Mr. sc. Nue Oroshi: Megjithatë diçka po lëviz

Mr. sc. Nue Oroshi

Në shkrimin e djeshëm që e bëra ku edhe iu bëra thirrje politikanëve shqiptar që të bëjnë dallimin në mes të luftës së brendshme politike dhe mbrojtjes së interesave të shtetit të Kosovës në konferenca dhe në diplomacinë e jashtme, potencova edhe një fakt që doli i vërtetë.Miqtë tanë që krijuan shtetin e Kosovës asnjëherë nuk do të punojnë që ta dëmtojnë këtë shtet të ri të brishtë dhe të rrethuar me shumë armiq për rreth dhe me politikan të pangirë.Ajo që ndodhi befasi ishte deklarimi i Presidentit Trump që Izraeli i normalizoj marrëdhëniet politike dhe diplomatike me Kosovën.Kjo është një fitore e madhe e Kosovës për faktin se lobi izraelit udhëheq bizneset botërore në shumë shtete të botës.Si duket amerikanët tash kanë vendosur që më tepër të kujdesën për Kosovën.Një gjë të tillë duhet ta bëj edhe Gjermania e cila duhet të nxitë pesë shtetet Evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë sa më shpejtë.E në Kosovë si duket në një të ardhme të shpejtë edhe rrojtarët do të kenë shumë punë se do të duhen të rruajnë shumë mjekrra të zdralta që kanë lëshuar erë tash e sa kohë.E në fillim të mandatit të dytë Presidenti i Amerikës Trump që në fillim të mandatit duhet kryer edhe dy punë.Njërën ta ndaloj shtrirjen e Sorrosit në të gjitha trojet shqiptare i cili është duke ndikuar në shpërndarjen e majtizmit ekstremistë si dhe ndalimin e Tikas në të gjitha trojet shqiptare e cila është duke punuar në rikthimin e Neootomanizmit në trojet shqiptare.Pa harruar bllokimin e politikës pansllaviste në trojet shqiptare.
Dielli për shqiptarët do lindë në perëndim.Të gjithë ata që e shohin diellin duke lindur jashtë perëndimit do të pendohen një ditë.Prandaj është mirë të pendohën sot se sa të detyrohen për tu penduar nesër, për faktin se nuk do të shkon gjithmonë kungulli mbi ujë ku për një grushtë vota të luajnë dhe kullosin kuajtë e verbër në tokat shqiptare për të shkatërruar çdo gjë. E sikur të ishte gjallë At’ Gjergj Fishta do të thoshte: »Zoti në Qiell, Amerika në Tokë. »Me gjithë kanë miq e shok »por secili në vend të vet ».Megjithatë diçka po lëviz.

Nga: Mr. sc. Nue Oroshi
MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s