Globalizmi ka një huq, nuk i zbardhet dhëmbi i kuq… se është dhëmb vampiri, dhëmbë gjaku!

Zef Përgega, SHBA

Sa po vijnë e shtohen Raul Markot e diasporës në Amerikë, shqiptaro-serbë me gjak dhe helm në proveten e gobalizmit, bashkë me filogrek.
Ethshem dhe me financime marramendëse është punuar në këtë drejtim.
Fondet janë kamufluar se po mbështesim kulturën dhe gjuhën në diasporën Amerikane me mbi njëmilion shqiptar, 400 mijë prej të cilëve e flasin shumë dobët gjuhën shqipe dhe nuk dijnë ta shkruajnë.
Vepër e “madhe” e Rilindjes! Tani pika e fundit e limonit të shtrydh është helm, ndaj janë aktivizuar të gjindosur kundra fushatës së Trump, morra të kuq që kanë një huq, nuk u zbardhet dhëmbi i kuq dhe në gjak të demokracisë e lirisë së individit, duan ta ngulur, duke thithur adrenalinën e fëmijëve.
Qendra e komitetit Qëndror të globalistëve shqiptaro–serb dhe grek është New-Yorku.
Nuk marr përsipër të them se kjo është e vërtetë, por gojë emigrantësh thonë se këta mbështetën fushatën e Mark Gjonajt nga Ulqini në zgjedhjen e tij në këshillin e Neë –Yorkut me 10 milion banorë.
Aty pra është selia e 100 shoqatave siç thonë ato kulturore e patriotike, po nuk dihet pas kësaj perdeje, aty pra pushojnë delegatët e Tiranës, Greqisë dhe Serbisë, aty luajnë poker dhe bëjnë fushatën kundra Trump nën hundën e shërbimeve sekrete
amerikane, që sigurisht i kanë në listë, dhe u kanë ngrehur qarkun minjëve të kuq me ua shkremoq atë huq.
Aty në një dhomë të errët ndahen edhe dollarët, sipas meritave.
Disa organizatave shqiptare me një zë të shurdhuar deri tani u është ngjallë morri dhe pak a shumë po bëjnë lojën e globaliste.
Një fakt: qëndrimi i “Vatres” kundra kandidatit republikan me origjinë nga Shkodra ta sjellë në vëmendje dyshimin për një lobim grek në zemër të saj që nuk është hera e parë, po të kemi parasysh dekletratën e Dr. Gjon Buçaj, ish krytar i kësaj organizate që fshihet nën veladonin e Nolit dhe nën hundën e Konicës!
Qëndrimi i shoqates “Dibra” dhe i disa shqiptarëve nga Plava e Gucia, të cilët hapur nuk e mbështetën kandidaturen e Mark Kepit, vetëm për 350 vota, ndërkohë
që në zonën elektorale ku kandidoi ai jetojnë 30 mijë shqiptarë, të cilët ia dhanë grekut!.
Kjo shoqatë flitet se zbatoi udhëzimet e larta të Tiranës kundra katolikut verior republikan!.
Po qëndrimi i Mark Gjonajt si majtist, i preferuar special i, qeverisë komuniste të Tiranës si ka mundësi që Marku doli kundra Markut?!!
Mark Gjonaj nuk mundet të flasë në telefon me Zef Përgegën se në zyrën e tij ka sekretare shqiptare pa edukatë dhe pa njohur nenin e parë të komunikimit me një gazetar.
Ai nuk e tha asnjë fjalë për republikanin Mark Kepi.
Më vjen ndërmend sekretarja e Ekrem Bardhës, Alma, një njeri i përkryer dhe shumë komunikuese që e manisfeston detyrën që ka në mënyrën më njerëzore dhe më shqiptare.
Po ta kisha mbiemrin Kapllani apo Malile edhe unë mund të kisha punuar në ndonjë zyrë të kongresmenit apo senatorëve globalistë, por më mirë laj pjatat e Amerikës se sa të lëpijë pjatat e tyre.
Nuk jam xheloz për suksesin e Mark Gjonat, bile me bindje jam krenar, por ai nuk ka tagër të flasë në emër të diasporës, ai maksimumi mund të flasë si përfaqësues i 85 celulave komuniste në diasporën e Amerikës dhe për to ti raportoje qeverisë së Tiranës.
E sa për konsideratën se kam unë për zotin Gjonaj, kushdo mund të lexoje një shkrim të gjatë me disa fotografi kushtuar figurës së tij në librin tim “Lisi i tamlit” që me gjithë dëshirën time për të ia dërguar sekretarja e tij shqiptare u tregua mospërfillëse.
Nuk kemi frikë nga suksesi, por më e rrezikshme është lavdia ose e thënë dryshe populizmi si fytyrë manipulimi, ku majtizmi i çel vezët e bollës.
Të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe opozitar për globalizmin shqiptar në qeverinë e vendit, pyesin se si Shtëpia e Bardhë i lejon këta gjahtarë shtrigash edhe në Amerikë?!
“Qeveria shqiptare është një morr që shtypet, një plesht që hidhet që në tepsinë e vet do të digjet!”
E kam pyetur Majkon njëherë në Detroit se sa është fatura që shteti shqiptar paguan për të mbajtur gjallë dhe në këmbë celulat komuniste, për veprimtarinë e tyre për manipulimin e elementeve të ndershëm e patriot nëpër qendrat fetare,
të cilat kanë arritur të sulmojnë hapur dhe të denigrojnë intelektualët, duke mbajtuar afër globalistët dhëmbëkuq kanibalët, kundra kulturës dhe të gjuhës shqipe.
