Pse nuk u përkujtua Shenjtërimi i Nana Terezës në Detroit?!

Nënë Tereza

Nga: Zef Përgega

Situata pandemike nuk ishte shkak të na pengonte që të përkujtonim ditën e Shenjtërimit të Nana Terezës në Vatikan. Nuk duhet ta pengonte as atë media televizive, të ishte në krye si insiatore, që u pagua ethshëm për ta pasqyruar një datë aq të shenjtë dhe aq historike, duke na dhënë në ekran një ofendim të madh, letra e shishe boshe në sheshin e Shën Pjetrit. Ata kujtonin se ishin në Mekë dhe jo në Vatikan. Asgjë pandemike nuk e pengon komunitetin dhe mediat e tij të pasqyrojnë datat historike. Në situatë pandemike malësorët kujtuan me një aktivitet 50 vjetorin e Beslidhjes së Malësisë së Madhe, një ngjarje jo vetëm rajonale, por me përmasa kombëtare në pajtimin shqiptar. Këtë situatë më keq se pandemike e ka krijuar sigurimi shqiptar dhe ai i udbashëve që ju janë trashur hallatet me pare të majme nga mërgimtarët, duke iu ble shtëpi, makina e biznese dhe duke bërë ligjin në çdo institucion e shoqatë sepse nervi i shqiptarit të vërtetë ka vdek dhe ka mbetur si kalë i coftë sa kërkuj nuk i bën përshtypje zgavra e mizave në sy të secilit. Për sport ia kanë paguar rrugën e shpenzimet dy herë Lorik Canës, madje edhe në festën e flamurit erdhi në kishë e na mbajti një fjalim të gjatë për sportin. Ai që na la një shije të hidhur në shejtërimin e Nana Terezës, duke recituar një poezi që nuk ishte e Nana Terezës, ndaj dhe organizatorët në Romë, duke e kuptuar këtë, pra pis pisllëkun shqiptar i nxori jashtë nga rrethinat e Pallatit të Shenjtë dhe i degdisi në një sallë të zakonshme diku në cep të Romës. As kapokaposhat e komisioneve që bëjnë be e rrufe për komb e për atdhe nuk u bënë të gjallë, por siç thonë gojët gjysëm të heshtura ishin të angazhur në fushatën e globalistave në Neë-York, duke marrë me vete yjet në spaleta e skaduara të historisë së terrorizmit islamik në Lindje!
Sepse para saj bie çdo lavdi e rrejshme, çdo shpirt i keq i larë me dreq, çdo biznes e elitar, çdo njeri që po rrejshëm i thotë vetes shqiptar, çdo poet q shkarravit vjersha dhe çdo shkrimtar që më parë i shkruan librat për tu dukur Everest, çdo njeri që pëllet për flamur dhe e shkel atë nuk është burrë. Të gjithë të ligjt ç’armatosen para saj si robtë e luftës.

MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s