndjenjë poshtërimi, tek e ngisin stekën e lavdit. Jemi ne e nuk jeni ju. Ne jemi të parët, prijatarete dhe kur nuk dime e edhe kur s’jemi të zot të prijmë, or aty në tavolinën e parë na ke edhe pse ajo karrike na vret. Kështu janë vrastarët e dritës dhe shkrimit shqip në diasporë. Korrotiqi i tyre ka shumë miza kali e ato si ndahen spaletave të gjeneralit…
Hapa televizorin për të larguar mërzinë dhe për ta hedhur idhnimin, por ja shfaqet analisti me një bibliotekë të madhe me libra mbas shpine. Mbas shpine e kanë dijen. Shikoj albumin tim me foto të realizuara në aktivitetet e diasporës. Me del para foto e një tavoline të gjatë, ku dhjamoset dija e komunitetit, duke u laperdhosur në pije e fjalime. Pastaj një tjetër në bibliotekën e tij të madhe me libra shumë ngjyresh që rezatojnë dhomën por jo trurin e tij. Kamera dhe zorrët e mikrofonit si zorrë qeni të marksizmit, duke përcjellë tekste idelogjike sllavokomuniste me shkëlqime të rrejshme që bërllokun anti shqiptar e paraqesin si lule kamomili e në shkarravinat e tyre jargë u lëshon kërmilli…
E shtrydha mendjen dhe rrëmujë e bëra dhomën e vogël, për të cilën grindem ndonjëherë me gruan se nuk i kam lënë vend për peshqirat e larë. Kështu sot në mëngjez nga lodhja po më dhimbnin kryqet po sjellë këta dy motive për ata që kanë thyer kryqet…

NE PYLLIN E SHENJTE NE OROSH

Në pyllin që bleronte edhe qiellin
Mali i Shenjtë në Orosh
Ku në prehër mbante gurin e Sarajave
Flladi me këngë gjethi përkundte
Gjelberimin e aheve të larta
Aty ku vjeshta lahej me borë e akull
Loti i shiut u pikonte në rrënjë
Me një trokitje fisnike stralli
Atje pranë burimit
Bulonte zjarri
Ku digjeshin eshtrat e toger Hodos
E spijunit të sigurimit
Or ti-me tha plak mustaku, këtu i thonë Mirditë
Të ligut ia nxjerrim sytë
I ngriti vetullat sa trau
E prap tha: Këtu s’ka vend as greku as shkjau!
Kështu ndodhi ky motiv në Orosh
Tek ai gur i Sarajave që nuk u dogj!

M’u erren sytë kur e kujtova këtë në Amerikë, që sa shumë është mbushur kërcuni i djeg me mongolistë dhe marksistë-leninistë, sa tek ne nuk po mundet me mbërritë jehona e këmbanave të së djelës prej kësaj ndyrë pjellës. E kujtova plakën e moçme me shekullin, kur e takova tek guri i Sarajave të Lleshit të Zi, kapidanit legjendar të Miridtes, aty ku më vonë u ngriten themelet e Konviktit të Oroshit, dijes si dielli mbi vetull të kombit. Aty guri plak me rrudha si brazda plisi, ruante kujtimin e historive të panumërta dhe të pashkruara që e shembi kjo pjellë. Kujtoj njerëz të lig që në Shkodrën e Sarajave të kapidan Preng Bib Dodës, të cilët si pjellë e komunizmit dhe trashëgues në gjak i tyre, gatuanin në nevojtore si gjithë njerzia e kapidani e kishte shtëpinë me kullë vrojtimi me 18 dhoma e këta na shesin mend , kjo pjellë që mundohet të ç’deron fisin e par e të ulet në votrën tonë si themelues i saj! Plaka më tregoi një motiv që kishte të bënte me një këngë, kur petritat komuniste jugor të Petrit Dumes i vunë dinamitin Sarajave dhe për një votër komunitë të zonës që u shkoi pas në këtë masakër.

Oj votër oj mjerane
Ç’ka na bane oj shurrane
Oj voter që gacen e djallit
More në gji, për të huaj për parti
Shpove veten brinjë për brinjë
More faqezinj
Ka ardh ora e ligë e mamlukëve dhe e mongolëve
Asht orë e keqe në çerdhe të shqiponjave
Oj he…oj he…!
Oj votër tu shoftë fara
Kurr bereqet të mos mbiftë ara
Vodhe paret e katudit
Mbushe xhepat e spijunit
Dinamitin ia vure kullës së Mirditës
Ju bijtë e nipat e greko-serbofilit
Fara e marksizem leninizmit me gjak
I lau kullat tona
Oj votër zeza tu preftë ajo nafak
Në dysh e ndave gurin e një kulle
Votër klyshe e një Dulle
E ju dulla e dulljanë
Mbush kjo voter me satanë
Me hëlen e serbianë
Shkofshi në fenë e satamë
Marrja e flaka u ndjektë nga pas
S’keni ku shkoni, si morri i kuq keni me plas!

Kur ta gjej bllokun e shënimeve a thua fjala e plakës ka me pas përngjasime?!. Plaka e ndërpreu rrefimin sa u ndje e koritun në oborr të saj. Brofi në këmbë e tha; “Për qiell e për tokë, u korita more burr!” U ngrit mori faqoren e rakisë dhe gotat dhe na u vuri para. Iu lut zotit e fesë e tha disa fjalë burri, që ti dëgjoje kërcuni:

Dita jote e dita ime
Në u ktheftë edhe njëherë
Në dritë syrit kemi me i përrmjerrë!

Nga: Zef Përgega
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s