Por nuk ka dhënë përgjigje.
Nuk po e kuptoj një gjë, me gjithë respektin deri në fjalën e uratës për “Zërin e Amerikës” i cili e çel lajmin e parë me Baiden, pse nuk është e hapur në tema të tilla me shqiptarët e Amerikës, me debate me përsonalite shqiptare të Amerikës, duke lënë të kuptosh se ata nuk janë të paanshëm dhe jo dashamirës me politikën Trump, ndonëse paguhen nga qeveria Amerikane.
Ne jemi strukur nën batanijen e dimrit dhe ngroheshim kur dëgjonim Zërin e Amerikës.
Sa larg e sa mendjemëdhenj është ndonjëri prej tyre sa me i ra hunda në tokë nuk ulet ta marrë… hundë qyrre që tradhëtinë e tjetrit e kthen në heroizëm!.
Aty prej dekadash nuk punon asnjë katolik verior, e kanë kthyer jugorët në pronë.
Ndoshta kjo nuk është për fajin e stafit dhe bindem për këtë, por kush fshihet prapa saj ?! Qeveria e Tiranës?! Elez Biberaj nuk e ka vënë ujin në zjarr.
Zëri i Amerikës nuk është institucion pleqësh që presin pensionin dhe as emër që tu shtohet lavdisë së njerëzve. U prit shumë prej tij.
Nuk dua të ngutem në gjykim se do të thonë, po kush është ky Zef i vogël që po mundohet në tema të mëdha se këto tema i përkasin vetëm familjeve globaliste.
Nuk jam ush e di se kush po të paktën kam libra aq sa edhe gjysma e moshës së tyre!
Presidenti Tramp ka goditur dhe po godet çerdhen e gjarpërinjëve më të rrezikshëm të botës globalite, të cilët kanë pjellë aq shumë sa po i pinë gjakun e shoqërisë dhe adrenalinën e fëmijëve.
Globalistët në Amerikë kanë zbehur shtetin federal dhe fuqinë e tij.
Ata kanë përdhos reformën në arsim me mësues militantë që flasin kundra fesë kristiane dhe vlerave të saj, kundra Trump hapur në auditore bëjnë më shumë politikë se mësim profesional.
Globalistët kanë miratuar pa lexuar një reformë me pesë mijë faqe, duke rritur parazitizmin e firmave private dhe duke zvogluar kontributin direkt të taksapaguesve amerikan, për shëndetin e shoqërisë.
Reforma mund të ishte me një nen: kush punon, karten e shëndetit ta kishte në vendin e punës, kush nuk punon në qendrën sociale dhe u krye puna.
Kalimi i fondeve kompanive private te helth care e ka katandisur kendezin ne nje thele.
Shkollat e policise patjter duhet tu kontrollohet dhe te dryshohet disi programi mesimit. Nje thyers ligji ordiner kurresesi nuk eshte kriminel, nuk duhet cilesuar si armik i policit, por thjeshte nje thyers ligji.
Ai nuk duhet të qëllohet, por të neutralizohet.
Nuk i paguajmë ata për të vrarë por për të na mbrojtur.
Globalistët synonin ta kthenin në një formalitet shtetin federal, sa kërkuan që Amerika nuk ka nevojë për ushtri, atë mund ta mbronte germadha e korrupsionit, Kombet e Bashkuara me disa makina me bojë të bardhë dhe me mbishkrimin “UN” në dyert e tyre.
Vite më parë është dhënë një dokumetar se një nga portet më strategjike dhe nga më të mëdhenjt e Amerikës i është shitur Kinës.
Gazetari investigues raportonte se aty ka anije kineze ushtarake me mbushje bërthamore dhe asnjë nuk mund ta kontrollonte.
80% të ilaçeve për kombin amerikan prodhohen në Kinë dhe çmimi i shitjes së tyre është i njëjtë, sikur ato prodhoheshin në Amerikë e, sigurisht edhe cilësia shumë më e dobët.
Globalistët vranë dijen dhe shëndetin e Amerikanëve, këtë duhet ta kuptoje çdo trushpërlarë nëse dikun i ka mbetur ndonjë qelizë.
A e keni vënë re zbatimin e porosisë së qeverisë nga mediat kazan të Tiranës që me çorbë i mbush kryeminsiri dhe servilët i vënë zjarrin ta ziejnë, duke mos lejuar që të depetojë asnjë shkrim kritik nga diaspora nëse nuk e ka të mbjell në
fyt atë myk globalist, madje edhe ato që e quajnë veten opozitare si syri.net me mjekren e Çimit, Ora New apo New 24, Panoram etj.
Trekëndëshi Athinë-Tiranë-Beograd, ndërhyn në zgjedhjet e kryesive të 250 shoqatave shqiptare në Amerikë, të cilat veprojnë si celula me 3-4 vetë madje edhe në Vatër që kur e kuptoi Doktori nacoinlat Gjon Buçaj e kishte marrë ferra uratën.
Morri i kuq e ka një huq, nuk i zbardhet dhëmbi kuq, e ai dhëmb i qelbur është kundra Amerikës e kundra presidentit të saj Trump.
është një dhëmb gjaku që duhet shkul.
Nëse me plehun e globalizmit ushqejmë bimën e grurit të fëmijëve do të lehim gjithë jetën!
Me respekt për çdo njeri që mendon ndryshme, por jo ato globalistë!

Nga: Zef Përgega
MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s