
Zgjedhjet në Mal të ZI përfunduan. Komisioni shpalli fitues opoziten dhe katër Ambrozoviqët. Thonë se është shqiptar se flet shqip. Emrin e ka nga shqipja e mbiemrin e shartuar nga osmanët me një bisht të përdredhur serb, që në shqip do të thotë i vogli i lopës shtëpiake. Ka kundërshtuar me forcë antarësimin e Malit të Zi në Nato dhe rrugën e tij Europiane. Ka shfaqur objeksione negative për lufën e Kosovës, ndërhyrjen e Natos dhe shpalljen e Kosoves shtet i pavaruar. Ka mohuar palcen e përpjekjve të shqiptarëve, për tu shkëputur nga pushtimi osman dhe ka kontestuar origjinën e familjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Tani Abrazoviç me katër vetë po thonë se është çelësi e Korifeu i ri i Malit të Zi!
“Game Cheger!” shqiptar me levizjen e tij “Ura” multietnike me bishtnime kurrizore pro serbe. Ky thotë se ka patur shumë sulme nga partitë shqiptare, të cilat sipas tij nuk e pranojnë një shqiptar që mund të përfaqësoje Malin e Zi në një nivel të lartë. Po të ishte shqiptar do të ishte në partitë shqiptare dhe jo jashtë tyre. Po të ishte shqiptar do të bënte kualicion me partitë shqiptare, por jo, ky “çelës” maxhik apo automatik, për të ardhmen e Malit të Zi, ka kaluar me çetnikët, politika e të cilëve e ka gjakosur qysh në Luftën e Dytë Botërore popullin shqiptar, që jeton në këto troje të veta, kur nuk kish njeri. Tani që veza po vjen drejt karrikes së pushtetit, ky njomcak i shartuar i ka mohuar deklarimet e tij. Nuk kuptohet se si një njeri pa përvojë administrative e politike të nevojshme për të drejtuar një institucion të lartë, mund të pretendoje për poste të larta, që rrinë pezull prej vitesh në imagjinaten e tij të lakmive!. Ndoshta, kjo do ti sjellë Malit të Zi një groposje.
Gjukanoviqi si një Berluskon i Ballkanit, edhe pse ka lëshuar me pikatore të vonuara në liritë dhe të drejtat e shqiptarëve është kontestuar rëndë nga diaspora shqiptare e Amerikës, sidomos nga malësorët, të cilët kanë dalë në demostrata kundra tij, madje edhe të fuqishme sa ka sjellur në vëmedje politikën Amrikane. Pa dashur ta ofendojmë, mendoj se më mirë do të ishte “lopa e vjetër” me pak tamel apo abrozoviqet që do ta thithin të gjithë enën?! Nuk kam parë asnjë demonstratë apo denoncim të jetë bërë kundra Ambrozit, për deklarimet dhe devijimet e tij poltike. A duhet besuar këtij njeriu që gëlltit helmin e vet antishqiptar?!
Pushteti 30 vjeçar në Mal të Zi, si kudo ka nevojë të reformohet. Po si me përmbysje apo me reforma?!
Abrazoviqët, kur e moren vesh rezualtain fitues në këto zgjedhje, me postualtin që ua dha Rama në dorë, duke mbështetur Milon, u formolue nga opozita si “Shqipëria e Madhe’’ u pa se në mitingun më të madh të opozitës nuk kishte flamuj e parulla kundër korrupsionit, krimit të organizuar apo diktaturës politike, siç e quajten ato gjatë fushatës elektorale, por kishte këngë çetnike, brohoritje për Serbi të madhe dhe flamuj korrespondues. Abaz Viqi nuk e tundi flamurin shqiptar si etni decisive, që vulosi pavarësinë e Mali të Zi. Siç thonë analistët se konflikti është në fakt mes forcave politike që e ndërtuan identitetin e ri malazez – bazuar në shtetësinë parësore të shekullit XIX dhe aspiratave euroatlantike dhe forcave politike që e shohin Malin e Zi si një shtet malor serb, me traditë të gjatë në folklorin e eposit serb dhe as vjen në pytje asnjë etni në Mal të Zi dhe as më pak ajo shqiptare që do të mbulohet nga harreza poltike dhe do të shkilet me patkonj nga kali serbomadh.
Për shqiptarët nuk është e panjohur poltika dhe forcat që e përfaqësojnë alternativen e re shtetërore në Mal të Zi. Po nga do të ia mbajnë?! Do të bien nga shiu në breshër?! Me rrëzimin e Gjukanoviqit vunë vetullat apo nxoren sytë?! Mësë shumti duhet të mprehin edhe njëherë “armet” dhe të luftojnë edhe për 30 vjet klikën jugosllavsisë që do të vijë në pushtet. Nëse Abazoviqi me gjithë bishtin është shqiptar ai sëpaku duhej të konsultohej me presidentin aktual për një bashkëpunim me disa kushte: reformimin e administratës dhe ligjeve, për një Mal të Zi gjithë përfshirës në bazë të raporteve dhe përqindjeve të etnive. Pash Shqiptarët duhet të kenë këto poste të garantuara, malazezët, serbët e boshnjakët në mënyrë që pushteti të mos abuzoje e të rëshqasë në afera korruptive e diktoriale me kostume të bardha në fjalë e me frak të zi në vepra. Shqiptarët duhet ti japin fund njëherë e përgjithmonë dufit të ekzaltimimeve deri në ekstazë të rrëzimeve, duke shkelur mbi arsyen dhe analizave të qeta dhe të ftohta, duke vënë në krye dijen e duke larguar nga vetja injorancën në prirje!
Gjukanoviqi ishte për ndarjen e shetit nga kisha, po Abrozviqi don pushtetin e kishës mbi shtetin?! Kjo do të sillte konfike fetare mes besimeve të tjera si atë musliman dhe atë katolik. Kisha serbe nuk i njeh etnitë e sidomos atë shqiptare që është në trojet e veta shekullore. Abrozoviq a do të lundrojë drejt majave të pushtetit me anijen e kishës serbe?! Vërtetë Abrozoviq me katër deputet kondiconues mund të jetë arkitekti i shtigjeve të reja për demokratizimin dhe integrimin e shpejt të Malit të Zi, ky marinar i papjekur në dallgët e detit politik, siç është Gjukanoviçi! Shqitarët duhet të zgjedhin mes « lopës së vjetër » që prej saj e morën një pikë tamel të rallë se sa të sillen vërdallë nga se viqi i vogël, që do ta thithë të gjithë enën!
Nga: Zef Përgega
MEDIA INDEPENDENT
[…] Burimi nga Media independent FR […]
J’aimeJ’aime