
Viti 1938, ne kohën e Mbretërisë.
Në atë vit dy nga motrat e NMT Zog I vizituan Gjirokastrën.
Qemal Kokalari asokohe punonte si sekretar i Bashkisë.
Atë ditë ai e mori me vete djalin e vogël 4-vjeçar Nuriun, që ta takonte me princeshat. I veshur kuq e zi, me ngjyrat e flamurit kombetar, Nuriu i vogël recitoi para princeshave në shqip dhe frëngjisht. Ai e kujton kështu atë ditë:
« Në mëngjes babai me mori me vete në Bashki, ku punonte.
Rrugës kishte grumbullim njerëzish si kurrë ndonjëherë. Kur kaluam ndënë hotelin e Hadërajve, ku rrinin princeshat, një grumbull i madh njerëzish, të gjithë të veshur mirë kishte zënë rrugën dhe thërrisnin: « Princeshat në ballkon, djalëria i kërkon ».
Herë pas here ato dilnin dhe i përshëndesnin dhe etëherë euforia ishte shume e madhe.
Kur ato erdhen ne Bashki, u mblodh gjithe personeli. Babai më vendosi në këmbë mbi një karrige dhe unë nisa te recitoja në shqip dhe frëngjisht vjershat që ai më kishte mësuar.
Kur mbarova princeshat duartrokitën, m’u afruan dhe pasi me puthën me thanë: « Zgjati duart! » Une u binda dhe ato se cila me vendosen ne duar nga nje napolon flori.
Pas kësaj babai më dorëzoi tek shërbyesi i Bashkise dhe e porositi që para se të më shpinte në shtëpi, të më çonte tek fotografi. Kujtimi i asaj dite te veçantë mbeti i fiksuar te kjo fotografi. »
Nga: Muzeu Kokalari
MEDIA INDEPENDENT
[…] Burimi nga Media independent FR […]
J’aimeJ’aime