Drejt « Zgjidhjeve të Reja dhe jo drejt Zgjedhjeve të reja-të-vjetra »

Përparim Kabo

Në mënyrë ligjore 25 prilli 2021 u caktua data e zgjedhjeve të reja të vjetra për në Kuvendin e Shqipërisë.
Ato duken të vjetra sepse partitë politike që ndërtuan pluralizmin formal në Shqipëri provuan se erdhen nga e vjetra, ashtu si u krijuan në zyrën e Ramiz Alisë por ashtu edhe vijuan, pa mentalitet pluraldemokratik, me drejtim autoritarian, me mënjanim të mendimit ndryshe deri në përjashtime të kundërshtarëve apo oponentëve brenda vetes.
Në atë që njihet si « ekonomia e lirë e tregut » në mënyrë krejt të mbrapsht këto forca politike zbatuan grabitjen e pasurisë kombëtare, të pronave publike dhe të atyre private individuale e familjare.
Gjate pothuaj 30 viteve prej tyre kemi parë dhe ndjerë mbrapshtime deri edhe tragjike si edhe ishte viti 1997, humbje të mëdha në njerëz dhe në asetet kombëtare.
Arriten deri atje sa partitë politike të shiteshin dhe të bliheshin nga kryetari vjetër në kryetarin e ri me para në dorë.
Partitë të quajtura të vogla nuk bën dot as punë të mëdha dhe as punë të vogla, ju ngjiten si bishtra të mëdhave thjesht për interesa kryetarësh.
Zgjedhjet e vitit 2021 do jenë ndryshe. Ato do të sjellin dhe duhet të sjellin zgjidhje dhe një përmbysje e tillë do të nisi me spastrimin e klasës politike duke shpënë në proçesin e tyre të vetingut dhe të pastrimit, gjykimit në gjykatë dhe dënimeve penale.
Këtu fillon ndryshimi. Forca të reja politike do të shfaqen në skenën e re politike që po punojnë në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar me aleaten tonë të madh të vetëm SHBA-n.
Djemë dhe vajza shqiptare të shkolluara jashtë vendit teknokratë dhe specialistë të zotët, qytetarë me vlera dhe të përkushtuar, do të marrin në duar drejtimin politik të vendit.
Nuk do të shohim më këta partiakë të pabesueshëm që kuturbojnë korrupsion që nga larg dhe që ju dihen bëmat.
Një popull 2,5 milion banorë nuk mund të varfërohej në këtë shkallë. Dhe vetëm 3% të jenë kaq shumë të pasur sa që nuk dinë ku ti çojnë vlerat monetare dhe pasuritë e tjera.
Kënga e vjetër se do kemi zgjedhje, se do ikesh ti se do vij unë, se ai vodhi, ne nuk do vjedhim, është dëgjuar tash e më shumë se 20 vite. Të parë e provuar jeni të gjithë ….vendit nuk i duheni më, i duheni vetëm sistemit të drejtësisë.
25 prill 2021…nuk pret thjesht zgjedhje por zgjidhje që nis nga pastrimi ligjor me dënime penale….Koha e ndryshimit po vjen, ne duhet të kemi besim, duhet të jemi pjesë e ndryshimit dhe jo e mosbesimit…

Nga: Përparim Kabo
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s