27 thënje për Mirditën nga njerëz të shquar Europian dhe Shqiptarë

1. « Mirdita është një « botë » aq e çuditshme në Europë sa që meriton të studiohet me kujdes. Është krejt indipendente dhe e ka mbrojtur këtë mëvehtësi shekuj me radhë. Po të më dëgjohej fjala, me gëzim do të flisja mirë për këta bij të shqipes… » (Artur MUR)
2. « Unë kam studiuar albanologji, kam lexuar dhe kam dëgjuar shumë për Mirditën si një krahinë kompakte dhe e veçantë, dhe se shqiptarët e kanë pasur atë qendër të qëndresës popullore shqiptare. Në albanologji Mirdita njihet si një nga qendrat kryesore të kulturës shqiptare… » (Tobias SVENNINGSEN)
3. « Mirditorët janë të krishterë katolikë, burra besnikë e trima… » (Sami FRASHËRI)
4. « Mirditorët nuk pranuan ta njohin sulltanin si të parë edhe mbasi ra Shkodra, ndaj dhe sot është si një shtet i vogël më vete nën trashëgimtarët e princit…tek ata, ndërgjegja e origjinës së përbashkët përbën parimin bazë të rrethanave shoqërore, ata janë fise të vërteta… » (HAHN)
5. “Mirdita është krahina më e madhe e më e lirë shqiptare e që asnjëherë nuk i ka pague taksa administartës osmane…” (Ami BUE)
6. « Është mirë të vizitosh trevat indipendente të Mirditës në fortifikatat e tyre malore, ku këmba e osmanëve kurrë nuk ka mundur të shkelë. Aty vërejmë institucionet që egzistonin që nga koha e Skënderbeut e që janë të ngjashme me ato që gjendeshin në Skotlandën e kohës së mesme, atje mund ta njohim më mire shqiptarin e vërtetë… » (SPENSER)
-7. « Mirditorët janë njerëz të vendosur dhe të vlershëm sa ç’mund të ketë bota si dhe janë shumë të stërvitur… » (Pjetër BUDI )
8. « Mirditorët janë të zgjuar, e rrëmbejnë fjalën menjëherë, kanë një fytyrë të qeshur ndonëse rrojnë një jetë të mjerë. Mirditori i pëlqen shakatë, është i shpejtë në llaf, s’ka fjalë shumë, është i nxitueshëm, ka tolerancë, ndrron shpejt pas çarkut, është fetar, dhe luftëtar i mirë… » (Stavri FRASHËRI )
9. « Nuk gjejshe miq ma të mirë se mirditorët nga zemra, nga fjala , nga besa e thjeshtësia e jetës, të urtë e mjaft të matun.. » (ZEF SIMONI )
10. “Paqja e fjala në Mirditë nuk blihen me para…” (SHTAJNMETZ )
11. « Mirditorët zotërojnë një zgjuarsi të madhe gati-gati të pashpjegueshme në kushtet në të cilat jetojnë… » (Franz NOPÇA)
12. « Mirdita me të vërtetë ka qenë trimëreshë e dheut, i Arbërisë fis i kryekreut. » (Risto SILIÇI )
13. « Në këngët shqiptare kur vajtohet një betejë e humbur, heronjtë e rënë, për dështimin e pësuar ia vënë fajin mungesës së mirditorëve në radhët e tyre » (DEGRAND )
14. “Mirditorët janë trima të patrembur, të pamëshirshëm, të kënaqur me pak, mikpritës.. kryelartë, me vetbesim dhe liridashës; të lidhur pas truallit të vet, pas familjes sepse vetëm atje gjejnë mbrojtje.” (IPENI)
15. « Mikpritja në Mirditë ka ngelur si një ndër traditat dalluese të popullit. Këtë e gjeta ngado. Miku respektohet. Ai ishte i shenjtë, sido që të jetë ekonomia e shtëpisë ai nderohet. Kur largohet miku nga shtëpia ai përcillej dhe mbahej përgjegjësi për cdo rrezik që mund t’i ndodhte. Në qoftë se binte viktimë e ndonje rreziku ai pritej në besë dhe fyerja ishte tepër e rëndë… » (DEGRAND)
16. « Në kushte normale mirditasit mund të qytetëroheshin lehtë duke qenë nga natyra njerëz me karakter bindës, me talent të spikatur e doke të bukura…Ata janë mbajtur nga të gjithë shqiptarët si më të vlefshmit në luftë, si më inteligjentët e më të zotët për të qenë të qytetëruar, por mbi të gjitha si katolikë të vërtetë e mbrojtës të fesë së tyre duke qëndruar të pathyeshëm në besimin katolik përkundër përpjekjeve bizantine, sllave apo otomane… » (Prend DOÇI )
17. « Vajet e Mirditës janë në za. Mirditorja qan thekshëm…që të ban me kujtue disi poetët e motshëm: elegjinat e Tibulit e ma mirë të grekërve të vjetër. » (Visaret e kombit)
18. « Mirditasit përherë kanë qëndruar në liri pa iu nënshtruar zotnimit të turqve me të cilët kanë qenë në luftë të vazhdueshme. » (Marin BICI )
19. « Mirdita është një vend malor e i ashpër por shumë e “shëndetshme” me njerëz të fortë, me paraqitje të mirë e nga më të zotët, me doke dhe virtyte nga më të mirat që mund të gjenden në këto anë, të shquar shumë… » (DUODA)
20.  » Kam qenë famullitar në Ungrej me 15 katunde. Mirdita ishte krahina më heroike katolike…mirditasit janë njerëzit më fetarë e kombëtarë që kam njohur… » (Simon JUBANI )
21. « Një ndër ma të mëdhajat qendra katolike t’malevet ka kenë dhe asht populli i Mirditës, prandaj cka ka prue ky popull për gjuhë, zakone, fise e gojëdhana gjendet thjesht kombëtare e përkon me t’vjetrat shqiptare, e kështu në ç’do pikpamje asht ma e besueshme… » (Nikoll KIMZA )
22. « Mirdita përbën një minierë të artë të vlerave kulturore e gjuhësore…Mirdita ka luajtur rol qëndror në fushat e kulturës që kur ishte pjesë qëndrore e shtetit të parë të Arbërit, asohere ajo ndërtonte kisha që ishin qendra kulture, Gazullorët e shek. XV njerëz të politikës e shkencës-njëri astronom në Raguzë- ishin mirditas…Prend Doçi ndër intelektualët më në zë të kohës hartoi alfabetin tonë, edhe fjalori i shqipes është vepër e Kolecit, një tjetër mirditasi me vlerë por vlerat e Mirditës e të bijve të saj duhen zbuluar ende dhe ende. (Dhimitër SHUTERIQI)
23. « Mirdita përfaqson në hartën kulturore të Shqipërisë një areal karakteristik me një pasuri të madhe traditash arkeologjike, etnografike, gjuhësore, folklorike e kulturore, shpirti konservativ i mirditasve ka bërë të ruhen në shekuj traditat, gjuha, doket pra vlerat e një qytetërimi të lashtë që vjen deri më sot…Mirdita- vendi i katedraleve dhe i një rrjeti të gjerë institucionesh, ku shqipja u mësua të paktën nga shek. 17 është në të vërtetë një burim i pashtershëm vlerash kulturore… » (Jorgo BULO)
24.  » Mirdita- në këtë suazë të pambyllur por përherë të hapur gjallon universaliteti i saj…ajo është një njësi gjeografike krejt e vecante.Populli i Mirditës është esencialisht popull shqiptar. Kjo gjë është e pamohueshme dhe njëkohësisht është e mrekullueshme… » (Moikom ZEQO )
25. “Mirditasit janë njerëz të pavarur, krenarë, të ndershëm e trima dhe në vecanti shumë mikpritës…” (Peter BLOMEYER)
26. « Mirdita ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Mirdita ishte krahina më e madhe, e bashkuar e malësisë së Shqipërisë Veriore, ta kishte dhe një udhëheqje fetare më vete, ajo ishte një “manastir” i pamposhtur, kushdo që merret me historinë e Shqipërisë nuk mund t’ia dilte më anë pa u marrë me Mirditën… » (Peter BARTL )
27. »Do trima dhe sejmene,kapedane kudo qe vene,gjumi pa i zene nuk flene,per tre Mirditore te bej bene  » (FAN NOLI)

MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s